CFARË ËSHTË SIGURIA DHE SHËNDETI NË PUNË?

CFARË ËSHTË SIGURIA DHE SHËNDETI NË PUNË?

Siguria dhe shëndeti në punë ka të bëjë me garantimin e sigurisë dhe mbrojtjes të shëndetit të punëmarrësve, nëpërmjet parandalimit të rreziqeve profesionale, eleminimit të faktorëve që përbëjnë rrezik dhe aksident, informimin, konsultimin, pjesëmarrjen e balancuar si dhe trajnimin e formimin e punëmarrësve e përfaqësuesve të punëmarrësve në përputhje me legjislacionin përkatës.

Ligji Nr.10.237 datë 18.02.2010 “PËR SIGURINË DHE SHËNDETIN NË PUNË”, ka si objekt përcaktimin e masave, që synojnë garantimin e sigurisë dhe të shëndetit në punë të punëmarrësve. Qëllimi i këtij ligji është të garantojë sigurinë dhe mbrojtjen e shëndetit, nëpërmjet parandalimit të rreziqeve profesionale, eleminimit të faktorëve që përbëjnë rrezik dhe aksident, informimit, këshillimit, pjesëmarrjes së balancuar, në përputhje me ligjin, formimit të punëmarrësve e të përfaqësuesve të tyre si dhe të përcaktojë udhëzimet e përgjithshme për zbatimin e këtij qëllimi.

Disa nga pikat kryesore të këtij Ligji janë:

Dispozita të përgjithshme, detyrimet e punëdhënësit, detyrimet e punëmarrësve, kontrolli i shëndetit, njoftimi, hetimi dhe raportimi i ngjarjeve dhe aksidenteve në punë, grupet që janë të ndjeshme ndaj rrezikut, autoritetet shtetërore përgjegjëse, sanksionet, dispozita të fundit.