Dokumentat qe do te paraqiten
Lloji i dokumentacionit që kontrollon inspektori i punës gjatë inspektimit
Dokumetacion për MARRËDHËNIET E PUNËS që mban punëdhënësi për punëmarrësit e tij si psh: (Kontrata pune, Rregjistër për të punësuarit, listë pagash, Leje pune për të huajt, Autorizim për punësim të miturish, si dhe çdo dokumentacion tjetër që lidhet me zbatimin e detyrimeve ligjore që rregullojnë marrëdhëniet e punës)
Dokumetacion për ÇËSHTJE TË SIGURISË DHE SHËNDETIT NË PUNË që mban punëdhënësi për punëmarrësit e tij si; (Dokument të vlerësimit të riskut, Planin, projektin e vendeve të punës, dokumentacion për funksionimin e Këshillit të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë, Listën e lëndëve të rrezikshme, leje/dokumentacion plotësues nga Institucione të tjera që operojnë në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë, leje ushtrimi profesioni, leje drejtimi/përdorimi makinerish/pajisjesh, plan evakuimi për raste emergjencash, informimin dhe instruktimin e punëmarrësve, dokumentacion për/të mjekut të ndërrmarrjes, Rregjistër të aksidenteve dhe sëmundjeve profesionale si dhe çdo dokument tjetër që lidhet më këto çështje).
Vëmëndje! Dokumentacioni i lartëpërmëndur është një grupim i llojit të dokumentacionit që kontrollon inspektori i punës në ushtrim të kompetencës së tij, ndërkohë që në varësi të llojit të aktivitetit apo të një situate konkrete ku gjykohet të ndërhyhet, inspektori kërkon dokumentacion specifik dhe konkret.