28 PRILLI është “Dita Botërore për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë”. Inspektorati Shtetëror i Punës nxit krijimin e kulturës parandaluese për sigurinë dhe shëndetin në punë. Të gjithë ne, si punonjës, punëdhënës dhe autoritete përgjegjëse, kemi detyrimin për të garantuar që vendi i punës të jetë një ambient i sigurt dhe i shëndetshëm për të gjithë.
🔺️ Parandalimi i aksidenteve në vendin e punës është një çështje kritike për të gjithë sektorët e punësimit. Sistemet e monitorimit dhe parandalimi i rreziqeve në burim janë thelbësore për reduktimin e tyre. Dialogu social, partneriteti dhe përfshirja e punëtorëve janë të domosdoshme për të siguruar një ambient pune të sigurtë.
- ✔ Ndërgjegjësimi dhe këshillimi.
- ✔ Sistem monitorimi.
- ✔ Këshillim i drejtëpërdrejtë me kompanitë.
- ✔ Dialogu social, partneriteti dhe përfshirja e punëtorëve.
- ✔ Përshtatja e masave me mjedisin e ndërmarrjes ose industrisë.
- ✔ Vlerësimi i Riskut. Rolet dhe përgjegjësitë.
View More