Inspektorati  Shtetëror i Punës, në vijim te modernizimit te shërbimeve, si dhe për të qenë sa më afer dhe transparent në komunikimin me biznesin, ju ofron që sot atyre mundësinë e deklarimit on-line të aktivitetit.

Ky shërbim i munguar deri me sot, dhe qe është kryer vetëm përmes paraqitjes fizike të përfaqësuesve të biznesit pranë zyrave të Inspektoriatit te Punes, tashmë është e mundur të bëhet nëpërmjet dërgimit që nga zyrat e tyre permes postës elektronike, ne adresen qe ndodhet ne faqen e internetit te Inspektoriatit te Punes, inspektoriatipunes.gov.al.

Ky sherbim do ju kurseje kohën aq të çmuar për perfaqesuesit e biznesit, pritjet në rradhë, apo të çdo lloj burokracie të panevojshme.

Ofrimi i këtij shërbimi, shkon në të njëjtën linjë me prioritetin e Qeverisë për modernizimin dhe dixhitalizimin e shërbimeve ndaj biznesit, duke ndihmuar në përmirësimin e performancës së vetë institucionit tonë, por edhe të kompanive apo bizneseve, për të qënë sa më kompetitiv në tregun e punës.

Ftojmë të gjithë subjektet të zbatojnë me korrektesë  detyrimet që lindin nga ligji “Për inspektimin e punës”, per vetëdeklarimin e tyre në cdo fillim aktiviteti, si dhe të çdo ndryshimi të ndodhur në adresë, numër punëmarrësish, teknologji prodhimi apo kushte pune, duke patur mundësinë të zgjidhni mënyrën më të favorshme për ju.

E perserisim, mjafton të vizitoni faqen zyrtare  www.inspektoriatipunes.gov.al

dhe do të gjeni të gjithë informacionin e nevojshëm për përdorimin e këtij shërbimi. Ju sigurojmë që menaxhimi nga ana e të gjithë Degëve Rajonale në qarqe, do të jetë shumë efektiv dhe serioz.

Gjithashtu, ftojme serish te gjithe punonjësit qe të ankimojne dhe te denoncojne prane zyrave te Inspektoriatit çdo rast të shkeljes së legjislacionit të punës, sikurse i bejme thirrje cdo perfaqesuesi te bizneseve qe te denoncojne cdo rast mungese etike, abuzimi me detyren apo shkelje te ligjit nga ana e inspektoreve te punes, ne faqen tonë zyrtare, ne numrin e telefonit 044 500 734, apo dhe ne cdo rruge tjeter protokollare.

Ashtu si deri me tani, garantojmë trajtimin me seriozitetin maksimal dhe konform kuadrit ligjor te cdo ankese qe do vije prane zyrave te Inspektoriatit te Punes ne te gjithe vendin.

Ju faleminderit.

Zëdhënësja e Inspektoriatit të Punës, Daniela Hasani