Analiza vjetore për vitin 2021

Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore zhvilloi sot “Analizën Vjetore” të Vitit 2021 me pjesëmarrjen e përfaqësuesit nga Inspektorati Qëndror Z.Edvin BICA dhe stafin e ISHPSHSH-së me në krye Kryeinspektorin Z.Eljo MUÇAJ.
Gjatë bisedës u vu theksi në paraqitjen e objektivave për Vitin 2022.

Vëmendje e shtuar në drejtim të rritjes së efektivitetit të punës inspektuese sa u takon çështjeve sensitive si Informaliteti në të gjitha format e shfaqjes së tij ashtu dhe kushteve të Sigurisë në vendin e Punës.

Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore, përmes veprimtarisë inspektuese, punon vazhdimisht në garantimin dhe zbatimin e Legjislacionit të Punës duke synuar në plotësimin e standartave të punës nga punëdhënës e punëmarrës.

Në qendër të punës sonë ka qënë vendosja e inspektimit të punës dhe rolit të inspektorit, në garantimin dhe rritjen e vazhdueshme të zbatueshmërisë së dispozitave ligjore të parashikuara në Legjislacionin e Punës e të lidhura ngushtë me rritjen e efiçencës së inspektimeve.