Ky shërbim është projektuar për vendosjen e standarteve në marrëdhëniet me biznesin.

Për cfarë shërben:

  • Është një mundësi testimi për çdo subjekt, në lidhje me zbatimin e legjislacionit të punës, duke krijuar mundësinë e vetëkorrigjimit.
  • Për standartizimin e punës sonë, në çdo vendimarrje.

Qëllimi i aplikimin të kësaj metodologjie:

  • Mundësi testimi i çdo punëdhënësi, në lidhje me zbatimin e legjislacionit të punës, duke krijuar mundësinë e vetëkorrigjimit.
  • Rritje e inteligjencën profesionale të inspektorëve të punës, transparencë në vendimmarrjen e tij, minimizim i abuzimit me detyrën.
  • Trajtim i barabartë, për mos respektimin e të njëtës dispozitë ligjore, në kushte të barabarta.
  • Vendosjen e standarteve në punën tonë, në orientimin e inspektimit dhe praktikës inspektuese.

Funksiononimi i matrices fillon sipas kritereve:

  • Llojit të inspektimit (vendosja e NIPT-it, për përdorues -punëdhënës), duke bërë diferencën në vendim-marrje për shkelje evidentuar:
    1. në një inspektimi për herë të parë,
    2. në një inspektim të përsëritur e ku shkelje është herë e parë që evidentohet
    3. në një inspektim të përsëritur e ku pavarësisht të gjithë këshillimeve, detyrave të lëna për zbatim, paralajmërive me shkrim, vijojnë të përsëriten të njëjtat shkelje të ligjit
    4. në një inspektimi për aksident në punë.
  • Llojit të aktivitetit ku bëhet diferenca e shkallës së rrezikshmërisë që mbart me vete një aktivitet i caktuar. Aktualisht janë 199 mundësi zgjedhje për lloj ushtrimi aktiviteti, të grupuara në 9 aktivitet sipas klasifikimit të Zyrës Ndërkombëtare të Punës (ILO). Çdo zgjedhje për lloj aktiviteti (199 të tilla në sistem), bën diferencim e masës së dënimit për të njëjtën shkelje të dispozitës ligjore, pasi cdo aktivitet është i lidhur me një shkallë rrezikshmërie të ndryshme nga tjetri.

Konkretisht aktivitetet janë sistemuar si më poshtë:

