Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore në kuadër të Projektit #ESAP2 ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të procesit të inspektimit dhe sigurisë në ambientet e punës, përmes një inovacioni të madh: Sistemi i Vlerësimit të Riskut.
Ky sistem përdor teknikat e avancuara të minierës së të dhënave (Data Mining) dhe të mësimit të makinave të mbikëqyrura (Machine Learning) për të analizuar dhe klasifikuar subjektet në dy grupe, duke lejuar planifikimin më efikas të inspektimeve në Shqipëri.
Sistemi i Vlerësimit të Riskut është një instrument i fuqishëm që është krijuar për të përmirësuar procesin e inspektimit në ISHPSHSH.
Përmes përdorimit të të dhënave të mëdha të historisë së inspektimit dhe teknikave të mësimit të makinave, ky sistem është në gjendje të identifikojë modele, të bëjë parashikime të rrezikut të mundshëm, dhe të ndihmojë në planifikimin e inspektimeve në bazë të faktorëve rreziku.
ISHPSHSH zhvilloi disa seanca trajnimesh për punonjësit e saj, me theks të veçantë në:
▪️Përmirësimin e Aftësive të Analizës së të Dhënave.
▪️Përdorimin e Mësimit të Mbikëqyrur për Identifikimin e Modeleve.
▪️Përdorimin e Teknikave të Parashikimit.
Kjo platformë ndihmon në përmirësimin e efikasitetit të inspektimit dhe në përdorimin e burimeve të disponueshme në mënyrë më efektive për të monitoruar dhe menaxhuar rrezikun në ambientet e punës të subjekteve në Shqipëri.
Përmirësim të aftësive të punonjësve për të analizuar dhe kuptuar më mirë të dhënat e inspektimit.
Përdorimi i algoritmeve të mësimit të makinave të mbikëqyrura duke siguruar që inspektimet të kryhen në mënyrë efikase.
Njohuri dhe aftësi për të përdorur teknikat e mësimit të makinave, për të bërë parashikime të rrezikut të mundshëm, duke ndihmuar në krijimin e listave finale të subjekteve për inspektim në mënyrë mujore.
Ne jemi të kënaqur që mund të kontribuojmë në rritjen e sigurisë në vendin tonë dhe të bëjmë inspektimet më të mira dhe më të përgjegjshme në të mirë të komunitetit dhe ekonomisë së vendit.
Për më shumë informacion dhe përdorim të Sistemit të Vlerësimit të Riskut, ju lutemi vizitoni faqen zyrtare të ISHPSHSH-së;
#ISHPSHSH
#ESAP2
#ILO 🇺🇳
#MFE Ministria e Financave dhe Ekonomisë