Inspektorati i punës prezanton rezultatet e analizës vjetore 2025

Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore zhvilloi më 19.03.2026 Analizën Vjetore të Punës 2025, në prani të Ministres së Ekonomisë dhe Inovacionit, znj. Delina Ibrahimaj, dhe Kryeinspektorit të Përgjithshëm, z. Dashnor Sula.
👉 Ministrja Delina Ibrahimaj vlerësoi angazhimin e Inspektoratit të Punës në formalizimin e marrëdhënieve të punës dhe përmirësimin e standardeve të sigurisë dhe shëndetit në punë, duke theksuar rëndësinë e vijimit të reformave dhe zbatimit të strategjive për rritjen e cilësisë së kontrollit dhe përgjegjshmërisë institucionale. Ajo nënvizoi gjithashtu se reforma e inspektimeve përfaqëson një moment kyç në modernizimin e kontrollit shtetëror, duke synuar një inspektim më profesional dhe më efikas, në përputhje me standardet europiane, si dhe ndërtimin e një tregu pune të drejtë, transparent dhe konkurrues.
👉 Kryeinspektori z. Eljo Muçaj theksoi se viti 2025 shënon një progres të rëndësishëm në rritjen e efektivitetit të inspektimeve dhe në forcimin e rolit të institucionit si garant i të drejtave të punëmarrësve. Përdorimi i teknologjive të avancuara, analizës së riskut dhe mjeteve digjitale në terren ka rritur objektivitetin, transparencën dhe efektivitetin e veprimtarisë inspektuese. Lufta kundër informalitetit dhe forcimi i sigurisë dhe shëndetit në punë, veçanërisht në sektorët me risk të lartë, mbeten prioritete kryesore.
🗣 Kryeinspektori i Përgjithshëm theksoi se toleranca ndaj informalitetit ka përfunduar, duke paralajmëruar masa të forta ndaj çdo subjekti që shmang detyrimet ligjore apo cenon të drejtat e punëmarrësve. Siguria në punë mbetet një detyrim i panegociueshëm dhe çdo neglizhencë do të përballet me sanksione të rrepta.
Inspektorati i Punës mbetet i angazhuar për një treg pune më të sigurt, më formal dhe në përputhje me standardet e Bashkimit Europian.