Apelimet e dates 12.03.2019

[ut_one_half animate_once=”no”]

Apelim 1.

Në përputhje me pikën 2 të nenit 51 të Ligjit nr. 10433, datë 16.06.2011 “Për Inspektimin në Republikën e Shqipërisë” dhe ankimit për vendimin përfundimtar Nr.ISHPSHSH-EL-2018-000110-5, datë 31.01.2019, Komisioni i Ankimit të Gjobave, i ngritur pranë ISHPSHSH-së, pasi shqyrtoi kërkesën ankimore dhe masën administrative kryesore  të marrë, gjobë dhe paralajmërim (për detyrimin e punëdhënësit për dhënien e një shtese mbi pagë për punën e kryer në turnet e dyta e të treta si dhe për punën e kryer në ditën e dielë ose festat zyrtare, për detyrimin e punëdhënësit për marjen e autorizimit nga Inspektoriati i Punës për kryerjen e orëve shtesë, për detyrimin e punëdhënësit për trajnimin e punëmarrësve për dhënien e ndihmës së parë dhe mbrojtjen nga zjarri) etj, detyrime që përcaktohen nga Ligji nr.7961 datë 12.07.1995, “Kodi i Punës i RSH-së”, i ndryshuar, Ligji nr .10237, datë 18.02.2010 “Për sigurinë dhe shëndetin në punë, i ndryshuar, Ligji nr. 9634 datë 30.10.2006 “Për inspektimin e punës”, i ndryshuar dhe aktet nënligjore në zbatim të tij, si dhe bazuar edhe në proçes-verbalin e mbajtur nga anëtarët e komisionit;

VENDOSI:

  1. Lënien në fuqi të vendimit përfundimtar të inspektorëve për dënimin administrativ kryesor, gjobën në vlerën 520.000(pesëqind e njëzet mijë)lekë dhe paralajmërim i mbajtur me aktin administrativ, Nr.ISHPSHSH-EL-2018-000110-5, datë 31.01.2019 dhe rrëzimin e ankimit ndaj vendimit përfundimtar.
  2. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankimim në gjykatë, brenda 45 ditëve nga marrja dijeni, sipas legjislacionit në fuqi.

[/ut_one_half]

[ut_one_half_last animate_once=”no”]

Apelim 2  

Në përputhje me pikën 2 të nenit 51 të Ligjit nr. 10433, datë 16.06.2011 “Për Inspektimin në Republikën e Shqipërisë” dhe ankimit për vendimin përfundimtar Nr.ISHPSHSH-TR-2019-000023-5, datë 11.02.2019, Komisioni i Ankimit të Gjobave, i ngritur pranë ISHPSHSH-së, pasi shqyrtoi kërkesën ankimore dhe masën administrative kryesore  të marrë, gjobë (për detyrimin punëdhënësit për mbajtjen e kontributeve të punëmarrësit dhe për pagesën në organet tatimore, së bashku me kontributet e punëdhënësit, për detyrimin e punëdhënësit për të përgatitur për secilin profesion listën e paisjeve mbrojtëse individuale dhe formën e përdorimit) etj, detyrime që përcaktohen nga Ligji nr.9136 datë 11.09.2003, Për mbledhjen e Kontributeve të Detyrueshme të Sigurimeve Shoqerore dhe Shëndetësore në R.SH”i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 563, datë 03.07.2013 “Për miratimin e Rregullores Për Kërkesat Minimale të Sigurisë dhe Shëndetit për Përdorimin e Pajisjeve Mbrojtëse Individuale në Vendin e Punës”etj, si dhe bazuar edhe në proces-verbalin e mbajtur nga anëtarët e komisionit;

VENDOSI:

  1. Lënien në fuqi të vendimit përfundimtar të inspektorëve për dënimin administrativ kryesor, gjobën në vlerën 186.000 (njëqind e tetëdhjetë e gjashtë mijë) lekë, i mbajtur me aktin administrativ, Nr.ISHPSHSH-TR-2019-000023-5, datë 11.02.2019, dhe rrëzimin e ankimit ndaj vendimit përfundimtar.
  2. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankimim në gjykatë, brenda 45 ditëve nga marrja dijeni, sipas legjislacionit në fuqi.

[/ut_one_half_last]

[ut_one_half animate_once=”no”]

Shkarkoni më poshtë vendimin:

000112032019

[/ut_one_half]

[ut_one_half_last animate_once=”no”]

Shkarkoni më poshtë vendimin:

000312032019

[/ut_one_half_last]