  1. Bujqësi, Pyje, Peshkim me detajimet e mëposhtme për zgjedhje (fushë në përmirësim të vazhdueshëm):
1 Kultivime agrikulture
2 Kultivime e rritje e drithërave
3 Kultivime e rritje e perimeve
4 Kultivime e rritje e duhanit
5 Kultivime e rritje e bimëve tekstile
6 Kultivime e rritje e luleve
7 Kultivime e rritje e bimëve foragjere e bujqesore
8 Kultivimi i produkteve të kafshëve
9 Gjuetia
10 Përdorimi i zonave pyjore
11 Mbledhja e bimeve të egra
12 Shërbimet për mbështetjen e silvikulturës
13 Peshkimi në ujërat detare, në lagunë dhe shërbimet përkatëse.
14 Të tjera që nuk përfshihen më lart (aktivitet kultivues)
  1. Miniera kariera me detajimet e mëposhtme për zgjedhje (fushë në përmirësim të vazhdueshëm):
1 Nxjerrja e naftës bruto
2 Nxjerrja e gazit natyror
3 Nxjerrja e shfrytëzimi i mineralave metalurgjike
4 Nxjerrja e gurëve zbukurues dhe ndërtues, gur gëlqeror, gips
5 Nxjerrja e zhavorrit dhe rërës
6 Nxjerrjen e argjilave baltave
7 Aktivitete mbështetëse për nxjerrjen e naftës dhe gazit natyror
8 Nxjerrja e asfaltit dhe bitumit natyral
9 Nxjerrja e mineraleve të tjera nga guroret
10 Nxjerrja e kripës
11 Aktivitete mbështetëse për nxjerrjen e gurëve dekorativ për ndërtim, gips, gëlqere dhe çimento
12 Të tjera që nuk përfshihen më lart (aktivitet minerar)
  • Ndërmarrje prodhuese me detajimet e mëposhtme për zgjedhje (fushë në përmirësim të vazhdueshëm):
1 Industri ushqimore
2 Industri e pijeve
3 Industria e duhanit
4 Industri tekstile
5 Prodhimi i bukës/brumit
6 Prodhimi i produkteve të tjera të ushqimit
7 Prodhimi i ëmbëlsirave
8 Përpunimi i çajit dhe i kafesë
9 Prodhimi i erëzave
10 Prodhimin e sapuneve dhe detergjenteve
11 Prodhimi i produkteve të pastrimit e lustrimit
12 Prodhimi i parfumeve dhe produkteve kozmetikë
13 Prodhimi i ushqimeve të gatshme të bazuara në peshk, mish, konserva
14 Përpunimi i produkteve për ushqimin e kafshëve
15 Prodhim konfeksione e veshje
16 Prodhimi i artikujve të ndryshme të industrisë së drurit dhe produktet prej drurit
17 Prodhimi i letres, dhe produketeve prej letre
18 Shtypshkronjat
19 Prodhimi i produkteve kimike
20 Prodhimi i produkteve farmaceutike
21 Prodhimi i materialeve plastike
22 Prodhimi i produkteve metalike produkte elektronike, elektrike dhe optike
23 Prodhimi i mjeteve të transportit
24 Mirëmbajtja dhe instalimi i makinerive
25 Të tjera që nuk përfshihen më lart (aktivitet prodhues)
  1. Elektricitet, gaz, ujë me detajimet e mëposhtme për zgjedhje (fushë në përmirësim të vazhdueshëm):
1 Furnizimi me energji elektrike, gas, ujë
2 Shtrimi dhe reabilitimi i rrjeteve te ujit, gazit e energjise
3 Aktivitetet e rehabilitimit dhe shërbimet e menaxhimit të mbeturinave
4 Menaxhimi i rrjeteve të kanalizimit
5 Shpërndarja e lëndëve djegëse të gazta
6 Tregëtimi i gazit
7 Mbledhja dhe pastrimi i ujërave të ndotura
8 Mbledhja e mbetjeve të ngurta jo të rrezikshme
9 Mbledhja e mbeturinave të ngurta dhe jo të ngurta të rrezikshme
10 Trajtimi dhe asgjësimi i mbetjeve të tjera të rrezikshme e jotë rrezikshme
11 Riciklimin e mbeturinave të ngurta urbane e industriale
12 Përgatitje për riciklimin e materialeve plastike për prodhimin e lëndëve të para si plastikë, material sintetike
13 Të tjera që nuk përfshihen më lart (aktivitet furnizues dhe mirëmbajtës: elektriciteti, gazi dhe uji)
  1. Ndërtim me detajimet e mëposhtme për zgjedhje (fushë në përmirësim të vazhdueshëm):
1 Zhvillimi i projekteve të pasurive të paluajtshme
2 Ndërtimi i ndërtesave banesore dhe jo-rezidenciale
3 Ndërtimi i rrugëve, autostradave dhe pistave të aeroporteve
4 Ndërtimi i linjave hekurudhore tokësore e nëntokësore
5 Ndërtimi i urave dhe tuneleve
6 Ndërtimi i shërbimeve publike për transportin e lëngjeve
