Mblidhen ne Tirane drejtuesit e Inspektoriateve shteterore te Punes se vendeve te Europes Juglindore. Zhvillohet konferenca per kushtet e sigurise dhe shendetit ne pune

 

Drejtori i Inspektoriatit te Punes, Dritan Ylli: Qe nga Nentori i vitit te kaluar evidentuam 5254 punonjes ilegale, që kap vlerën e rreth 33 milione lekëve, mungesë në fondin e skemës se sigurimeve shoqerore

 

Sot u zhvillua në Tiranë konferenca e drejtuesve te Inspektoriateve te Punes se vendeve te Europes Juglindore. Kjo Konference vjen pas nenshkrimit te disa marreveshjeve dypaleshe bashkepunimi, ne mes te Inspektoriatit Shteteror te Punes se Shqiperise dhe Inspektoriateve Shteterore te Punes se vendeve te rajonit tone. Qellimi i ketyre marreveshjeve dhe i Konfereces se sotme, eshte ngritja dhe promovimi i  nje bashkepunimi te inspektoriateve te punes, per rritjen e standarteve te kushteve te punes, ne menyre qe te kemi vende pune sa me te sigurta dhe te shendetshme dhe punonjesit te ndjehen te sigurt ne vendet e tyre te punes. Ne kete konference merrte pjese Ministri i Mireqenies Sociale dhe Rinise, z.Erjon Veliaj, Drejtori i Inspektoriatit Qendror, z.Ilir Zela dhe perfaqesues te projektit te Bashkimit Europian dhe te Organizates Boterore te Punes, qe jane dhe mbeshtetesit kryesore te projektit te bashkepunimit ne mes te inspektoriateve te punes te vendeve te rajonit te europes juglindore.

Konferenca u drejtua nga Drejtori i Pergjithshem i Inspektoriatit te Punes se Shqiperise, z.Dritan Ylli. Me poshte fjala e plote e mbajtur ne kete Konference nga z.Ylli;

 

Të nderuar pjesemarres;

Shqipëria tashmë është në rrugë të mbarë në proçesin e integrimit në familjen e madhe të Bashkimit Europian, dhe natyrisht një prej sfidave kryesore në këtë rrugëtim është bërja e vendeve të punës të mirëqëna dhe të shëndetshme, në mënyrë që edhe punonjesit që punojnë në tregun e punës në Shqipëri, të ndjehen po aq të sigurtë dhe të garantuar në pozicionet e tyre të punës, sikurse edhe punonjësit në të gjithë tregun e BE.

Në kuadër të projektit të Bashkimit Europian dhe Organizatës Botërore të Punës, për bashkëpunimin rajonal të Inspektoriateve të Punës të vendeve të Ballkanit, si dhe pas nënshkrimit të marrëveshjeve me disa prej jush, jemi sot në këtë konferencë rajonale, për t’i shërbyer qëllimit tonë të përbashkët që është rritja e standarteve për çështje, që kanë të bëjnë me sigurinë dhe shëndetin në punë të punëmarrësve.

Inspektorati i punës ka një rol shumë të rëndësishëm për arritjen e këtij qëllimi. Kemi punuar dhe po vazhdojmë të punojmë fort për krijimin e nje sistemi inspektimi, te bazuar ne profesionalizem, ndershmeri dhe efektivitet, duke filluar nga Drejtoria e Përgjithshme deri tek inspektori i punës ne terren.

Rritjen e besueshmërisë dhe reputacionit të institucionit të Inspektoratit të Punës, e kemi konsideruar si prioritet kryesor,  pasi një besim i shtuar ndaj tij përkthehet në rezultate konkrete dhe të prekshme.

Krijimin e një klime bashkëpunimi me biznesin si një partner  shumë të rëndësishëm për arritjen e objektivave tona, e kemi mundësuar përmes realizimit të tryezave të rrumbullakta, dëgjesave  dhe takimeve me ta. Deri tani kemi zhvilluar takime me përfaqësues të bizneseve të rëndësishme, në disa qarqe kryesore që kanë dhe përqëndrimin më të madh të subjekteve. Sigurisht që do vijojmë në të gjitha qarqet e tjera duke e kthyer në një traditë shumë të vlefshme.

