Inspektimi i punës kryhet gjithmonë on-line përmes portalit “e-inspection”.
Inspektimi kryhet në çdo orë të ditës e të natës, me njoftim paraprak për:

Inspektimet e programuara

Inspektim pas kërkesës së subjektit:

  • për leje apo autorizim për punësim të miturish,
  • leje për të punuar jashtë kohës normale të punës,
  • leje për zgjerim dhe ushtrim aktiviteti (biznese ekzistuese dhe biznese te reja në tregun e punës)

për raste këshillimi, informimi apo fushatë sensibilizuese

dhe pa njoftim paraprak për inspektime:

  • për shkak ankese, (denoncim nga punëmarrës, sindikatë, të tretë)
  • për shkak aksidenti në punë
  • për inspektim rastësor
  • për inspektime të subjekteve me indicie risku për marrëdhënie pune të cënuara, informalitet dhe informalitet gri, shkelje flagrante te kushteve të punës.

Inspektimi fillon gjithmonë me autorizim të kryeinspektorit përveç rasteve të inspektimeve ku autorizimi plotësohet brenda 24 orëve.

Para fillimit të një inspektimi, inspektorët e punës njihen përmes autorizimit me subjektin ku do të kryhet inspektimi si dhe me objektin e kontrollit.

Dokumentacioni standard në të cilin dokumentohet inspektimi është:

Autorizimi sipas rastit përmban edhe formatet:

Gjatë kryerjes së inspektimit në ndihmë të procesit, për të dokumentuar çdo rast na vijnë në ndihmë edhe:

Si dhe në varësi të llojit të inspektimit (arsyes së nisjes së tij):

Nëse vendimi i marrë në një inspektim ankimohet, atëherë mblidhet komisioni i ankimimit i cili shpreh vendimmarrjen e tij nëpërmejt:

  • Inspektimi, kontrolli, këshillimi i punëdhënësve dhe punëmarrësve për të drejtat dhe detyrimet që rrjedhin nga legjislacioni i punës;
  • Evidentimi i mangësive apo shkeljeve ligjore për çdo vend pune të inspektuar:
  • Evidentimi i vakumeve ligjore;
  • Plotësimi i dokumentacionit që paraqet dhe raporton gjetjet nga inspektimi, intervistat, marrjes së dëshmive;

Në përfundim të Inspektimit grupi i inspektorëve harton:

Proçes-Verbalin për konstatimet e bëra, gjatë inspektimit.

Ku për shkeljet dhe konstatimet e paraqitura në këtë procesverbal, subjekti mund të paraqesë kontestimet e tij me shkrim ose me gojë pranë Inspektoratit Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore, brenda 8 ditëve nga data e njoftimit të këtij procesverbali.

Me përfundimin e këtij afati, merret vendimi përfundimtar i inspektimit, për kontrollin e kryer dhe një kopje ia dorezon subjektit të kontrolluar, brenda një afati 5 ditor.

Kundrejt Vendimit Përfundimtar, të hartuar nga grupi i kontrollit subjekti ka të drejtë ankimi deri në 30 ditë, nga data e njoftimit të këtij vendimi.

Gjatë procesit të inspektimit grupi i inspektimit të punës, sipas shkeljeve ligjore të konstatuara ka të drejtë të marrë masat:

Masë urgjente “Pezullim” të pjesshëm apo të të gjithë subjektit të inspektuar, i dokumentuar me gjetjet e kosntatuar përmes dokumenteve, “Proçes –Verbal inspektimi Aty për Aty” me gjetjet e konstatuara dhe “Vendim i Ndërmjetëm” i cili njoftohet brënda 24 orëve. Kundrejt kësaj mase subjekti i interesuar ka të drejtën e ankimit të veçantë brenda 5 ditëve nga data e njoftimit të këtij vendimi të ndërmjetëm. Ankimi i veçantë paraqitet pranë Kryeinspektorit i cila ka autorizuar këtë inspektim brënda 5 ditëve. Mbi këtë “ankimim të veçantë” ky i fundit shprehet brënda 6 ditëve.

Masa të tjera që përdor inspektori i punës janë:

  1. Paralajmërim
  2. Gjobë
  3. Shkeljet ligjore me afate respektive për t’u korrigjuar.

Në përfundim të inspektimeve Inspektorati i Punës me konkluzione dhe me analizë së treguesve të inspektimit si dhe me rekomandime i relaton:

  • Ministrit të Ministrisë së Financës dhe Ekonomisë
  • Inspektoratit Qëndror