INSPEKTIMI I PUNËS

Inspektimi në vendin e punës është një pjesë e rëndësishme e një sistemi efektiv për sigurimin e zbatimit të Legjislacionit të Punës për:

  1. Marrëdhënie pune konform tij.
  2. Vende pune të sigurta dhe të shëndetshme.
  3. Parandalimin e lëndimeve dhe sëmundjeve të lidhura me punën.

Inspektimi në mënyrë kritike i vendeve të punës, identifikon dhe raporton rreziqe potenciale që mund të hiqen ose shmangen.

Qëllimi i inspektimit në punë është, sigurimi i zbatimit të legjislacionit të punës nga subjektet ekonomike që ushtrojnë aktivitetin e tyre në territorin e Republikës së Shqipërisë, në përputhje me proçedurat e kryerjes së inspektimit në punë.

Përjashtohen nga fusha e zbatimit, institucionet apo veprimtaritë,

  1. ku hyrja e inspektorit të punës vë në rrezik interesin e sigurisë kombëtare;
  2. të gjitha vendet e punës, ku inspektimi për marrëdhëniet e punës, sigurinë dhe shëndetin në punë janë të rregulluara me ligje të veçanta.

Në të dy këto raste inspektorët e punës duhet të pajisen me autorizim nga institucionet përkatëse.

  1. kushte pune të denja,
  2. mbrojtje e punëmarrësve në ushtrimin e profesionit të tyre,
  3. ligjshmëri në zbatimin e kohëzgjatjes së punës,
  4. pagesë për punë të kryer, konform legjislacionit,
  5. sigurimi i çdo punëmarrësi,
  6. higjiena dhe mirëqenia në vendin e punës,
  7. punësimi i ligjshëm i fëmijëve,
  1. për dispozitat ligjore ekzistuese dhe të dala së fundmi, si mjete efikase në punën e përditshme e konform ligjit,
  2. për punën me kontratë si një marrëveshje ndërmjet palëve, që rregullon marrëdhëniet e punës dhe përmban të drejtat dhe detyrimet e tyre.
  1. Inspektimi, kontrolli, këshillimi i punëdhënësve dhe punëmarrësve për të drejtat dhe detyrimet që rrjedhin nga legjislacioni i punës;
  2. Evidentimi i mangësive apo shkeljeve ligjore për çdo vend pune të inspektuar:
  3. Evidentimi i vakumeve ligjore;
  4. Plotësimi i dokumentacionit që paraqet dhe raporton gjetjet nga inspektimi, intervistat, marrjes së dëshmive;
Në përfundim të Inspektimit grupi i inspektorëve harton:

Proçes – Verbalin për konstatimet e bëra, gjatë inspektimit, ku për shkeljet dhe konstatimet e paraqitura në procesverbal, subjekti mund të paraqesë kontestimet e tij me shkrim ose me gojë pranë Inspektoratit Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore, brenda 8 ditëve nga data e njoftimit të këtij procesverbali.

Me përfundimin e këtij afati, merret vendimi përfundimtar i inspektimit, për kontrollin e kryer dhe një kopje i dorëzohet subjektit të kontrolluar, brenda një afati 5 ditor.

Kundrejt Vendimit Përfundimtar, të hartuar nga grupi i kontrollit subjekti ka të drejtë ankimi deri në 30 ditë, nga data e njoftimit të këtij vendimi.

Gjatë procesit të inspektimit grupi i inspektimit të punës, sipas shkeljeve ligjore të konstatuara ka të drejtë të marë masat:

Masë urgjente “Pezullim” të pjesshëm apo të të gjithë subjektit të inspektuar, i dokumentuar me gjetjet e kosntatuar përmes dokumenteve, “Proçes –Verbal inspektimi Aty për Aty” dhe “Vendim i Ndërmjetëm” i cili i njoftohet subjektit brënda 24 orëve. Kundrejt kësaj mase subjekti i interesuar ka të drejtën e ankimit të veçantë brenda 5 ditëve nga data e njoftimit të këtij vendimi të ndërmjetëm. Ankimi i veçantë paraqitet pranë Kryeinspektorit i cila ka autorizuar këtë inspektim brënda 5 ditëve. Mbi këtë “ankimim të veçantë” ky i fundit shprehet brënda 6 ditëve, për vendimarrjen e tij.

  • Masa të tjera që përdor inspektori i punes janë:
  1. Paralajmërim
  2. Gjobë
  3. Detyrat për shkeljet ligjore me afate respektive pët t’u korigjuar.

Në përfundim të inspektimeve Inspektoriati i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore, me konkluzione, analizë së treguesve të inspektimit si dhe me rekomandime i relaton:

  • Ministrit të Financës dhe Ekonomisë
  • Inspektoriatit Qëndror

INSPEKTIMI I STANDARTEVE TË SHËRBIMEVE SHOQËRORE

Standardet përfaqësojnë një nivel të përbashkët të funksionimit dhe të kryerjes së veprimtarisë, që kërkohet të arrihet nga të gjitha llojet e shërbimeve shoqërore. Standardet janë nivele të përcaktuara të shërbimit që shërbejnë për të siguruar cilësinë e shërbimeve shoqërore tek përfituesit. Ato i drejtojnë shërbimet në plotësimin e nevojave të ndryshuara të përfituesve të tyre dhe të komunitetit, të cilit i shërbejnë.

Funksionimi i sistemit të shërbimeve shoqërore përbëhet nga tre elementë, të cilët janë: standardet, liçensimi dhe inspektimi.

Drejtoria e Inspektimit të Standarteve të Shërbimeve Shoqërore ka përgjegjësi të kontrollojë dhe të verifikojë respektimin e kërkesave ligjore në fushën e shërbimeve të kujdesit shoqëror.

