Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi bashkojnë forcat kundër informalitetit!

Në një hap të rëndësishëm drejt krijimit të një tregu pune më të sigurt, të ndershëm dhe në përputhje me standardet Evropiane, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit rajonal për të luftuar informalitetin dhe për të avancuar drejt integrimit evropian.
Takimi rajonal i zhvilluar në Tiranë, me mbështetjen e Qeverisë Gjermane përmes GIZ dhe të zbatuar nga ASDO, mblodhi së bashku Inspektoratet e Punës të tre vendeve për të ndarë përvoja dhe për të dakordësuar veprime konkrete në fushat:

✔️ Menaxhimi i migracionit të rregullt ndërkufitar dhe zbatimi i praktikave më të mira evropiane.
✔️ Inspektimet e përbashkëta dhe veprimet e bashkërenduara kundër shkeljeve të të drejtave të punës.
✔️ Promovimi i punës së denjë dhe të sigurtë në të gjithë rajonin.

🔗 Ky bashkëpunim shënon një hap konkret dhe të qëndrueshëm drejt përballimit të sfidave të përbashkëta përmes një qasjeje të bashkuar dhe të qëndrueshme.