EU-OSHA u bën thirrje punëdhënësve dhe punonjësve, që t’a trajtojnë atë së bashku

 Sot në Bruksel, Agjencia Europiane për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë (EU-OSHA) nisi një fushatë dy vjeçare mbarë Europiane: “Vende pune të shëndetshëm, menaxhojnë stresin“. Prevalenca e stresit që lidhet me punën në Europë është tronditëse. Sondazhi i fundit mbarë Europian i EU-OSHA tregoi se 51% e punëtorëve kanë vërejtur se stresi në punë është i zakonshëm në vendin e tyre të punës dhe se 4 nga 10 punëtorë, mendojnë se stresi nuk po trajtohet mirë në organizatën e tyre. Megjithatë, së bashku, punëdhënësit dhe punëtorët, mund të menaxhojnë me sukses dhe të parandalojnë stresin dhe risqet psikosocialë që lidhen me punën. Fushata Vende pune të Shëndetshëm, synon që t’i ndihmojë kompanitë që të bëjnë pikërisht këtë.

Edhe Shqipëria, si vend anëtar me pikën e saj koordinuese në Agjencinë Europiane për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë (EU-OSHA), dhe njekohesisht vend ne proces te mbare për marrjen e statusit te vendit kandidat per në BE, do të mbështesë këtë fushatë dhe të gjitha aktivitetet që do të organizohen nga kjo Agjenci.

Drejtori i Pergjithshem i Inspektoriatit Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore, z. Dritan Ylli u shpreh se e shikon me shumë interes dhe proritet këtë fushatë, për menaxhimin e stresit në vendin e punës, pasi Shqipëria në zhvillimin social, ekonomik dhe kulturor të saj, duhet t’i kushtojë vëmendje të veçantë sigurisë dhe shëndetit në punë dhe sidomos të gjithë faktorëve që ndikojnë në shëndetin në punë, dhe sidomos atyre psiko-socialë.  Inspektoriati i Punes po bën një punë të rendesishme dhe i ka kushtuar nje vemendje te vecante përmirësimit të standarteve te sigurisë dhe shëndetit në punë, duke orientuar proçesin e inspektimit në subjekte që paraqesin rrezikshmëri të lartë për shëndetin e punëmarrësve si dhe në përafrimin e legjislacionit shqiptar me atë të BE-së.

“Kemi rritje të numrit të mjekëve ku janë rregjistruar 1108 mjekë ndërmarrje, si dhe kemi një rritje të zbulueshmerise se numrit të sëmundjeve profesionale, i cili është 3880 punëmarrës, kjo si pasojë e ndërgjegjësimit të punëdhënësve për deklarimin dhe mos fshehjen e tyre“, theksoi z.Ylli. Gjithashtu Inspektoriati i Punes, po vijon punën se bashku dhe me institucione te tjera pergjegjese, për transpozimin e Direktivave Europiane për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë.

Inspektoriati Shteteror i Punes, ka realizuar një varg aktivitetesh me qëllim promovimin e një kulture parandaluese dhe bërjen e vendeve të punës të sigurt të shëndetshëm e produktivë. Janë trajnuar 27  inspektorë të punës nga inspektoratet  rajonale dhe IShP-ja, ku  morën informacionin bazë mbi riskun psiko-social në punë.

 Agjensia Europiane për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë (EU-OSHA) kontribuon për ta bërë Europën një vend më të sigurtë, më të shëndetshme dhe më produktiv për të punuar. Agjencia bën kërkime, zhvillon dhe shpërndan informacione të besueshme, të balancuara dhe të paanshëm në lidhje me sigurinë dhe shëndetin dhe organizon fushata mbarë europiane për rritjen e ndërgjegjësimit në lidhje me këto probleme.

 Për këtë qëllim Agjencia Europiane për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë (EU-OSHA) nis fushatën dy vjeçare mbarë Europiane: “Vende pune të shëndetshëm menaxhojnë stresin”.

 Fushata Vende Pune të Shëndetshëm synon që të tregojë se risqet psikosocialë mund të trajtohen në të njëjtën mënyrë sistematike si dhe çdo risk tjetër i sigurisë dhe i shëndetit në punë. Ajo synon që të nxisë përdorimin e mjeteve të thjeshta, të cilat mund t‘i ndihmojnë organizatat që t‘i menaxhojnë në mënyrë efektive këto risqe si dhe të nxjerrë në pah efektet pozitive të të vepruarit në këtë mënyrë.

 Fushata i fton të gjitha organizatat dhe individët që të marrin pjesë në të, në nivel lokal, kombëtar dhe europian. Ajo do të koordinohet në nivel kombëtar nga pikat fokale kombëtare të EU-OSHA në më shumë se 30 vende të Europës dhe do të mbështetet nga partnerët zyrtarë të fushatës, nga organizatat mbarë – europiane e shumëkombëshe si dhe nga partnerët e mediave të fushatës. Fushata Vende Pune të Shëndetshëm mbështetet edhe nga Presidenca e Këshillit të BE, nga Parlamenti Europian, nga Komisioni Europian si dhe nga partnerët socialë europianë.  Duke qënë se Shqipëria ka pikën e saj fokale në këtë agjensi do kontribuojë me pjesëmarrjen e saj në të gjitha aktivitetet e drejtuara ng EU-OSHA.

“Vende Pune të Shëndetshëm Menaxhojnë Stresin“ do të veprojë për dy vjet dhe do të përfshijë qindra organizata nga e gjithë Europa, duke përfshirë një sërë aktivitetesh, të tilla si sesione trajnuese, konferenca dhe seminare, postera, konkurse filmash dhe fotografish, pyetsorë, skema sugjeruese, fushata marketingu si dhe konferenca shtypi. Një aktivitet shumë i rëndësishëm në kalendarin e fushatës është ceremonia e dhënies së çmimeve për praktikat e mira europiane, e cila do të fillojë në 15 prill. Inkurajohen aplikimet nga të gjitha organizatat europiane, të cilët po zbatojnë me sukses masa për të reduktuar dhe eliminuar stresin.

 

 

Daniela Hasani

0675004444