Lista e Institucioneve te perkujdesit shoqeror ne supervizionin e ISHPSHSH SHkarko dokumentin

Manual (shkarko dokumentin)

Udhëzues për zbatimin e legjislacionit mjekësor. Shkarko dokumentin

Si duhet të veprojmë në rast të ndodhjes së një aksidenti?

Punëdhënësi ose personi përgjegjës, i ngarkuar prej tij, në rast të ndodhjes së aksidentit duhet të njoftojë menjëherë Inspektoriatin e Punës dhe Institutin e Sigurimeve Shoqërore.

Në rast të një aksidenti në punë ose për shkak të  punës, me pasojë vdekje apo dëmtime të rënda masive, punëdhënësi ose personi përgjegjës, i ngarkuar prej tij, pas dhënies së ndihmës së parë, duhet të ruajë provat materiale, për analizën e këtij aksidenti, dhe të lajmërojë, menjëherë, organet e prokurorisë, Inspektoratin Shtetëror të Punës dhe Institutin e Sigurimeve Shoqërore.

Sa janë afatet e plotësimit të proçes verbalit të aksidentit në punë?

Aksidenti në punë ose për shkak të punës vërtetohet me proçes verbalin e mbajtur në vendin e ngjarjes dhe duhet të nënshkruhet nga punëdhënësi ose personi përgjegjës, i ngarkuar prej tij, si dhe nga inspektori i punës, brenda 3 ditëve nga ndodhja e aksidentit. Fletët e proçes verbalit merren te inspektori që mbulon aksidentet në punë në Drejtorinë Rajonale të Institutit të Sigurimeve Shoqërore.

A duhet të njoftohet Inspektoriati i Punës, nëse ndodh një aksident i lehte?

Punëdhësi është i detyruar që sipas nenit 22 pika 1 të ligjit Nr. 9634, datë 30.10.2006 ”Për inspektimin e punës dhe Inspektoriatin Shtetëror të Punës”, të njoftojë menjëherë Inspektoratin për të gjitha aksidentet në punë, që shoqërohen me vdekje ose jo, si dhe për sëmundjet profesionale.


Untitled Document

SHËRBIMI I KËSHILLIMIT

Inspektorati Shtetëror i Punës ofron këto shërbime:Pajis me Autorizim Administrativ të gjitha subjektet ekonomike.



FORMULARI I DEKLARIMIT

Formulari i deklarimit në Inspektoratin Shtetëror të Punës dhe Sherbimeve Shoqerore.Shkarkoje formularin.


LEGJISLACIONI

Aktet Ligjore dhe nënligjore mbi të cilat funksionon Inspektoriati i Punës. Klikoni për të shfletuar ligjislacionin.