Kartele informuese-autorizim per pune jashte kohes normale

Kur kërkohet Autorizimi për të punuar në orë shtesë?

Kushtet në të cilat kërkohet kryerja e orëve shtesë përcaktohen në Kodin e Punës. Kërkesa për kryerjen e orëve shtesë nuk mund të jetë e vazhdueshme për një periudhë mesatarisht që zgjat në kohë.Punëmarrësi nuk mund të detyrohet për kryerjen e orëve shtesë. Punëdhënësi mund ti kërkojë kryerjen e orëve shtesë me një arsye të justifikuar dhe me pëlqimin e punëmarrësit, duke marë parasysh kushtet vetjake dhe familjare të punëmarrësit. Numri maksimal i orëve shtesë përcaktohet në kontratën individuale ose kolektive të punës. Mund të ketë përjashtime për periudha deri në 4 muaj, që punëmarrësi të punojë dhe mbi 48 orë, me kusht që koha mesatare javore e punës, për këtë periudhë nuk duhet të jetë më shumë se 48 orë.
Kufiri maksimal për të gjitha llojet e punëve është jo më shumë se 200 orë në vit.
Me autorizimin e Inspektoratit të Punës, numri maksimal i orëve shtesë mund të tejkalohet në rastet e forcës madhore ose të punëve urgjente në dobi të popullsisë. Në këtë rast është përcaktuar kufi maksimal orësh, apo kohështrirje.

Kush e kerkon? Çfarë rruge ndiqet?

Kërkesa vjen nga vetë subjekti, ketu:

    Emër Mbiemër (Punëdhënësi apo përfaqësuesi ligjor i tij)

    Emri i subjektit që kërkon këtë aurorizim

    NIPT-i*

    Rrethi ku ushtron aktivitetin Subjekti

    Adresa e saktë ku ushtron aktivitetin(adresë qëndër dhe filialin ku do të punohet me orë shtesë)

    Numër kontakti

    Adresë mail-i

    Kërkesa juaj është:*

    E rëndësishme: Pas kësaj kërkese subjekti do të njoftohet për ditën e vizitës inspektuese për këtë qëllim si dhe dokumentacionin e duhur për aprovimin/lëshimin e këtij autorizimi.
    Autorizimi apo refuzimi i tij (për arsye ligjore) mund tju dergohet edhe përmes postës zyrtare, pas kryerjes së vizitës inspektuese.

    Kujtesë: Duhet te dini paraprakisht që
    Dokumentacioni që verifikon dhe kontrollon inspektori i punës gjatë trajtimit të Kërkesave për kryerjen e punës në orë shtesë nga punëmarrësit është:

    1. Lista e punëmarrësve që do të punojnë në këto orë shtesë,(emër mbiemë dhe pozicioni i punës, kartelat mjeksore për këta punëmarrës, si dhe dokumenti i vlerësimit të riskut për pozicion pune)
    2. Kontratat individuale e punës ( duhet të parashikohet në kontratën individuale kryerja e orëve shtesë si dhe mënyra e pagesës së tyre)
    3. Kontratën kolektive, si dhe dakortësinë e Sindikatës respective, nëse në këtë subjekt funksionon Organizimi Sindikal.
      Orët shtesë konsiderohen si një nevojë e cila mund të vijë në rrethana të caktuara dhe në në Kontratën Kolektive, lind e nevojshme përcaktimi i numrit maksimal të tyre.