28 PRILL është “Dita Ndërkombëtare e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë”, e në veçanti “Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të punëtorëve që janë aksidentuar me vdekje ose jo”, e organizuar në të gjithë botën nga lëvizja sindikaliste që nga viti 1996. Qëllimi i tij është për të nderuar kujtimin e viktimave të aksidenteve në punë dhe sëmundjeve profesionale duke organizuar mobilizim në mbarë botën dhe fushata ndërgjegjësuese.
Në Ditën Ndërkombëtare për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë, ashtu si shumë organizata të tjera botërore edhe Inspektorati Shtetëror i Punës nxit krijimin e kulturës parandaluese për sigurinë dhe shëndetin në punë, duke përfshirë të gjithë aktorët kryesorë në këtë fushë.
Në kuadër të 28 PRILL 🗓 “Dita Ndërkombëtare për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë”, e në veçanti “Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të punëtorëve që janë aksidentuar në punë”, ISHPSHSH organizoi vizita këshilluese në subjekte të ndryshme duke shpërndarë flet-palosje informuese dhe këshilluese për krijimin e një ambjenti pune të sigurt e të shëndetshëm, nën sloganin: “SIGURIA MBRON NJERËZ”
Mobilizim
Fushata ndërgjegjësuese