Trajnim për Inspektorët e Punës në Bashkëpunim me EU-OSHA – Agjensia Europiane për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë

Inspektorati Shtetëror i Punës, në bashkëpunim me EU-OSHA, organizoi një trajnim të rëndësishëm për inspektorët e punës me temën: “Legjislacioni Bazë për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë në Modelin Europian”, duke u fokusuar në:
Bazat ligjore dhe parimet kryesore të SSHP.
Vlerësimi i rrezikut në praktikë.
Hierarkia e masave parandaluese.
Çfarë kërkon inspektori në terren – vlerësimi vs. realiteti.
Bazat e inspektimeve – pajisjet dhe sjellja e inspektorëve të punës.
Trajnimi u zhvillua nën drejtimin e Kryeinspektorit z. Eljo Muçaj, me pjesëmarrjen e ekspertëve të lartë të fushës:
Michele Dinelli, IPA Project Manager, EU-OSHA.
Tim Tregenza, Senior Network Manager, EU-OSHA.
Miha Pezelj, Team Leader for Economic and Social Development, Delegacioni i BE në Shqipëri.
Zhulieta Harasani, Koordinatore Kombëtare, ILO.
Luiz Carlos Lubreras Rocha, Ekspert i lartë i ILO, i cili ka ndihmuar në hartimin e Dokumentit Politik për SSHP-në 2025-2030.
Ky trajnim është një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të aftësive të inspektorëve të punës, forcimit të kapaciteteve institucionale dhe zhvillimit të një kulture të sigurisë dhe shëndetit në punë.
EU-OSHA do të vazhdojë të mbështesë Inspektoratin e Punës në Shqipëri duke ofruar ekspertizë për fuqizimin e burimeve njerëzore dhe institucionale në kuadër të integrimit në Bashkimin Evropian dhe promovimit të kushteve të sigurta dhe të shëndetshme të punës.