Drejtori i Inspektoriatit të Punës, Dritan Ylli: Ja si normohen me ligj praktikantët e punës. Kontribut modest vetëm për raste të aksidenteve

Sot në mjediset e Panairit të Arsimit Profesional, u organizua dhe një tryezë diskutimi mbi kuadrin ligjor të sigurisë dhe shëndetit në punë dhe rregullimin e praktikave profesionale. Në këtë tryezë, të drejtuar nga Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, z.Blendi Klosi, kishte të pranishëm përfaqësues nga biznesi, sindikatat, përfaqësi nga shkollat profesionale, etj. Në këtë aktivitet, ishte edhe Drejtori i Inspektoriatit të Punës, z.Dritan Ylli, i cili i njohu të pranishmit, mbi normimin ligjor të praktikave profesionale.

Më poshtë, fjala e plotë e Drejtorit të Inspektoriatit, z.Dritan Ylli:

Sipas të gjitha studimeve dhe analizave të kryera , besoj që të gjithë biem dakord se për krijimin dhe mundësimin e një klime të favorshme të zhvillimit të biznesit, për nxitjen e punësimit mbetet faktor kryesor fuqia punëtore e kualifikuar dhe e aftësuar profesionalisht.

Një punëtor i kualifikuar nuk ndikon vetëm në cilësinë dhe rendimentin e punës në një kompani, por gjithashtu ai ka rol të rëndësishëm në sistemin e sigurisë në punë në ndërmarrjen ku punon.

Përmes praktikës profesionale nxënësit mësojnë dhe rregullat e punës së sigurt dhe të shëndetshme, që në të ardhmen kur këto nxënës të jetë në tregun e punës, si punëmarrës, ndikojë drejtpërsëdrejti në minimizimin e rasteve të aksidenteve në punë dhe krijimin e një mjedisi të mirëqenë dhe të sigurtë të vendit të punës.

Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore, ka detyrë kontrollin e zbatimit të ligjit gjatë ushtrimit të tyre në veprimtarinë e biznesit, si shtetëror ashtu dhe në atë privat.

Duke qënë në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësuesit e biznesit, gjatë tryezave dëgjimore dhe consultative të zhvilluara herë pas here, kemi konstatuar dhe adresuar, problematika të caktuara pranë autoriteteve përgjegjëse, gjithmonë në qëllim të përmbushjes së detyrës sonë funksionale dhe përmirësimit të punës.

Sic dhe jeni në dijeni, gjatë gjysmës së dytë të vitit 2015, u organizua aksioni kombëtar kundër informalitetit. Grupet e kontrollit u përballën në terren ndër të tjera, me problematikën e praktikantëve të punës, të cilët zhvillonin praktikat mësimore pranë bizneseve të ndryshme. Problematika konsistonte në mosnjohje të procedurës ligjore, që formalizon këtë kategori punësimi nga punëdhënës të ndryshëm të cilëve, ju konsiderua, si punësim informal.

Në një prej takimeve informuese të zhvilluar me përfaqësuesit e biznesit, anëtarë të Dhomës Amerikane të Tregtisë, një ndër pyetjet kryesore që na u bë nga disa biznese ishte; se cfarë dokumentesh  duhet t’i paraqesë një subjekt inspektorit të punës, nëse subjekti gjatë kohës së inspektimit, ka në mjedisin e tij të punës dhe praktikantë.

E gjej me vend të sqaroj paraprakisht këndvështrimin e inspektorit të punës në lidhje me praktikën profesionale.

Qëllimi final yni, është bërja e vendeve të punës sa më të sigurta dhe të shëndetshme. Në këtë kuptim cdo punëmarrës duhet të jetë i sigurt në vendin e tij të punës.

Për tu siguruar kjo, duhet të kemi një marrëdhnëie të formalizuar, që për praktikantët e punës kërkon:

  • Marrëveshje mes subjektit dhe institucionit arsimor, shoqëruar me listën përkatëse të personave, që do të kryejnë praktikën, ku të jenë të përcaktuara, kohëzgjatja e praktikës, oraret, sektorët dhe vendet e punës, personelin mbikqyrës, etj.
  • Këta praktikantë duhet të jenë lehtësisht të identifikueshëm, përmes kartës, ku të jetë e përcaktuar statusi i praktikantit.
  • Punëdhënësi detyrohet që për këtë kategori punëmarrësish, të derdhë kontribut, vetëm për pjesën e aksidentit në punë dhe sëmundjes profesionale, i cili është një kontribut krejtësisht modest, 0.3 për qind e pagës bruto minimale, ose 66 lekë në muaj.

 

Tirane me 20.05.2016