Formalizimi i ekonomisë në përgjithësi dhe i tregut të punës në veçanti, vazhdon të mbetet një ndër prioritetet e Qeverisë shqiptare, por që mbetet dhe prioriteti ynë kryesor, persa i perket marredhenieve te punes.  Lufta kundër informalitetit dhe punes ilegale, është dhe sfida kryesore në punën e përditshme tonën.

Nëse do t’ju referohesha rezultateve konkrete, për periudhën nga Tetori i 2013-s e deri tani që po flasim, janë konstatuar 2310 subjekte krejtësisht informale ku janë konstatuar 4467 punonjës informale, të cilët rezultojnë krejtësisht të pambrojtur, por që njëkohësisht janë dhe kontribues të munguar në skemën e sigurimeve shoqërore. Po ti bashkosh kësaj shifre atë të punëmarrësve informalë të konstatuar gjatë inspektimeve në subjekte të liçensuara, ku janë konstatuar 787 punëmarrës të tillë,  kjo shifër shkon në 5254, që kap vlerën e rreth 33 milione lekëve, mungesë në fondin e skemës se sigurimeve shoqerore.

Vetëm duke e vendosur marrëdhënien e punës të lidhur mes punëdhënësve e punëmarrësve, në një kontratë pune, mund të fillojmë të flasim e të kërkojmë arritjen e standarteve për një punë apo proçes pune të caktuar.

Krijimi i një baze të dhënash, të cilat janë projektuar në një hartë digitale për subjektet aktive, që ushtrojnë aktivitet në territorin e Shqipërisë, kjo e bërë duke shkelur terrenin nga të gjithë inspektorët e punës, na mundësoi pasjen e një panorame të qartë të shpërndarjes së informalitetit, si dhe evidentimit të subjekteve më të riskuar për çështje që lidhen me sigurinë dhe shëndetin në punë.

E kemi konsideruar si hap shumë të rëndësishëm, hartimin e listës së subjekteve   që paraqesin risk  të lartë si në drejtim të aksidenteve në punë  ashtu dhe të sëmundjeve profesionale, me qëllim, që të na shërbejnë si lista referimi.

Kemi realizuar monitorimin dhe kontrollin e subjekteve me aktivitet prodhues, ndërtues, miniera etj, si subjekte të cilësuara me risk të lartë , nga grupe të përbërë me inspektorë nga Drejtoria Qëndrore.

Rezultatet që kemi patur, kanë dhënë ndikimin e vet për përmirësim e kushteve të punës të punëmarrësve në ato subjekte që iu nënshtruan kontrollit.

Psh. është vendosur masa urgjente, e pezullimit të punës për korrigjimin e menjëhershëm të shkeljeve flagrante të konstatuara nga inspektori i punës, në 6 subjekte me aktivitet ndërtues. Më duhet ta theksoj, se kjo praktikë gati nuk ekzistonte fare më parë në punën e inspektorit dhe pse ligji ia jepte këtë të drejtë.

Në 3 subjekte shumë  të rëndësishme pas inspektimit të bërë, është arritur të vendoset shërbimi mjeksor i vazhdueshëm pranë tyre, aktivitetet  e të cilave i përkasin industrisë së rëndë të përpunimit dhe nxjerrjes së  metaleve, aktivitete me risk shumë të lartë për aksidente dhe sëmundje profesionale.

Këto inspektime na kanë shërbyer dhe për një fakt shumë të rëndësishëm, pasi shërbejnë dhe si modele për tu ndjekur nga inspektorët e punës.

