Drejtori i Inspektoriatit Shteteror te Punes dhe Sherbimeve Shoqerore, z.Dritan Ylli vizitë në Sofje, takon homologen e tij bullgare znj.Rumjana Mihajlova

Ylli-Mihajlova diskutojne per bashkepunimin e dy institucioneve per rritjen e standarteve te shendetit dhe sigurise ne pune dhe reduktimin e informalitetit dhe punes ilegale

  Kreu i Inspektoratit Shtetëror të Punës Dritan Ylli, ka zhvilluar një  vizitë në Bullgari, ku ka takuar homologen e tij Rumjana Mihajlov. Në  këtë takim të zhvilluar në Sofje, zoti Ylli shoqërohej edhe nga  Inspektori pranë Kreut të Inspektoratit Erion Xhafa. Në këtë takim  janë hedhur bazat e bashkëpunimit mes dy institucioneve.

Gjatë takimit, kreu i Inspektoratit Shtetëror të Punës, z. Dritan  Ylli, diskutoi dhe shkëmbeu mendime me homologen bullgare mbi  reduktimin dhe luftën ndaj ekonomisë informale. Drejtoresha ekzekutive  e Inspektoratit bullgar Mihajlova i shpjegoi z. Ylli metodat më efikase dhe më rezultateve që kishin ndjekur Inspektorati në Bullgari  në drejtim të luftës kundër “punës së zezë”, dhe ilegalitetit.

Kreu I  Inspektoratit Shtetëror të Punës në Shqipëri, theksoi se dy prioritet  e punës sonë janë lufta për evidentimin dhe rekrutimin e  informalitetit dhe rritja e standardeve të sigurisë dhe shëndetit në  punë, ndaj dhe vlerësoi informacionin e dhënë nga homologia bullgare  në këtë drejtim. Të dyja palët diskutuan mbi një draf-marrëveshje e  cila do të nënshkruhet së shpejti.

Një takim mjaft mbresëlënës e ka cilësuar zoti Ylli në faqen e tij në  Facebook, takimin me Drejtoreshën ekzekutive Rumjana Mihajlova, dhe  me stafin e saj drejtues. Ylli shkruante se “Agjensia Shtetërore e  Inspektoratit te Punës në Sofje na njohën gjerësisht me organizimin e  punës dhe ecurinë e suksesshme të Inspektoriatit të Punës në Bullgari,  veçanërisht në drejtim të arritjes së standardeve të BE, për kushtet e sigurisë dhe shëndetit në procesin e punës”. Sipas Yllit, së shpejti  do të nënshkruhet një marrëveshje konkrete bashkëpunimi në mes të Inspektoratit të Punës së Shqipërisë me atë të Bullgarisë. Ndërkohë që  kjo marrëveshje pason marrëveshjen e nënshkruar para disa ditësh me  Kosovën. Marrëveshje të cilën zoti Ylli e cilëson si një projekt shumë  i rëndësisë I BE dhe Organizatës Botërore të Punës. Ylli thekson se ky  projekt synon një ndërveprim konkret dhe të vazhdueshëm të një  bashkëpunimi rajonal, për realizimin e sfidave të ngjashme dhe të  përbashkëta. “Ky projekt synon gjithashtu edhe rritjen dhe përafrimin  e standardeve të sigurisë dhe garancisë për një proces të mirëqenë të  punës, për qytetarët që punojnë në tregjet tona”, përfundon Dritan  Ylli në deklaratën e tij.