a) të kërkojë të njihet me autorizimin e inspektimit para fillimit të inspektimit, përveç rasteve kur, sipas ligjit, inspektimi nuk bëhet në bazë të autorizimit;
b) të kërkojë identifikimin e inspektorëve nëpërmjet kartës së inspektorit;
c) të jetë prezent dhe të ndjekë, vetë ose nëpërmjet përfaqësuesit të tij, të gjitha veprimet e inspektimit;
ç) të kërkojë dhe të marrë informacion nga inspektori për procedurën e inspektimit dhe për çdo veprim apo vendim të ndërmarrë gjatë saj;
d) të paraqesë, me shkrim apo me gojë, mendimet, shpjegimet për faktet, rrethanat apo edhe për çështjet ligjore, që kanë të bëjnë me inspektimin, apo të paraqesë propozimet e tij për zgjidhjen e çështjes dhe dokumentet përkatëse ku i mbështet ato;
dh) të kërkojë të njihet dhe t’i njoftohet procesverbali i inspektimit;
e) të paraqesë kontestimet e tij për vlerësimin e provave të administruara, për rezultatet e hetimit dhe për vendimin që synohet të merret nga organi publik.
2. Kur pjesëmarrja, gjatë kryerjes së inspektimit, pengon kryerjen e veprimeve të inspektimit, inspektori mund të vendosë përjashtimin nga pjesëmarrja. Vendimi pasqyrohet në procesverbal dhe nuk mund të ankimohet veçmas.