Më lejoni t’ju paraqes disa statistika në lidhje me çështje që kanë të bëjnë me sigurinë dhe shëndetin në punë për këtë vit :

  • Janë rregjistruar 55 aksidente në punë. Rreth 23% të aksidenteve kanë ndodhur në miniera ku inspektori i punës nuk është autoriteti i vetëm përgjegjës, për plotësimin e standarteve të kushteve të punës. Pjesa e nëntokës ose galeritë kontrollohen nga Reparti Inspektim Shpëtim Minierave. Nisur nga ky konstatim aktualisht, Dega Rajonale e cila ka dhe përqëndrim më të madh të këtij aktiviteti po mbështetet nga një grup me inspektorë pune të Drejtorisë së Përgjithshme të cilët kanë përvojë pune.
  • 1465 punëmarrës janë diagnostikuar me sëmundje profesionale, shifër kjo që flet për një ndërgjegjësim të punëdhënësve për deklarimin e sëmundjeve profesionale, por që mbetet akoma shumë për të bërë në këtë drejtim.
  • 1478  numri i subjekteve në të cilat funksionon shërbimi mjeksor.
  • 202 subjekte në të cilat janë ngritur Këshillat e Sigurisë. Pavarësisht faktit se janë ngritur si këshilla konstatojmë, se kryesisht janë formal dhe nuk funksionojnë.

Jemi angazhuar si strukturë për zhvillimin e dialogut social, nxitjes së negociatave kolektive, ndërmjetësimit në kohë të konflikteve të punës, në nivel qëndror, rajonal dhe në nivel ndërmarrje.

Numri i ankesave, qe jane disafishuar ne raport me periudha te meparshme, të ardhura nga punëmarrësit është rritur ndjeshëm, gjë që tregon për një besim të rritur kundrejt institucionit tonë. Sipas trajtimit rreth 40 % e tyre  janë zgjidhur në favor të punëmarrësve, dhe po konstatojmë që ankesa të trajtuara vite më parë po ridrejtohen në Institucionin tonë të cilat janë marrë në të gjitha herët në konsideratë për ti trajtuar me seriozitetin e duhur.

Në muajin Korrik të 2013 kanë hyrë në fuqi tre VKM, që kanë dalë në zbatim të ligjit “Për sigurinë dhe shëndetin në punë”. Duke kuptuar se roli ndërgjegjësues është më efektiv se ai sanksionues, Inspektorati i Punës inicioi  një fushatë ndërgjegjësimi dhe kontrolli në  subjektet qëushtronin aktivitet në fushën e ndërtimit dhe të prodhimit të materialeve të ndërtimit duke e vënë theksin në marrjen e masave kolektive të mbrojtjes dhe sidomos përdorimit të pajisjeve mbrojtëse individuale. Po synojme kultivimin e një kulture ndërgjegjësimi si për punëdhënësit me qëllim marrjen e masave të nevojshme të mbrojtjes në punë ashtu dhe të punëmarrësve për përdorimin e pajisjeve mbrojtëse individuale sipas vendit të punës ku ato punojnë. E konceptuam si një fushatë ku inspektorët të dokumentonin me foto objektet, si  dhe çfarë, u përmirësua pas vajtjes së tyre. Sigurisht që pati rezultat, por që për hir të së vërtetës duhet të themi që kemi shumë punë për të bërë në këtë drejtim.

Po në vijim të kësaj idea janë zhvilluar seminare formues me mbështetje të Projektit IPA-2010”Për zhvillimin e burimeve njerëzore në Shqipëri” në bashkëpunim me ILO-n ku pjesmarrës ishin përfaqësues të subjekteve e konkretisht personat përgjegjës të ngarkuar nga punëmdhënësit, që merren me cështje të sigurisë dhe shëndetit në punë.

Me kërkesën tone, u mundësua nga BE në kuadër të Projektit IPA 2010, i zbatuar nga ILO, një spot publicitar si ftesë bashkëpunimi për punëdhënësit dhe punëmarrësit.

Në faqen zyrtare të web site, www.inspektoriatipunes.gov.al çdo i interesuar gjen informacion të plotë rreth punës dhe aktivitetit të Institucionit.

Puna e inspektorit të punës është një punë sa e vështirë aq dhe e bukur. Sfida jonë e gjithhershme është arritja e qëllimit sa të lartë aq dhe fisnik që është të bëjmë sa më shumë vende pune të sigurta dhe të shëndetshme.

Ju faleminderit

 

Zedhenesja e Inspektoriatit te Punes, Daniela Hasani

Nr.Tel  0675004444