Rregullimet e veçanta ligjore të punësimit të tyre sa i takon marredhënies së punës, kushteve të sigurisë dhe shëndetit në punë të kësaj kategorie.

MBROJTJA E VEÇANTË PËR TË MITURIT MOSHA MINIMALE

  1. Ndalohet marrja në punë e të miturve nën moshën 16 vjeç. Bëjnë përjashtim rastet kur të miturit nga mosha 14 deri në 16 vjeç punësohen gjatë pushimeve shkollore vetëm në punë të lehta, që nuk dëmtojnë shëndetin dhe formimin e tyre.
  2. Të miturit nga mosha 14 vjeç deri në moshën 16 vjeç mund të jenë subjekt i këshillimit dhe i formimit profesional, sipas rregullave të përcaktuara me vendim të Këshillit të Ministrave.

PUNËT E LEHTA

  1. Të miturit nga mosha 16 deri në 18 vjeç mund të punësohen në punë të lehta, që nuk dëmtojnë shëndetin dhe formimin e tyre.
  2. Këshilli i Ministrave përcakton punët e lehta dhe vendos rregulla të veçanta për kohëzgjatjen maksimale dhe kushtet e kryerjes së punës.

PUNËT E VËSHTIRA OSE TË RREZIKSHME

Vetëm personat madhorë, mbi 18 vjeç, mund të punësohen në punë të vështira ose që paraqesin rrezik për shëndetin ose personalitetin e tyre. Punët e vështira ose të rrezikshme dhe rregullat e veçanta për kohëzgjatjen dhe kushtet e kryerjes së tyre përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

PUNA E NATËS

Ndalohet të punojnë në punën e natës punëmarrësit nën moshën 18 vjeç dhe ata të deklaruar invalidë mbi bazën e raportit mjekësor sipas ligjit për sigurimet shoqërore.

KONTROLLI MJEKËSOR

  1. Të miturit nën moshën 18 vjeç duhet të punësohen vetëm kur njihen si të aftë për punë pas kontrollit mjekësor të plotë.
  2. Këshilli i Ministrave për punë të caktuara vendos që kontrollit mjekësor t’i nënshtrohen edhe madhorët deri në 21 vjeç.
  3. Këshilli i Ministrave vendos rregulla të veçanta për procedurat e kontrollit mjekësor.
  4. Punëdhënësi është detyruar të përballojë shpenzimet për vizitat mjekësore të punëmarrësit.

MBROJTJA E VEÇANTË PËR GRATË NDALIMI I PUNËS PËR GRATË SHTATZËNA DHE NËNAT E REJA

  1. Ndalohet puna për gratë shtatzëna 35 ditë para lindjes dhe 42 ditë pas lindjes. Kur gruaja shtatzënë ka në barrë më shumë se një fëmijë, periudha e parë bëhet 60 ditë.
  2. Gratë shtatzëna ose me fëmijë në gji nuk mund të punësohen në punë të rënda ose të rrezikshme, që dëmtojnë shëndetin e nënës dhe të fëmijës. Këshilli i Ministrave përcakton punët e rënda ose të rrezikshme, që dëmtojnë shëndetin e nënës dhe të fëmijës, si dhe rregulla të veçanta për kushtet e punës për gratë shtatzëna dhe ato me fëmijë në gji.

LEJA E LINDJES

  1. Të ardhurat, që përfitohen në rast lejelindjeje, përcaktohen nga ligji mbi sigurimet shoqërore.
  2. Pas periudhës 42-ditore të paslindjes, gruaja vendos vetë nëse dëshiron të punojë ose të përfitojë nga sigurimet shoqërore.

Mbrojtja e punësimit të gruas

  1. Ndalohen testet e shtatzënisë para punësimit, kur kërkohen nga punëdhënësi, përveç rasteve kur vendi i punës kërkon të punohet në kushte që mund të ndikojnë negativisht në shtatzëninë ose që mund të dëmtojnë jetën apo shëndetin e nënës ose të fëmijës.
  2. Në rastet e zgjidhjes së kontratës së punës nga punëdhënësi, kur gruaja është në punë gjatë periudhës së shtatzënisë ose është kthyer në punë pas lindjes së fëmijës, sipas nenit 30 të këtij Kodi, i takon punëdhënësit të vërtetojë se shkaku i pushimit nga puna nuk ka qenë shtatzënia ose lindja e fëmijës.

LEJA E BIRËSIMIT

  1. Në rast birësimi të një fëmije të porsalindur, gruaja ka të drejtën e lejes së parashikuar nga ligji mbi sigurimet shoqërore.
  2. Gjatë kësaj periudhe punëdhënësi nuk mund ta detyrojë të punojë gruan që ka birësuar fëmijë.

ZGJIDHJA E KONTRATËS

  1. Është e pavlefshme zgjidhja e kontratës së punës e njoftuar nga punëdhënësi në periudhën gjatë së cilës gruaja pretendon për të përfituar të ardhura nga sigurimet shoqërore në rast lindjeje ose birësimi.
  2. Kur zgjidhja e kontratës së punës është njoftuar para fillimit të periudhës së mbrojtjes, të parashikuar në nenin 104 dhe afati i njoftimit nuk ka përfunduar, ky afat pezullohet gjatë periudhës së mbrojtjes. Afati i njoftimit rifillon të ecë vetëm pas përfundimit të periudhës së mbrojtjes.

PUNA E NATËS

  • Ndalohet puna e natës për gratë shtatzëna.
  • Punëmarrës me aftësi të kufizuar (rregullimet e veçanta ligjore të punësimit të tyre sa i takon marredhënies së punës, kushteve të sigurisë dhe shëndetit në punë të kësaj kategorie)
  • Punëmarrës të huaj (rregullimet e veçanta ligjore të punësimit të tyre sa i takon marredhënies së punës, kushteve të sigurisë dhe shëndetit në punë të kësaj kategorie)

Rregullimet e veçanta ligjore të punësimit të tyre sa i takon marredhënies së punës, kushteve të sigurisë dhe shëndetit në punë të kësaj kategorie.

PUNA ME KOHË TË PJESSHME

  1. Me kontratën e punës me kohë të pjesshme, punëmarrësi pranon të punojë me orë, gjysmë dite pune ose ditë pune, për një kohëzgjatje normale javore ose mujore më të vogël se ajo e punëmarrësve që punojnë me kohë të plotë në të njëjtat kushte.
  2. Punëmarrësi me kohë pune të pjesshme gëzon të njëjtat të drejta, përpjesëtimisht si punëmarrësi me kohë të plotë pune.

Rregullimet e veçanta ligjore të punësimit të tyre sa i takon marredhënies së punës, kushteve të sigurisë dhe shëndetit në punë të kësaj kategorie.

KONTRATA E MËSIMIT TË PROFESIONIT

  1. Me kontratën e mësimit të profesionit, mjeshtri mësues detyrohet të kualifikojë nxënësin sipas rregullave të profesionit dhe nxënësi të punojë në shërbim të mjeshtrit mësues për t’u kualifikuar.
  2. Dispozitat e këtij Kodi zbatohen edhe për kontratën e mësimit të profesionit.
  3. Punëmarrësi që punon në shtëpi gëzon të njëjtat të drejta si dhe punëmarrësi që punon në sipërmarrje. Kur punëmarrësi nuk punon në shtëpinë e tij, ai mund të kërkojë shtesë shpenzimesh për përdorimin e lokalit.