Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore në Eventin “Dimensioni Njerëzor, Siguria dhe Teknologjia”.
Inspektorati Shtetëror i Punës së bashku me përfaqësues të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (MEKI), morën pjesë në eventin e përvitshëm të organizuar nga ERMC në bashkëpunim me Ambasadën Greke. Tema e këtij viti ishte “Dimensioni Njerëzor, Siguria dhe Teknologjia”.
ISHPSHSH prezantoi qasjen e Inspektoratit të Punës, duke integruar zhvillimet e reja teknologjike në inspektimet e përditshme dhe përmes përdorimit të platformave dixhitale të kryejë inspektime të zgjuara bazuar në analizë të riskut për të siguruar efikasitet në zbatimin e Legjislacionit të Punës.
Ndërkohë, përfaqësuesi i MEKI-it prezantoi Dokumentin Politik të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë 2024-2030, duke theksuar qëllimet, objektivat dhe sfidat për zbatimin e tij. Sfidat kryesore mbeten përfshirja gjithëpërfshirëse e aktorëve të fushës së sigurisë dhe shëndetit në punë.