Drejtori i Inspektoriatit te Punes, Dritan Ylli takim me 820 punonjes ne nje ndermarrje fason ne Berat

Dritan Ylli – punonjesve: Ne jemi mbrojtesit e te drejtave te tuaja te ligjshme, ndaj ju ftojme te na paraqisni cdo rast te shkeljes se legjislacionit te punes

 Inspektoriati Shtetëror i Punës organizoi një takim me administratoret dhe personat përgjegjës të kompanive më të njohura ne Qarkun e Beratit për kushtet e sigurisë dhe shëndetit në vendet e punës, me qëllim informimin dhe njohjen e tyre me bazën ligjore. Ne kete takim merrnin pjesë përfaqësues të kompanive nga sektorë të ndryshëm të ekonomisë, si në sektorin e ndërtimit, sektorit fason, sektorit të energjisë dhe të turizmit etj.

Objekti kryesor i ketij takimi ishte rritja dhe kultivimi i nje kulture te re ndergjegjesimi per zbatimin e rregulloreve te reja per sigurine dhe shendetin ne pune ku nje nga pikat kryesore eshte  mbrojtja kolektive dhe individuale ne  vendin e punes, me qellim parandalimin e riskut dhe rritjen e sigurise per punonjesit.

Takimi u zhvillua ne forme bashkebisedimi, gjithnje ne funksion te sfides dhe qellimit te perbashket per berjen e vendeve te punes me te sigurta dhe te shendetshme, dhe ruajtjen e asetit me te cmuar Jeten e njeriut.

 Drejtori i Inspektoriatit te Punes, Dritan Ylli theksoi si shume te rendesishme, shtimin e inspektimeve me tematike, nese do te jete respektuar kontrata e ligjshme ne mes te punedhenesve dhe punemarresve dhe natyrisht zbulueshmeria e punesimit ilegal dhe e subjekteve qe ushtojne aktivitet ne kushte informale.

Nje tjeter orientim  ishte dhe kujdes i shtuar për kushte pune të sigurta dhe vende pune të shëndetshme për punëmarrësit.

Në këtë drejtim përvec përzgjedhjes së subjekteve me risk me të lartë për sigurinë dhe shëndetin në punë  për tu inspektuar kemi zhvilluar dhe aktualisht po vazhdon aksioni për të gjithë subjektet ndërtuese dhe prodhuese të materialeve të ndërtimit, i cili synon të krijojë një klimë ndërgjegjësimi për punëdhënësit dhe punëmarrësit për marrjen e masave kolektive të mbrojtjes dhe përdorimit të pajisjeve mbrojtëse individuale.

Kreu i Inspektoriatit shteteror te punes bashke me trupen inspektuese kreu nje vizite inspektimi prane nje ndermarrje fason me 820 punonjes (shumica gra dhe vajza). Qellimi i kesaj vizite ishte njohja mbi te drejtat qe kane punemarresit ne raport me legjislacionin e punes. Kryeinspektori Z. Dritan Ylli theksoi qarte misionin qe ka Inspektoriati i Punes per te mbrojtur te drejtat e punemarresve ne rastet e abuzimeve apo cenimeve ne lidhje me te drejtat qe ju jep kodi i punes dhe legjislacioni i punes. Gjithashtu Z.Ylli ne vazhdimesi te bisedes se tij me punemarresit ju beri me dije qe asnje te mos hezitoje te ankohet prane Degeve rajonale te inspektoriatit te punes, por gjithashtu dhe ne drejtorine qendrore ne rastet e shkeljeve te legjislacionit te punes, duke ruajtur anonimatin e tyre.