Drejtori i Inspektoriatit te Punes Dritan Ylli: Eshte nje detyrim ligjor dhe human qe 1 nder 10 te punesuar te jete i aftesuar per ofrimin e nje ndihme te shpejte dhe cilesore

—-

Drejtuesit e Inspektoriatit Shteteror te Punes zhvilluan sot nje takim pune ne mjediset e Kryqit te Kuq Shqiptar.

Ky takim kishte per qellim trajnimet dhe aftesimin e punonjesve per dhenien e ndihmes se shpejte ne rastet e ndodhjes se anksidenteve.

Drejtori i Inspektoriatit Shteteror te Punes  z.Dritan Ylli, zhvilloi nje takim me Presidentin e Kryqit te Kuq Shqiptar z.Ylli Alushi dhe se bashku vizituan disa prej klasave ku po zhvillohej Kursi trajnues te organizuar nga Kryqi i Kuq Shqiptar ne menyre shume profesionale per informimin dhe rendesine e ndihmes se shpejte.

Pas ketij takimi drejtori i Inspektoriatit te Punes, z.Ylli u shpreh se “nje nder qellimet kryesore te Inspektoriatit shteteror te punes eshte krijimi i vendeve te sigurta dhe te shendetshme ne pune me qellim parandalimin e aksidenteve, por dhe ne rastet kur keto ngjarje ndodhin merr rendesi jetike dhenia e ndihmes se pare dhe te shpejte. Gjithashtu ai theksoi se eshte nje detyrim ligjor dhe human qe 1 nder 10 te punesuar te jete i aftesuar per ofrimin e nje ndihme te shpejte dhe cilesore. Ylli tha se Kryqi i Kuq Shqiptar eshte institucion i licensuar nga Qendra Europiane e Ndihmes se Shpejte me qender ne Bruksel, dhe operon prej shume vitesh ne Shqiperi per dhenien e ndihmes se pare me nje shtrirje ne te gjithe vendin me deget e saj. Prandaj jemi sot ketu, tha Kreu i Inspektoriatit te Punes ne kete takim njohes, sensibilizues dhe informues me qellim qe te punojme me kembengulje per te perhapur njohurite e dhenies se ndihmes se pare, duke theksuar qe ndihma e pare e shpeton jeten e nje njeriu vetem kur jepet me menyren e duhur dhe nga nje person qe di ta jape ate.

Nderkohe nga ana e tij Presidenti i Kryqit te Kuq Shqiptar Z. Alushi permbylli kete takim duke falenderuar Inspektoriatin Shteteror te Punes per Inciativen dhe mbeshtetjen e tij ne kete fushate sensibilizuese. Ai u shpreh se Kryqi i Kuq Shqiptar eshte i gatshem qe ashtu si deri me tani te realizoje keto kurse ne kohe dhe me cilesi ne te gjithe vendin.

 

Ju faleminderit.

Zëdhënësja e Inspektoriatit të Punës, Daniela Hasani