Funksionet dhe detyrat e A.P

Në zbatim të Ligjit Nr.10433, datë 16.06.2011 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, Ligjit 9634, datë 30.10.2006  “Për Inspektimin e Punës”, i ndryshuar, Ligjit Nr. 121/2016, datë 24.11.2016 “Për shërbimet e kujdesit shoqëror në Republikën e Shqipërisë”,  VKM 295, datë 20.03.2013 “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e ISHPSHSH-së”.

Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore ka për mision kontrollin, konstatimin, këshillimin, njoftimin, formimin, zbutjen e konflikteve, parandalimin dhe sanksionimin, si dhe garantimin e respektimit të kërkesave ligjore në fushën e legjislacionit të punës dhe të atij të shërbimeve shoqërore.

Për përmbushjen e misionit, Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore, kryen detyrat e mëposhtme:

  1. Kontrollon të gjitha subjektet juridike dhe fizike për zbatimin e Legjislacionit të Punës dhe të Shërbimeve Shoqërore.
  2. Jep informacion dhe këshilla teknike punëdhënësve dhe punëmarrësve për zbatimin e Legjislacionit të Punës dhe të Shërbimeve Shoqërore.
  3. Regjistron dhe heton aksidentet në punë dhe sëmundjet profesionale.
  4. Bashkëpunon me institucione të tjera në drejtim të shkëmbimit të informacionit, kontrolleve të përbashkëta, përmirësimin e sistemit të raportimit të statistikave nëse është e nevojshme.
  5. Vë në dijeni organet kompetente për mangësitë dhe abuzimet, që nuk mbulohen në mënyrë të veçantë nga dispozitat ligjore në fuqi, si dhe të propozojë mjetet dhe instrumentet e nevojshme për përmirësimin e gjendjes.
  6. ISHPSHSH-ja në nivel qendror është përgjegjës, për të gjithë institucionin, duke përfshirë edhe drejtoritë në nivel rajonal, për:
    1. menaxhimin e burimeve njerëzore, çështjeve ligjore, teknologjinë e informacionit, mirëmbajtjen dhe shërbimet e tjera mbështetëse;
    2. përgatitjen dhe zbatimin e buxhetit, mbajtjen e kontabilitetit dhe kryerjen e auditimit të brendshëm. )