Agjencia Shteterore per Mbrojtjen e te Drejtave te Femijeve dhe Inspektoriati i Punes takim ne Bashkine e Bulqizes per parandalimin e punes se te miturve ne industrine minerare

—-

Ne Bashkine e Bulqizes u zhvillua nje takim me aktoret kryesore shteterore dhe disa prej oganizmave kryesore qe kujdesen per mbrojtjen e femijeve per te diskutuar parandalimin e punes se te miturve ne industine minerare. Ky takim organizohej nga Agjensia Shteterore per Mbrojtjen e te Drejtave te Femijeve ne bashkepunim me Inspektoriatin Shteteror te Punes njekohesisht dhe me Bashkine e Bulqizes. Ne takim gjithashtu merrnin pjese perfaqesues nga Policia e Shtetit, nga Drejtoria Arsimore nga prezenca e OSBE-se dhe nga Prefektura. Kryetarja e agjensise shteterore te mbrojtjes se te drejtave te femijeve,znj.Ina Verzivolli theksoi domosdoshmerine e koordinimit me efikas me perfaqesues te pushtetit qendror me ate vendor per te bere te mundur ndaljen e problemit shume shqetesues te punes se te miturve ne industrine minerare ne Bulqize. Ajo theksoi se ky takim qe nuk eshte organizuar me pare eshte vetem nisja e nje koordinimi me te mire te punes per luften kunder ketij problemi shqetesues.

Nga ana e tij Drejtori i Inpsektoriatit Shteteror te Punes Dritan Ylli u shpreh se fenomeni i punes se te miturve haset me teper ne ato zona informale te shfrytezimit te mineralit te kromit. Çështjet e punës së fëmijëve, dhe roli i inspektorëve në lidhje me to kërkojnë një vëmendje të shtuar për të patur rezultate konkrete. Shqetësim ky shumë i prekshëm dhe në Qarkun Dibër dhe sidomos Bulqizë, ku ky fenomen është shumë evident. Zoti Ylli u shpreh se vetëm para dy muajsh në këtë qark e konkretisht në këtë rreth, është ushtruar kontroll në të gjithë sektorin minerar si ndër sektorët më të vështrirë dhe më me risk të ekonomisë. Ai theksoi se asnjë punëmarrës nën 18 vjeç nuk është lejuar me autorizimin e inspektorit të punojë në kete kategori pune për vetë rrezikshmërinë që paraqet.

Drejtori i Inspektoriatit te Punes, Dritan Ylli tha se ka dy lloj kategorish të fëmijëve që punojnë;

Fëmijë që punojnë në sektorin formal të ekonomisë, dhe në sektorin  joformal.

Për sa i përket kategorisë së parë të fëmijëve që punojnë në sektorin formal si në rrobaqepësi, fabrikat e prodhimit të këpucëve, përpunim peshku, call center etj, janë kategori të miturish që i përkasin grup-moshës 16-18 vjeç, të cilët janë nën monitorim të vazhdueshëm nga inpektorët e punës. Nga ana jonë si institucion i vihet vashdimisht theksi rritjes së profesionalizmit të inspektorëve për trajtim sa më korrekt të çdo rasti punësimi të punëmarrësve nën 18 vjeç.

Per të miturit që i përkasin kategorisë së sektorit informal, që është me i perhapur ne Bulqize, kërkohet nje bashkëpunim me të gjithë agjensitë ligjzbatuese të cilat ngarkohen me trajtimin dhe kontrollin e tyre. Ne jemi investuar për evidentimin e ekonomisë informale dhe kemi patur rezultate konkrete. Ai theksoi gjithashtu se duhet të punojmë fort në zbatim të ligjit për minizimin e këtij fenomeni me pasoja të rënda dhe afatgjata  për të gjithë shoqërinë .