Qëllimi i inspektimit në punë është, sigurimi i zbatimit të legjislacionit të punës nga subjektet ekonomike që ushtrojnë aktivitetin e tyre në territorin e Republikës së Shqipërisë, në përputhje me proçedurat e kryerjes së inspektimit në punë Bizneset që i nënshtrohen inspektimit janë:

  • personat fizikë,
  • personat juridikë,
  • vendas,
  • të huaj,
  • privatë
  • publikë,

që ushtrojnë veprimtari ekonomike fitimprurëse apo jofitimprurëse në territorin e Republikës së Shqipërisë. Përjashtohen nga fusha e inspektimit, institucionet apo veprimtaritë,

1. ku hyrja e inspektorit të punës vë në rrezik interesin e sigurisë kombëtare;

2. të gjitha vendet e punës, ku inspektimi për marrëdhëniet e punës, sigurinë dhe shëndetin në punë janë të rregulluara me ligje të veçanta.

Në të dy këto raste inspektorët e punës duhet të pajisen me autorizim nga institucionet përkatëse.