7 Ndërtimi i shërbimeve publike për energji elektrike dhe telekomunikacion
8 Punimeve hidraulike
9 Përgatitja e vendit të ndërtimit dhe rregullimi i tokës
10 Instalimet elektrike përfshirë edhe mirëmbajtjen dhe riparimin
11 Instalimi i sistemeve elektronike (duke përfshirë mirëmbajtjen dhe riparimin)
12 Instalimet e ndriçimit rrugor dhe pajisjeve elektrike të sinjalizimit
13 Instalimet e ndriçimittë pistave të aeroportit (duke përfshirë mirëmbajtjen dhe riparimin)
14 Instalimi i sistemeve hidraulike ngrohjes dhe ajrit të kondicionuar (përfshirëmirëmbajtje dhe riparim) në ndërtesa ose punime të tjera ndërtimore
15 Instalimi i sistemeve të shpërndarjes së gazit (përfshirë mirëmbajtjen dhe riparimin)
16 Instalimi i sistemeve zjarrfikëse
17 Instalimi i impianteve të trajtimit të ujit për pishinat (duke përfshirë mirëmbajtjen dhe riparimin)
18 Instalimi i sistemeve të ujitjes për kopshte (përfshirë mirëmbajtjen dhe riparimin)
19 Instalimi, riparimi dhe mirëmbajtja e ashensorëve dhe shkalleve levizese
20 Izolime termike
21 Vepra akustike ose anti-dridhje
22 Instalimi i kasafortave, arkave të thesarit, dyerve të blinduara
23 Aktivitete jo të specializuara të punëve ndërtimore (muratorë)
24 Pastrime e aktivitete të ngjashme për muret e jashtme të ndërtesave
25 Vinçerë dhe pajisje të tjera (marre) për ndërtimin ose prishje ndertimi
26 Të tjera që nuk përfshihen më lart (aktivitet ndërtues)
  1. Tregëti me shumicë e pakicë (Hotel-bar-restorante) me detajimet e mëposhtme për zgjedhje (fushë në përmirësim të vazhdueshëm):
1 Tregtia në shumicë dhe jo vetëm, e makinave, dhe makinave të lehta
2 Agjentët e përfshirë në shitjen e automjeteve dhe automjeteve të lehta (duke përfshirë dhe agjensitë)
3 Riparimet mekanike të automjeteve
4 Riparimi i sistemeve elektrike për automjetet motorike
5 Riparimi dhe zëvendësimi i gomave për automjete
6 Larje makine, tapicerie
7 Aktivitete të tjera për mirëmbajtjen dhe riparimin e automjeteve
8 Tregti në shumicë e pjesëve dhe aksesorëve të makinave
9 Mirëmbajtja dhe riparimi i motoçikletave dhe motoçikletave (përfshirë gomat)
10 Agjentë shitje të lëndëve të para bujqësore
11 Agjentë shitje të luleve dhe bimëve
12 Agjentë shitje të kafshëve të gjalla
13 Agjentë shitje të fibrave tekstile të papërpunuara dhe gjysëm të gatshme lëkurat e papërpunuara
14 Agjentë shitje e lëndëve djegëse mineraleve, metaleve dhe produktevekimike
15 Agjentë shitjeshte drurit dhe materialeve të ndërtimit
16 Agjentë shitjesh te makinerive impianteve industriale, anijeve dhe avion
17 Agjentë shitjesh të makinerive bujqësore, makina për zyra, pajisje telekomunikuese, kompjutera dhe pjesësh këmbimi për ta.
18 Agjentë shitjesh të mobiljeve, sendeve e pajisjeve shtëpiake
19 Agjentë shitjeshtë tekstileve, veshjeve, këpucëve dhe artikujve prej lëkure
20 Agjentë shitjesh të ushqimit, pijeve dhe duhanit,
21 Agjentë shitjesh të materialeve elektronike për konsum, audio dhe video, materiale elektrike për përdorim shtëpiak, pajisje shtëpiake
22 Agjentë shitjesh te pajisjeve sportive, biçikleta
23 Farmaci
24 Shitja me pakicë produkte ushqimore dhe jo ushqimore
25 Shitës ambulantë
26 Bar-restorante
27 Të tjera që nuk përfshihen më lart (aktivitete tregtare)
  • Transport, Magazinim, telekomunikacion me detajimet e mëposhtme për zgjedhje (fushë në përmirësim të vazhdueshëm):
1 Transport (hekurudhor) madhrash
2 Transport (tokësor) madhrash
3 Transport (ujor) madhrash
4 Transport (hekurudhor) udhëtarësh
5 Transport (tokësor) udhëtarësh
6 Transport (ujor) udhëtarësh
7 Transport (ajror) udhëtarësh
8 Transport gazi, lëndë plasëse
9 Sherbim e mirembajtje telekomunikacione fikse
10 Sherbim e mirembajtje telekomunikacione mobile
