Inspektorati shtetëror i Punës, në zbatim të misionit të tij ligjor për garantimin e sigurisë dhe mbrojtjes së shëndetit të punonjesve, nëpërmjet parandalimit të rreziqeve profesionale, eleminimit të faktorëve që përbëjnë rrezik potencial për aksident në punë, si dhe  duke vlerësuar sektorët me risk më të lartë ne kete drejtim,  po vijon kontrollin me tematike marrjen e masave mbrojtëse individuale dhe kolektive per sigurine e punonjësve në këta sektorë.

Rastet e fundit të  aksidenteve të ndodhura  me pasojë humbjen e jetës së 2 punëmarrësve, si pasoje e mosvleresimit real te riskut dhe mungeses se masave mbrojtëse te ligjshme per garantimin e sigurise ne pune, konfirmojne domosdoshmerine e zbatimit te rregulloreve teknike qe permban ligji i sigurise dhe shëndetit ne pune, sikurse ndergjegjesimin edhe me te shtuar per sigurimin teknik dhe vlerësimin paraprak te riskut, per parandalimin e aksidenteve ne pune.   

Keshtu psh, subjekti  të cilit  i ndodhi aksidenti  në nje gurore në Vranisht të Vlorës, aksident që po hetohet nga organet e policise dhe prokurorise, si dhe nga inspektorët e punës, është ne fakt nje subjekt i inspektuar  6 herë nga Inspektorati Punës. Per shkelje të përsëritura, bazuar ne dispozitat ligjore, ky subjekt eshte penalizuar me nje vlerë  prej 500 mije  lekësh. Inspektimi me i fundit është kryer në fillim të këtij muaji, ku detyrat e lëna nga inspektori i punës për tu zbatuar me afat kohor të përcaktuar, kanë qenë të karakterit teknik në drejtim të kushteve të sigurise ne punë. Kjo e shton pergjegjesine ligjore te subjektit, pasi rekomandimet e lena nga inspektori i punes per permiresimin e kushteve te sigurise per punonjësit, nuk jane reflektuar.  

Per kete arsye, duke synuar marrjen e masave kolektive të mbrojtjes dhe sidomos përdorimit të pajisjeve mbrojtëse individuale dhe për të kultivuar një kulturë ndërgjegjësimi si për punëdhënësit ashtu  dhe për punëmarrësit, e gjithë trupa inspektuese e Inspektoriatit te Punes,  është e angazhuar për monitorimin dhe kontrollin e sektorit te ndertimit dhe materialeve te ndertimit. Si rezultat i këtij kontrolli ne te gjithe Shqiperine;

Janë monitoruar 234 subjekte  me aktivitet ndërtim dhe prodhim materiale ndërtimi, ku kemi këto rezultate konkrete:

  • Janë lënë masa rekomanduese për pajisjen dhe vendosjen e masave mbrojtëse individuale te punonjësve,  në  125 subjekte.
  • Në  6 subjekte është marre masa urgjente e pezullimit të punës, për shkak se u gjetën kushte flagrante të shkeljes së legjislacionit të punës, që rrezikonte dukshëm jetën e punëmarrësve.
  • 3 subjekte është marrë vendim penaliteti në vlerën e 300 000 lekëve, për arsye se punëdhënësit nuk kane reaguar për përmirësimin e situatës.
  • Në 17 subjekte,që ushtrojnë aktivitetin e tyre ndërtues, ne Tiranë,  ne Vlorë, Diber, ne Berat dhe në Shkodër, të cilët nuk kanë reflektuar brenda afatit kohor të përcaktuar nga inspektorët e punës, u është hapur proçeduara e inspektimit, dhe do të mbahet qëndrim sipas ligjit.

Siç ju kemi bërë me dije dhe më parë nje kontroll i detajuar per kushtet e sigurise dhe shëndetit te punonjësve eshte ushtruar edhe në zonën e ish -Metalurgjikut, e përcaktuar si zonë me risk shumë të lartë në drejtim të sëmundjeve profesionale dhe aksidenteve në punë. Nisur nga shkeljet ligjore te konstatuara gjate kontrollit, u arrit qe ne një subjekt të rëndësishëm në industrinë metalurgjike në bashkëpunim dhe me sindikatën, te vendosej shërbimi mjeksor në ndërmarrje me kohë të plotë, pasi funksionimi i tij deri me tani ishte fiktiv.

Po në një subjekt tjetër të kësaj industrie, duke qënë se paraqet situatë të perseritur me aksidente në punë, si dhe për shkelje të vazhueshme  te detyrave të lëna më parë nga inspektorët e zonës,  është mbajtur qëndrim me sanksion në masën 2. 2 milione lekë.

Gjithashtu, nisur nga rritja e fluksit te punes ne industrine minerare ne kete stine,  një grup pune nga Drejtoria Qëndrore e Inspektoriatit te Punes, po mbeshtet Degën Rajonale të Qarkut Dibër, me qëllim inspektimin e subjekteve minerare në kete qark. Keto inspektime po behen per zbatueshmërine e Legjislacionit të Punës dhe në veçanti në drejtim të sigurisë dhe shëndetit në punë të minatorëve. Për rezultatet e këtij kontrolli do ju informojmë në vazhdimësi.

Jemi  të vendosur per te shtuar dhe intensifikuar kontrollet ne ato sektore te ekonomise, me risk te larte per aksidente, sikurse per te permiresuar metodologjine e inspektimeve ne drejtim te zbatimit te rregulloreve teknike, per masat mbrojtëse individuale dhe kolektive, qe te parandalohet risku dhe te minimizohen aksidentet ne pune.

 

Mbajtur nga Zedhenesja e Inspektoriatit te Punes, Daniela Hasani

Nr.Tel  0675004444