Në kuadër të zhvillimit të kapaciteteve të Burimeve Njerëzore, Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore organizoi trajnimin me temë: “Vlerësimi i Riskut në drejtim të sigurisë dhe shëndetit në punë, në sektorin e ndërtimit.”
Ky trajnim u realizua me kërkesë të ISHPSHSH-së dhe mbështetje nga Agjencia Europiane e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë EU-OSHA.
Ekspertët e kësaj agjencie trajtuan parimet themelore të sigurisë dhe shëndetit në punë, kryesisht mënyrën e inspektimit në raport me dokumentin e vlerësimit të riskut në sektorin e ndërtimit.
Në këtë trajnim morën pjesë Inspektorë Pune nga e gjithë Shqipëria, drejtues të lartë të ISHPSHSH-së Kryeinspektori z.Eljo Mucaj dhe ZV/Kryeinspektor dhe Drejtore e Drejtorisë së Inspektimit në Punë znj.Irida Qosja.
Një përshëndetje të vecantë në këtë trajnim bëri dhe i deleguari i BE-së në Shqipëri i cili e konsideroi këtë aktivitet të rëndësishëm dhe të vlefshëm për vetë misionin që ka Inspektorati i Punës.
Fokusi kryesor i këtij trajnimi ishte Sektori i Ndërtimit, i cili ky sektor aktualisht ka një zhvillim të konsiderueshëm në vendin tonë si dhe një sektor i klasifikuar me risk të lartë në drejtim të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë.
ISHPSHSH