11 Aktivitetet e programimit dhe transmetimet televizive
12 Aktivitetet transmetimeve radiofonike
13 Media e shkruar (gazetat)
14 Portalet online “Ëeb”
15 Media audio-vizive (TV)
16 Aktivitetet e qendrës së thirrjes (call-center)
17 Të tjera që nuk përfshihen më lart (aktivitete transporti-telekomunikacioni)
  • Finance, sherbime, sherbime te sigurimeve me detajimet e mëposhtme për zgjedhje (fushë në përmirësim të vazhdueshëm):
1 Aktivitetet e agjentëve të sigurimit
2 Menaxhimi i pasurisë së patundshme në pronësi ose me qira
3 Aktivitetet e kontabilitetit
4 Aktivitete e studiove ligjore
5 Aktivitetet e kompanive të auditimit dhe certifikimit të pasqyrave financiare
6 Aktivitete te konsulences se menaxhimit
7 Aktivitet këshillues për menaxhimin e logjistikës së kompanisë
8 Aktivitetet e studimeve inxhinierike dhe studimeve të tjera teknike
9 Aktivitete te hulumtimit shkencor dhe zhvillimi
10 Agjencitë e reklamimit
11 Aktivitetet e koncesionarëve dhe ndërmjetësve të tjerë të shërbimeve të reklamimit
12 Aktivitete të specializuara të projektimit
13 Laboratore fotografike për zhvillim dhe stampim
14 Perkthime
15 Shërbimet private hetimore
16 Aktivitete të menaxhimit të burimeve njerëzore
17 Aktivitetet e agjencive private punësimi.
18 Shërbimet veterinare
19 Agjensi këshilluese për ceshtjet e sigurinë dhe higjienën në vendin e punës
20 Konsultimet bujqësore të ofruara nga agroteknikë dhe ekspertë bujqësorë
21 Sherbimet e ushqimeve taksi.
22 Aktivitetet e sherbimit te informacionit
23 Konsulencë në fushën e teknologjisë së informacionit
24 Aktivitetet bankare
25 Shërbimet e transferimit të parave
26 Shërbime këshilluese dhe vlerësuese në blerjen, shitjen dhe dhënien me qira të ndërtesave për palët e treta
27 Të tjera që nuk përfshihen më lart (aktivitete financiare e shërbimi financiar)
  1. Aktivitete te tjera qe nuk përfshihen nga I-VIII, me detajimet e mëposhtme për zgjedhje (fushë në përmirësim të vazhdueshëm):
1 Shëndeti dhe ndihma sociale
2 Asistenca shëndetësore
3 Shërbimet spitalore
4 Spitalet dhe shtëpitë e moshave te treta
5 Institutet universitare, klinikat dhe poliklinikat
6 Aktivitetet e qendrave të radioterapisë
7 Qendrat e mjekësisë estetike
8 Laboratorët e analizave klinike, laboratorët radiografikë dhe qendrat e tjera diagnostike për imazheri
9 Fizioterapi
10 Aktiviteti i kryer nga psikologët
11 Aktivitetet e zjarrfikësve dhe mbrojtjes civile
12 Aktivitetet artistike, sportive
13 Aktivitetet e librarive, arkivave, muzeve
14 Aktivitetet në lidhje me loteritë, bastet, cazinotë
15 Menaxhimi i objekteve sportive, stadiumeve, pishiave, lojrave me dore, palestrave
16 Discoteka, klube nate,
17 Riparimi i kompjuterave dhe mallrave për përdorim personale dhe për shtëpinë
18 Larje dhe pastrim i tekstileve dhe leshit (Pastrim kimik)
19 Shërbimet e parukerive dhe trajtime të tjera estetike.
20 Aktivitetet e tatuazheve, e pirsing
21 Organizimi i festave dhe ceremonive
22 Aktivitetet e sindikatave të punonjësve
23 Aktivitetet e organizatave për mbrojtjen e interesave dhe të drejtave të qytetarëve
24 Institucionet arsimore, cerdhe e kopshte
25 Institucionet arsimit fillore
26 Institucionet arsimit te nivelit te mesem, te pergjithshem
27 Institucionet arsimit te nivelit te mesem, professional
28 Institucionet arsimit universitar dhe pasuniversitar
29 Aktivitetet e ligjore, notereve.
30 Aktivitetet e ligjit, zyra avokatie
31 Sherbimi fotokopjimi i shërbimeve, aktivitete te printimit-lidhjes se libarve.
32 Aktiviteti i fotoreporterit
33 Kolaudime dhe analiza teknike
34 Agjensite e ruajtjes fizike (SHRSF)
35 Shërimet policore (të mbrojtjes civile)
36 Shërbimet ushtarake
37 Të tjera që nuk përfshihen më lart

