E DREJTA E PUNËMARRËSVE, E NJË GRUPI PUNEMARRESISH apo SINDIKATE PËR TU ANKUAR, E PËR T’U INFORMUAR, për çdo gjë që lidhet me punën, marrëdhënie e punës, sigurinë dhe shëndetin në vendin e punës.

PËR MOSKRYERJEN E PUNËS SË DETYRUAR
Çdo punë ose shërbim që i kërkohet individit kundër vullentit të tij, duke e kërcënuar me një dënim të çfarëdoshëm në të gjitha format e saj, ndalohet me ligj.

PËR MOS DISKRIMINIMIN
Çdo lloj diskriminimi në punë apo gjatë mësimit të profesionit, denoncohet, pasi ndalohet me ligj. Diskrim quhet çdo dallim, që cenon të drejtën e individit për të qenë i barabartë në punësim dhe trajtim. Diskrimim jane dallimet që bazohen në racë, ngjyrë, seks, moshë, fe, bindje politike, origjinë kombëtare, origjinë shoqërore, lidhje familjare, të meta fizike ose mendore.

PËR LIRI SINDIKALE apo PËR BISEDIMET KOLEKTIVE
Liria sindikale mbrohet me ligj. Askush nuk ka të drejtë:
a. të kushtëzojë punësimin e punëmarrësit nëse ai është ose jo anëtari i një sindikate të krijuar në bazë të ligjit;
b. të pushojë ose cenojë të drejtën e punëmarrësit për shkak të anëtarësimit ose jo në një sindikatë ose të pjesëmarrjes në veprimtari sindikale duke respektuar legjislacionin në fuqi.

PËR TU KONTRAKTUAR
Kanë të drejtë të lidhin kontratë pune:
a. personat që gëzojnë zotësi të plotë për të vepruar sipas dispozitave të Kodit Civil;
b. personat me zotësi të kufizuar, por të autorizuar shprehimisht ose në heshtje për të kryer punë nga përfaqësuesi i tyre ligjor.

E DREJTA PËR TË LIDHUR KONTRATË PUNE
Kontrata e punës është një marrëveshje ndërmjet punëmarrësit dhe punëdhënësit, që rregullon marrëdhëniet e punës dhe përmban të drejtat dhe detyrimet e palëve. Në kontratën e punës punëmarrësi merr përsipër të ofrojë punën ose shërbimin e vet për një periudhë të caktuar ose të pacaktuar kohe, në kuadër të organizimit dhe të urdhrave të një personi tjetër, të quajtur punëdhënës, i cili merr përsipër të paguajë një shpërblim.

FORMA E KONTRATËS SË PUNËS (informacion per punëmarrësit, nga ku lindin dhe të drejtat e tyre)
Kontrata e punës e lidhur me shkrim duhet të përmbajë sidomos:

  1. identitetin e palëve;
  2. vendin e punës;
  3. përshkrimin e përgjithshëm të punës;
  4. datën e fillimit të punës;
  5. kohëzgjatjen kur palët lidhin kontratë me afat të caktuar;
  6. kohëzgjatjen e pushimeve të paguara;
  7. afatin e njoftimit për zgjidhjen e kontratës;
  8. elementet përbërëse të pagës dhe datën e dhënies së saj;
  9. kohën normale javore të punës;
  10. kontrata e punës duhet të përmbajë dhe kontratën kolektive në fuqi.

Moshartimi i këtij dokumenti me shkrim sjell vetëm përgjegjësinë e punëdhënësit, sipas nenit 202 pika 2 të Kodi të Punës.

KOHËZGJATJA E PUNËS DHE PUSHIMI DITOR (informacion per punëmarrësit)

  1. Kohëzgjatja ditore normale e punës është jo më shumë se 8 orë. Ajo përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave, në kontratën kolektive, ose në kontratën individuale të punës, brenda
  2. limiteve të kohës javore maksimale të punës.
  3. Për punëmarrësit nën 18 vjeç kohëzgjatja ditore e punës është jo më shumë se 6 orë në ditë.
  4. Pushimi ditor është të paktën 11 orë pa ndërprerje brenda ditës ose në rast nevoje për dy ditë rresht.

PUNA E NATËS

  1. Me punë nate kuptohet puna e kryer nga ora 2200 deri në orën 600 të mëngjesit.
  2. Kohëzgjatja e punës së natës dhe e punës së kryer një ditë para ose pas saj nuk duhet të jetë më shumë se tetë orë pa ndërprerje. Ato duhet të paraprihen ose pasohen me pushim ditor të menjëhershëm.

SHTESA MBI PAGË

  1. Çdo orë pune e kryer nga ora 1900 deri në 2200 jep të drejtën e një shtese mbi pagë jo më pak se 20 për qind.
  2. Çdo orë pune e kryer midis intervalit 2200 dhe 600 jep të drejtën e një shtese mbi pagë jo më pak se 50 për qind.

PUNA NË DITËN E DIEL OSE NE DITËT E FESTAVE ZYRTARE
Puna e kryer ditën e pushimit javor ose në ditët e festave zyrtare kompensohet me një shtesë page jo më pak se 25 për qind ose me një pushim të barabartë me kohëzgjatjen e punës së kryer plus një pushim shtesë jo më pak se 25 për qind të kohëzgjatjes së kësaj pune, që merret një javë para ose pas kryerjes së saj.

ORËT SHTESË PËRKUFIZIM

  1. Me orë shtesë kuptohet çdo orë pune e kryer mbi kohëzgjatjen ditore normale ose javore maksimale të punës.
  2. Quhet orë shtesë çdo orë pune e kryer mbi orarin normal të punëmarrësit që punon me kohë të pjesshme.