Dokumenti Strategjik Ndër-sektorial për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë 2016-2020

Dokumenti Strategjik Ndër-sektorial për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë 2016-2020

Qëllimi i hartimit të këtij Dokumenti Strategjik Ndër-sektorial për SSHP është krijimi i një kursi të qartë veprimesh për aktorët kryesorë, për zhvillimin dhe orientimin e ardhshëm të sigurisë dhe shëndetit në punë në Shqipëri. Një nga qëllimet është edhe rritja e numrit të palëve të përfshira në mënyrë aktive në promovimin e SSHP, dhe forcimi i rolit të tyre në këtë përpjekje. Është një kuadër i përbashkët për bashkëpunim, për rolet dhe detyrat e vetë Qeverisë, Ministrive të caktuara, institucioneve, organeve inspektuese, partnerëve socialë dhe aktorëve të tjerë.

Ky Dokument Strategjik Ndër- sektorial për SSHP është strukturuar nga një vizion i përgjithshëm për përmirësimin e SSHP dhe kushteve të punës së punëmarrësve, në mënyrë që të zvogëlohen aksidentet në punë dhe sëmundjet profesionale dhe të përmbushen të drejtat e punëmarrësve për punë të denjë, të krahasueshme me vendet e tjera të BE-së.