Inspektoriati Punës me mbështetjen e MMSR-së, nis takimet informuese për ndryshimet në Kodin e Punës. Ndryshimet në Kodin e Punës, një mbrojtje më shumë për të drejtat e punonjësve

Dritan Ylli: Sot po hapim siparin e takimeve me qëllim informimin e punëdhënësve dhe punëmarrësve, qoftë për ndryshimin e Kodit të punës, por dhe për kuadrin ligjor të marrëdhënieve të punës në tërësi në mënyrë që të respektohen më shumë të drejtat e punonjësve.

Inspektoriati Shtetëror i Punës me mbështetjen e Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, kanë nisur takimet informuese me përfaqësuesit e sipërmarrjes private dhe të përfaqësive të punonjësve, për informimin e tyre për ndryshimet më të fundit në Kodin e Punës, sikurse edhe për legjislacionin e punës në tërësi. Për këtë qëllim, sot u zhvillua një takim me përfaqësues dhe drejtues të sistemit bankar në Shqipëri. Ky takim u bë me qëllim informimi, jo vetëm për ndryshimet në Kodin e Punës, ndryshime që do të hyjnë së shpejti sikurse për cdo sqarim tjetër në raport me marrëdhëniet e punësimit dhe përmirësimin e kushteve të punës në tërësi. Takimi ishte konceptuar si nje tryeze e rrumbullaket bashkebisedimi per pyetje apo sqarime te perfaqesuesve të punëdhënesve të sektorit banker, në raport me marredhenien e punes dhe ligjshmerine e saj.

Stafi teknik i Inspektoriatit te Punës ju pergjigj dhe sqaroi deri në detaje, cdo problematikë të ngritur nga përfaqesuesit e bankave, si psh: – Për kontratën e punës – marrjen e praktikantëve në punë, -të drejtat dhe detyrimet që derivojnë nga kontrata e punës, etj.

Drejtori i Inspektoriatit të Punës, z.Dritan Ylli u shpreh se të gjithë rekomandimet që dolën në këtë tryeze, sikurse cdo vërejtje dhe sygjerim qe vjen nga përfaqesuesit e bizneseve ne përgjithësi, do të jenë gjithnjë pjesë e axhendës së punës sonë të përditshme, me qëllim përmirësimin e saj.

Në fjalën e mbajtur në këtë takim Drejtori i Inspektoriatit, tha se: Ne sot po hapim siparin e takimeve me qëllim informimin e punëdhënësve qoftë për ndryshimin e Kodit të punës, por edhe në kuadrin ligjor të marrëdhënieve të punës në tërësi në mënyrë që të respektohen më shumë të drejtat e punonjësve. Puna e kryer në sektorin bankar, parë në këndvështrimin e Inspektoratit të Punës duhet pranuar, që është e rregulluar dhe funksionon mjaft mirë. Kështu shpesh në këtë sektor puna kërkon kryerjen e orëve shtesë, apo në periudha të caktuara të vitit, punëmarrësve u duhet të punojnë dhe në ditët e pushimit javor.

Në numrin e të punësuarve ka një përqindje të lartë të punëmarrëseve femra, dhe na kanë rezultuar edhe raste jo të kënaqshme me menaxhimin e të drejtës që ju jep ligji për lejet e lindjes, rikthimin në punë pas kryerjes së saj, përkujdesjes për fëmijët gjatë periudhës së mëmësisë etj. Pavarësisht kushteve komode, që u janë krijuar të punësuarve, ergonomia në vendin e punës është shumë e rëndësishme për uljen e rrezikut të sëmundjeve profesionale, që lidhen me shtyllën kurrizore, si pasojë e qëndrimit gjatë ulur apo të syve të cilët punojnë në ekrane shfaqës. Për këtë qellim ne do vijojmë takime edhe me grupe te tjera interesi nga ndërmarrje private duke ruajtur atë urë të domosdoshme bashkëpunimi, komunikimi dhe informimi reciprok.

Sektori Bankar mund te themi që është një ndër sektorët më të mirë respektivisht ne marrëdhëniet me punëmarrësit por gjithsesi edhe këtu ka problematika të caktuara, si në raport të marrëdhënieve të punësimit ashtu dhe për sigurinë dhe shëndetin në punë. Ndryshimet e fundit në Kodin e Punës,  prekin dhe sqarojnë shumë saktë këto situata, të lartpërmëndura  si dhe shumë të tjera, duke sjellë dhe risi, si qasje e dinamikave që pëson vazhdimisht tregu i punësimit.

Një nga ndyshimet ka të bëjë dhe me dokumentacionin që punëdhënësi duhet ti paraqesë inspektorit të punës, ku është shtuar “Dokumenti i vlerësimit të riskut për çdo vend pune të shoqëruar me masa parandaluese”. Nga ana jonë sapo ka përfunduar së konceptuari “Manuali i vlerësimit të riskut” si dokument, i cili do të jetë ndihmë konkrete si për inspektorët e punës ashtu dhe për punëdhënësit.

Në rastin e sektorit bankar në hartimin e këtij dokumenti, i cili del në zbatim të dispozitave ligjore dhe nënligjore të Ligjit për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë, duhet të gjejë zbatim dhe VKM Nr 521 datë 06.08.2014 “Për miratimin e Rregullores “Mbi kërkesat minimale të Sigurisë dhe shëndetit në punën me ekran shfaqës”, pasi mënyra e të punuarit në këtë sektor  e dikton një gjë të tillë.

Falënderoj organizatorët e këtij takimi, pasi të tilla takime na bëjnë të reflektojë secili nga në për qëllimin e përbashkët zbatimin e ligjit dhe përmirësimin e mëtejshëm të mjedisit të punës, për ta bërë sa më dinjitoz atë.