Të gjitha llogaritjet e masës së dënimit, realizohen për një shkelje të dispozitave ligjore të Legjilacionit të Punës, i cili tashmë është i integruar në këtë matricë, e ku secili mund të informohet mbi dispozitat e tij, të klasifikuara sipas:

  1. Dispozitave të Kodit të Punёs
  2. Sigurisё dhe Shёndetit nё Punё
  3. Nxitjes së Punёsimit
  4. Punёsimit të tё Huajve
  5. Sigurimeve shoqёrore e shёndetёsore
  6. Inspektimit

Në secilën prej dispozitave janë integruar Ligjet e VKM-të përkatëse dalë në zabtim të tyre. Aktualisht sistemi ka të pasqyruara 3000 shkelje të dispozitave të Legjislacionit të Punës.

  • Kohëzgjatjes që ka konsumuar shkelja ku bëhet diferenca në koeficiet për llogaritjen e dënimit për shkelje ligjore, në punëdhënës ku shkelja sapo është konsumuar, me punëdhënës ku e njëjta shkelje është bërë pjesë normale e sjelljes së ti.

Kohezgjatja e shkelje:

1 1 deri në 7 ditë
2 8 ditë deri në 1 muaj
3 Mbi 1 muaj deri në 2 muaj
4 Mbi 2 muaj deri në 3 muaj
5 Mbi 3 muaj deri në 6 muaj
6 Mbi 6 muaj deri në 9 muaj
7 Mbi 9 muaj deri në12 muaj
8 Mbi 1 vit deri në 2 vjet
9 Mbi 2 vjet deri në 3 vjet
10 Mbi 3 vjet
  • Shkallës së dëmit që sjell shkelja ku bëhet diferenca në koeficiet për llogaritjen e dënimit për shkelje ligjore, duke bere klasifkimin e pasojës së një shkeljeje. Kështu shkeljet e dispozitave ligjore të legjislacionit të punës sipas shkallës së rrezikshmërisë që paraqesin ndahen në:
  1. Shkallë shumë të ulët kur dëmi i shkaktuar nga shkelja, nuk shkakton dëmtime në shëndet, nuk cënon sigurinë fizike të punëmarrësve si dhe nuk ka pasoja afatmesme në marrëdhëniet e punës
  2. Shkallë e ulët kur dëmi i shkaktuar nga shkelja ka gjasa të ndikojë në produktivitetin e punëmarrësit dhe të sjellë cënim të klimës së shëndetshme në punën e tij.
  3. Shkallë mesatare kur dëmi i shkaktuar nga shkelja ka gjasa të ndikojë psikologjikisht në aktivitetin e punën e punëmarrësit si dhe mund të bëhet shkak për lëndime të lehta pa pasoja për paaftësi të përkohëshme në punë.
  4. Shkallë e lartë kur dëmi i shkaktuar nga shkelja ka potencialisht gjasa të shkaktojë lëndime të karakterit fizik, psikologjik dhe shëndetësor për punëmarrësit, por pa pasoja për jetën.
  5. Shkallë shumë e lartë kur dëmi i shkaktuar nga shkelja ka shumë gjasa të ketë pasoja shumë të rënda në jetën dhe sigurinë e punëmarrësit.
  • Numrit të punëmarrësve të cilët preken nga kjo shkeje ku bëhet diferenca në koeficiet për llogaritjen e dënimit për shkelje ligjor. Kështu shkeljet e dispozitave ligjore të legjislacionit të punës sipas numrit të punëmarrësve të cilët preken nga kjo shkeje ndahen në:
0 punëmarrës
1 punëmarrës
2-4 punëmarrës
5-9 punëmarrës
10-19 punëmarrës
20-39 punëmarrës
40-69 punëmarrës
70-99 punëmarrës
100-249 punëmarrës
250-499 punëmarrës
500-1000 punëmarrës
mbi 1000 punëmarrës

Vetëm mbas kalimit të këtyre filtrave çdo punëdhënws, mund të ketë të qartë dënimin për një shkelje të dispozitave ligjore të Legjislacionit të Punës, që mbartë me apo pa dashje në aktivitetin e tij. Kjo transparencë i bën ato të vëmëndshëm ndaj çdo pasoje me ligjin me shtetin apo të marrë parasysh çdo pasojë për punëmarrësit e tij e për aktivitetin.

Ky sistem i projektuar të përdoret nga dy aktorë Punëdhënës dhe Inspektorë Pune, rritë inteligjencës e secilit në zbatimin e ligjit, e në denoncimin e çdo abuzimi me detyrën.