DEKLARATË PËR MEDIA

 

 Inspektorati Shtetëror i Punës, në përmbushje të misionit të tij per rritjen e standarteve te kushteve te punes, per t’i bere vendet e punes me te sigurta dhe te shendetshme dhe me synim minimizimin e aksidenteve, nis sot ne te gjithe vendin paralelisht, një kontroll me tematike ne kantiere ndërtimi apo prodhim materiale ndërtimi, qe ushtrojne aktivitet në të gjithë territorin e Shqipërisë.

Inspektoriati Shteteror i Punes, e shikon nje domosdoshmeri nisjen e ketij aksioni, duke qene se rastet e fundit te evidentuara te aksidenteve ne pune i perkasin aktiviteteve te ndertimit, si dhe situates se dukshme te punes pa masa mbrojtese individuale (si kaskat, veshjet perkatese te punes, rripin e sigurimit, etj), gje qe eshte bere evidente edhe nga media investiguese.

 Ky kontroll synon kryesisht qe permes informimit, këshillimit, rekomandimeve dhe verejtjeve të lëna nga inspektoret e punes ne terren, të fillojë të kultivohet një kulturë ndërgjegjësimi për përdorimin nga punëmarrësit të pajisjeve mbrojtëse individuale, sipas specifikave të proçesit të punës që kryejnë.

Në këtë kuadër, janë urdhëruar të gjitha Degët Rajonale te Inspektoriatit Shteteror te Punes, që të kryejnë kontrolle me tematike, ku theksi do ti vihet kryesisht marrjes së masave nga ana e punëdhënësve për;

 ·         vënien në dispozicion të punëmarrësve dhe kujdesin për përdorimin nga këta të fundit të  mjeteve mbrojtëse individuale gjatë punës punës,

·          në skela të sigurta dhe të kolauduara,

·         sigurimit me platformë sigurie për të gjitha daljet në hapësira,

·         Vendosjen e rripit te sigurimit per punonjesit ne lartesi

·         përcaktimit të zonës kantier ndërtimi me rrethim,

si dhe të gjithë elementeve, që bëjnë vendet e punës më të sigurta dhe te shendetshme për jetën e punonjesve.

Për rastet flagrante, ku do të konstatohet rrezik serioz për jetën do mbajmë qëndrim sipas ligjit duke marrë masa urgjente.

Duhet te theksojme, se edhe gjate takimeve qe jane zhvilluar me perfaqesues te subjekteve te ketij sektori, eshte ngritur ne menyre te vazhdueshme si shqetesim i perbashket, qe marrja e masave dhe nje investim per sigurine ne pune per parandalimin e aksidentit, ka gjithnje kosto me te ulet, se kostoja e nje aksidenti te ndodhur.

 Komunikimi me ju do të jetë i vazhdueshëm, dhe do të bëjmë prezent rezultatet konkrete, shume shpejt.

Ju faleminderit!

Per ISHPSHSH

Daniela Hasani

 0675004444