ÇFARË ANKIMOHET DHE AFATET E KRYERJES SË ANKIMIMEVE

Qëllimi i veprimtarisë së inspektimit arrihet nëpërmjet:

a) vlerësimit të respektimit të kërkesave ligjore nga subjekti i inspektimit;
b) këshillimit të subjektit të inspektuar për zbatimin sa më korrekt të kërkesave ligjore;
d) urdhërimit të korrigjimit të shkeljeve të kërkesave ligjore dhe eliminimit të pasojave që rrjedhin prej tyre;

Gjatë inspektimit apo në përfundim të tij, inspektori i punës ka të drejtën e dhënies së dënimeve dhe marrjes së masave të tjera administrative për shmangien e rreziqeve që mund t’u shkaktohen interesit publik dhe interesave të ligjshëm të personave fizikë dhe juridikë, të parashikuar nga ligji.

Inspektori, gjatë inspektimit, ka të drejtë që, me vendim të ndërmjetëm, të marrë masa urgjente.

Kundër vendimit të masës urgjente, subjekti i interesuar ka të drejtën e ankimit të veçantë, sipas nenit 44 të ligjit nr 10433 date 16.6.2011 “PËR INSPEKTIMIN NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”

ANKIMI I VEÇANTË (NDAJ VENDIMIT TË NDËRMJETËM)

Ankimi i veçantë mund të paraqitet brenda 5 ditëve nga data e njoftimit të vendimit të ndërmjetëm, pranë zyrave të degëve rajonale përkatëse.

Ankimi i veçantë shqyrtohet drejtpërdrejt nga Kryeinspektori Rajonal.

Vendimi për zgjidhjen e ankimit të veçantë merret dhe njoftohet brenda 6 ditëve nga data e paraqitjes së ankimit.

ANKIMI NDAJ VENDIMIT PËRFUNDIMTAR TË INSPEKTIMIT

Ankimi administrativ kundër vendimeve përfundimtare në fushën e inspektimit paraqitet dhe shqyrtohet sipas dispozitave të Kodit të Procedurave Administrative.

Sipas Kodit të Procedurave Administrative, është Komisioni i Shqyrtimit të Ankimimeve organit i cili merr vendimin e të ankimuarit.

Ndaj vendimit përfundimtar të inspektimit, subjekti brenda 30 ditëve nga marrja dijeni për vendimin përfundimtar, ankohet pranë Komisionit të Ankimit, i cili brenda 30 ditëve shqyrton ankimin dhe merr vendim.