Takim me përfaqësuesen e Departamentin Amerikan të Punës

Pranë ambienteve të Inspektoratit Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore me datë 14/11/2018, Kryeinspektori i ISHPSHSH-së, Z. Arben Seferaj priti znj. Teodora Mladenovic përfaqësuese e Zyrës që mbulon punën e fëmijëve në Departamentin Amerikan të Punës.

Në takim u diskutua rreth sfidave dhe prioriteteve të Inspektoriatit Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore, si pjesë e Mekanizmit Kombëtar për referimin e rasteve të punës së detyruar dhe trafikimit të qënieve njerëzore në funksion të një plan-veprimi të përbashkët.

Kryeinspektori z.Seferaj, njohu shkurtimisht, znj. Mladenovic, me sfidat e deritanishme, të Inspektoratit Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore për të rritur performacën dhe efektivitetin e inspektimeve të kryera duke synuar përmbushjen e misionit, që ligji u ngarkon inspektorëve të punës.

Gjatë vitit 2017 Shqipëria ka bërë një përparim të moderuar në përpjekje për të eliminuar format më të rënda të punësimit të fëmijëve. Qeveria miratoi rregulloren për mbrojtjen e fëmijëve në punë e cila parashtron një listë të profesioneve të rrezikshme për fëmijët nën moshën 18 vjeç.

Gjithashtu Qeveria Shqiptare ka miratuar Programin Kombëtar për të Drejtat e Fëmijëve, i cili synon të mbështesë zhvillimin dhe përfshirjen sociale të fëmijëve.

Në interesin dypalësh, me angazhim maksimal në luftë kundër rasteve të punës së detyruar të fëmijëve, shfrytëzimit ekonomik, përfshirë fëmijët në situatë rruge, e ku mbas referimeve të vakumeve ligjore, janë propozuar parashikimet e ndryshimeve dhe rregullimeve ligjore e funksionale.

Gjithashtu përmes këtij bashkëpunimi do të synohet në rritjen e kapaciteteve institucionale, përmes trajnimeve të trupës inspektuese, si për kontrollin e punës së fëmijëve ashtu dhe për evidentimin e rasteve të dyshuara të trafikimit.
Hartimi i planeve të përbashkëta do të jëtë dhe pikënisja e këtyre angazhimeve, duke synuar në forcimin e kontrollit, për minimizimin e formave të punësimit të të miturve që vijnë në kundërshtim me Legjislacionin e Punës.

Puna do të vazhdojë edhe nëpërmjet forcimit të mëtejshëm të mekanizmit të ankesave, në mënyrë që publiku i gjërë të raportojë rastet e shfrytëzimit të fëmijëve.