Kartele informuese-Autorizim per punesimin e te miturve

Kur kërkohet autorizim për të mitur?

Femijët nën 15 vjeç të cilët janë duke ndjekur arsimin e detyrueshëm shkollor mund të punësohen për qëllime të ushtrimit të veprimtarive kulturore, artistike, reklamuese, sportive vetëm pasi të pajisen me autorizimin paraprak nga Inspektorati I Punës.

Përjashtimisht fëmijët nga mosha 15-16 vjeç mund të punësohen gjatë pushimeve shkollore në punë të lehta vetëm pasi të pajisen me autorizimin paraprak nga Inspektorati I Punës. Gjithashtu këta fëmijë mund të jenë subjekt I këshillimit dhe formimit professional.

Kush e kerkon këtë autorizim? Çfarë rruge ndiqet?

Punëdhënësi para fillimit të marrëdhënies së punës me punëmarrësin “fëmijë”, bën kërkesë pranë Inspektoratit të Punës pranë degës rajonale ku ushtron aktivitet subjekti.
Kërkesa behet ketu:

    Emër Mbiemër (Punëdhënësi apo përfaqësuesi ligjor i tij)

    Emri i subjektit që kërkon këtë aurorizim

    NIPT-i*

    Rrethi ku ushtron aktivitetin Subjekti

    Adresa e saktë ku ushtron aktivitetin (adresë qëndër dhe filialin ku do të punësohet i mituri)

    Numër kontakti

    Adresë mail-i

    Kërkesa juaj është:*

    E rëndësishme: Pas kësaj kërkese subjekti do të njoftohet për ditën e vizitës inspektuese për këtë qëllim si dhe dokumentacionin e duhur për aprovimin/lëshimin e këtij autorizimi.

    Autorizimi apo refuzimi i tij (për arsye ligjore) mund tju dergohet edhe përmes postës zyrtare pas kryerjes së vizitës inspektuese.

    Kujtesë: Duhet te dini paraprakisht që

    Për këtë autorizim duhen të dhënat personale të fëmijës, përshkrimin e pozicionit të punës ku do të punësohet punëmarrësi “fëmijë”, orarin e punës si dhe pëlqimin e përfaqsuesve ligjorë të fëmijës nën 16 vjeç.