Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore publikon Raportin Vjetor 2025, një pasqyrë e qartë e aktivitetit, progresit, rezultateve dhe reformave të ndërmarra gjatë vitit.
Raporti ofron një panoramë të plotë mbi:
✔️ Inspektimet e realizuara,
✔️ Luftën kundër informalitetit,
✔️ Forcimin e sigurisë dhe shëndetit në punë,
✔️ Rritjen e efikasitetit përmes digjitalizimit dhe analizës së riskut,
✔️Zhvillimet institucionale drejt standardeve të Bashkimit Europian.
📥 Raporti i plotë mund të aksesohet këtu: https://inspektoriatipunes.gov.al/wp-content/uploads/2026/03/raporti-vjetor-2025.pdf
Inspektorati i Punës mbetet i angazhuar për profesionalizëm, transparencë, llogaridhënie dhe përmirësim të vazhdueshëm në funksion të një tregu pune më të drejtë dhe të sigurt.





