Lufta ndaj informalitetit në tregun e punës është një sfidë jo vetëm e vendit tonë por edhe e vendeve të Bashkimit Europian. Ndërkaq, për sa i përket Shqipërisë, për vitin 2014 janë ndërmarrë një sërë masash për të përmirësuar gjendjen e të punësuarve, duke rikthyer tek ta besimin në institucionet shtetërore. Nga ana tjetër po i kushtohet edhe një rëndësi e veçantë kapitalit njerëzor. Në këtë kuadër, kreu i Inspektoriatit Shtetëror të Punës, z. Dritan Ylli, shpjegon për Televizion Shqiptar ecurinë e punës gjatë vitit te kaluar si edhe shpalos strategjinë që institucioni i tij do të ndjekë gjatë vitit 2015.