  • Parimi i pavarësisë së inspektimit;
  • Parimi i proporcionalitetit në veprimtarinë e inspektimit;
  • Parimi i programimit të inspektimeve;
  • Parimi i dispozitës më të favorshme ligjore;
  • Parimi i informimit të publikut dhe mbrojtjes së konfidencialitetit.

Inspektimi i subjekteve që ofrojnë shërbime të kujdesit shoqëror, publikë apo jopublikë, kryet mbi cilësinë e kujdesit të ofruar ndaj përfituesve, bazuar në VKM Nr.658, datë 17.10.2005 “Për Standartet e Shërbimeve Shoqërore në Shqipëri” dhe bazuar në VKM-në për standartet e shërbimeve, sipas tipologjive përkatëse të shërbimit, nëse këto janë miratuar.

Inspektimi i subjekteve që ofrojnë shërbime shoqërore, bazohet në planin vjetor dhe në programin mujor të punës. Programi i kontrollit përgatitet nga grupi i kontrollit dhe miratohet nga Kryeinspektori.

Programi i kontrollit përmbanë:

  • Identitetin e ofruesit të shërbimit që do të kontrollohet;
  • Llojin e kontrollit, që do të ushtrohet;
  • Periudhën, për të cilën do të bëhet kontrolli;
  • Objektivat, që duhet të realizohen.

Inspektimi programohet për çdo muaj dhe mund të jetë i plotë ose tematik. Në çdo rast, përpara kryerjes së kontrollit, drejtuesi i grupit të kontrollit njofton me shkrim ofruesin e shërbimit për fillimin e kontrollit, qëllimin, si dhe objektivat që do të realizohen. Njoftimi bëhet jo më vonë se 3 ditë përpara fillimit të inspektimit.

Inspektimi mund të jetë i paparalajmëruar, në rastet kur ka sinjalizime për abuzime ose shkelje ligjore nga institucioni/subjekti përkatës.

Sinjalizime konsiderohen:

  • Ankesat me shkrim të klienteve, që përfitojnë shërbimet e subjektit përkatës;
  • Njoftime me shkrim ose me mjete të tjera komunikimi, nga personat e interesuar, për veprimtarine e subjektit, pasi ky veprim të jetë vlerësuar si joabuziv;
  • Njoftime ose ankime, të çdo forme, nga entet publike.

Në institucionet e shërbimeve rezidenciale, në përputhje me specifiken e këtyre shërbimeve, mund të bëhen Inspektime edhe natën.

  • Respektimi, trajtimi me dinjitet dhe mbrojtja e të drejtave të përfituesve të shërbimit;
  • Siguria, mirëqënia dhe planet e përkujdesit për përfituesit;
  • Kriteret dhe dokumentacioni i pranimit të përfituesve;
  • Dokumentacioni i stafit të qendrës së shërbimit;
  • Kushtet higjeno-sanitare të institucionit.
  • Kontroll dhe studim i dokumentacionit të subjektit që ofron shërbim si të dhëna për kapacitetet e qendrës, lista e përfituesvë;
  • Pyetësor për drejtuesin e qendrës;
  • Pyetësor për punonjësin social, anëtarët e grupit multidisiplinar;
  • Pyetësor për përfituesit;

Në përfundim të Inspektimit në vend, grupi i inspektorëve harton proçes-verbalin për konstatimet e bëra.
Grupi i kontrollit harton projekt-raportin, (aktin e inspektimit), për kontrollin e kryer dhe një kopje ia dorëzon ofruesit të shërbimit të kontrolluar, i cili, brenda një afati 5 ditë pune, paraqet vërejtjet apo kundërshtitë e veta për këte projekt-raport.

Nëse në raporti përfundimtar i inspektimit, konkludon me evidentimin dhe argumentimin e shkelieve ligjore të subjektit, Drejtoria e Inspektimit të Standarteve të Shërbimeve Shoqërore, propozon njërën nga masat e mëposhtme:

  • Pezullimin e veprimtarisë së subjektit deri në plotësimin e standarteve përkatëse;
  • Revokimin e liçencës për ushtrimin e veprimtarise;
  • Në rast të shkeljeve të rënda ose në rast përsëritjeje vendosjen ndaj subjekteve ofruese të shërbimeve të kujdesit shoqëror propozohet gjoba nga 50 mijë lekë deri në 100 mijë lekë dhe pezullimin e liçencës.
  • Për shkeljet nga ana e punonjësve të institucioneve publike i propozohet njësisë përgjegjëse të nisë proçedimin disiplinor dhe të marr masa, në përputhje me rregullat e Kodit të Punës ose ligjin e nëpunësit civil, sipas përkatësisë së punonjësit.

Drejtoria e Inspektimit të Standarteve Shërbimeve Shoqërore, kur vlerëson se janë konsumuar elementet e veprës penale nga personat përgjegjës, bën kallëzimin penal pranë autoriteteve kompetente.

Në përfundim të inspektimit Drejtoria e Inspektimit të Standarteve të Shërbimeve Shoqërore, për shkeliet e konstatuara, masat e propozuara dhe rekomandimet e dhëna për përmirësimin e cilësisë së shërbimit i relaton:

  • Ministrit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale;
  • Bashkisë përkatëse, apo agjensive të tjera si SHSSH, ASHMDF, në cilësinë e organit eprorë të subjektit publik që ofron shërbimin;
  • Individit apo kujdestarit të tij ligjor, kur ai është palë e interesuar apo iniciues i inspektimit.

Ankimi për Vendimin Përfundimtar dhe masat e propozuara, mund të bëhet në rrugë administrative, parashikuar nga Kodi i Proçedurës Administrative, brenda 30 ditëve, por edhe në rrugë gjyqësore.