Në përputhje me pikën 2 të nenit 51 të Ligjit nr. 10433, datë 16.06.2011 “Për Inspektimin në Republikën e Shqipërisë” dhe ankimit për vendimin përfundimtar Nr ISHPSHSH-EL-2019-000117-5, datë, 21.02.2019, Komisioni i Ankimit të Gjobave, i ngritur pranë ISHPSHSH-së, pasi shqyrtoi kërkesën ankimore dhe masën administrative kryesore të marrë, gjobë (për detyrimin e punëdhënësit që ti paguajë pagën e zakonshme për atë lloj pune të caktuar punëmarrësit dhe pse në mungesë të kontratës së punës për arsye të pozicionit të punës, detyrimin e punëdhënësi ti paguajë rregullisht pagën punëmarrësit në fund të çdo muaji, me përjashtim të rasteve kur parashikohet ndryshe në marrëveshje me shkrimi) etj, detyrime që përcaktohen nga Ligji nr.7961 datë 12.07.1995, “Kodi i Punës i RSH-së”, i ndryshuar dhe aktet nënligjore në zbatim të tij, si dhe bazuar edhe në proçes-verbalin e mbajtur nga anëtarët e komisionit;
VENDOSI:
- 1. Lënien në fuqi të vendimit përfundimtar të inspektorëve për dënimin administrativ kryesor, gjobën në vlerën 260.000 (dyqind e gjashtëdhjetë mijë) lekë i mbajtur me aktin administrativ, Nr ISHPSHSH-EL-2019-000117-5, datë, 21.02.2019 dhe rrëzimin e ankimit ndaj vendimit përfundimtar.
- 2. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankimim në gjykatë, brenda 45 ditëve nga marrja dijeni, sipas legjislacionit në fuqi.
Në përputhje me pikën 2 të nenit 51 të Ligjit nr. 10433, datë 16.06.2011 “Për Inspektimin në Republikën e Shqipërisë” dhe ankimit për vendimin përfundimtar Nr.ISHPSHSH-DR-2019-000015-5, datë 19.02.2019, Komisioni i Ankimit të Gjobave, i ngritur pranë ISHPSHSH-së, pasi shqyrtoi kërkesën ankimore dhe masën administrative kryesore të marrë, gjobë (për detyrimin e punëdhënësit për mos cënimin e pagës së punëmarrësit, për detyrimin e punëdhënësit për tu paguar punëmarrësve kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore) etj, detyrime që përcaktohen nga Ligji nr.7961 datë 12.07.1995, “Kodi i Punës i RSH-së”, i ndryshuar, Ligji nr.9136, datë 11.09.2003 “Për mbledhjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore në RSH”, i ndryshuar, Ligji nr. 9634 datë 30.10.2006 “Për inspektimin e punës”, i ndryshuar dhe aktet nënligjore në zbatim të tij, si dhe bazuar edhe në proçes-verbalin e mbajtur nga anëtarët e komisionit;
VENDOSI:
- 1. Lënien në fuqi të vendimit përfundimtar të inspektorëve për dënimin administrativ kryesor, gjobën në vlerën 260.000 (dyqind e gjashtëdhjetë mijë) lekë i mbajtur me aktin administrativ, Nr.ISHPSHSH-DR-2019-000015-5, datë 19.02.2019 dhe rrëzimin e ankimit ndaj vendimit përfundimtar.
- 2. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankimim në gjykatë, brenda 45 ditëve nga marrja dijeni, sipas legjislacionit në fuqi.
Apelim 2
Në përputhje me pikën 2 të nenit 51 të Ligjit nr. 10433, datë 16.06.2011 “Për Inspektimin në Republikën e Shqipërisë” dhe ankimit për vendimin përfundimtar Nr.ISHPSHSH-DR-2019-000015-5, datë 19.02.2019, Komisioni i Ankimit të Gjobave, i ngritur pranë ISHPSHSH-së, pasi shqyrtoi kërkesën ankimore dhe masën administrative kryesore të marrë, gjobë (për detyrimin e punëdhënësit për mos cënimin e pagës së punëmarrësit, për detyrimin e punëdhënësit për tu paguar punëmarrësve kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore) etj, detyrime që përcaktohen nga Ligji nr.7961 datë 12.07.1995, “Kodi i Punës i RSH-së”, i ndryshuar, Ligji nr.9136, datë 11.09.2003 “Për mbledhjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore në RSH”, i ndryshuar, Ligji nr. 9634 datë 30.10.2006 “Për inspektimin e punës”, i ndryshuar dhe aktet nënligjore në zbatim të tij, si dhe bazuar edhe në proçes-verbalin e mbajtur nga anëtarët e komisionit;
VENDOSI:
- Lënien në fuqi të vendimit përfundimtar të inspektorëve për dënimin administrativ kryesor, gjobën në vlerën 186.000 (njëqind e tetëdhjetë e gjashtë mijë) lekë, i mbajtur me aktin administrativ, Nr.ISHPSHSH-TR-2019-000023-5, datë 11.02.2019, dhe rrëzimin e ankimit ndaj vendimit përfundimtar.
- Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankimim në gjykatë, brenda 45 ditëve nga marrja dijeni, sipas legjislacionit në fuqi.
Shkarkoni më poshtë vendimin:
Apelim 1.
Në përputhje me pikën 2 të nenit 51 të Ligjit nr. 10433, datë 16.06.2011 “Për Inspektimin në Republikën e Shqipërisë” dhe ankimit për vendimin përfundimtar Nr.ISHPSHSH-EL-2018-000110-5, datë 31.01.2019, Komisioni i Ankimit të Gjobave, i ngritur pranë ISHPSHSH-së, pasi shqyrtoi kërkesën ankimore dhe masën administrative kryesore të marrë, gjobë dhe paralajmërim (për detyrimin e punëdhënësit për dhënien e një shtese mbi pagë për punën e kryer në turnet e dyta e të treta si dhe për punën e kryer në ditën e dielë ose festat zyrtare, për detyrimin e punëdhënësit për marjen e autorizimit nga Inspektoriati i Punës për kryerjen e orëve shtesë, për detyrimin e punëdhënësit për trajnimin e punëmarrësve për dhënien e ndihmës së parë dhe mbrojtjen nga zjarri) etj, detyrime që përcaktohen nga Ligji nr.7961 datë 12.07.1995, “Kodi i Punës i RSH-së”, i ndryshuar, Ligji nr .10237, datë 18.02.2010 “Për sigurinë dhe shëndetin në punë, i ndryshuar, Ligji nr. 9634 datë 30.10.2006 “Për inspektimin e punës”, i ndryshuar dhe aktet nënligjore në zbatim të tij, si dhe bazuar edhe në proçes-verbalin e mbajtur nga anëtarët e komisionit;
VENDOSI:
- Lënien në fuqi të vendimit përfundimtar të inspektorëve për dënimin administrativ kryesor, gjobën në vlerën 520.000(pesëqind e njëzet mijë)lekë dhe paralajmërim i mbajtur me aktin administrativ, Nr.ISHPSHSH-EL-2018-000110-5, datë 31.01.2019 dhe rrëzimin e ankimit ndaj vendimit përfundimtar.
- Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankimim në gjykatë, brenda 45 ditëve nga marrja dijeni, sipas legjislacionit në fuqi.