Fjala e Drejtorit te Pergjithshem te Inspektoriatit te Punes, z.Dritan Ylli mbajtur sot ne analizen e 300-diteve te Ministrise se Mireqenies Sociale dhe Rinise

 

  • Dritan Ylli: Nëse e analizojmë informalitetin në raport me numrin e subjekteve të inspektuara, për periudhat krahasuese respektive, kemi evidentuar 15 % më shumë punëmarrës informal për cdo subjekt

Duke e gjetur Inspektoriatin e Punes larg rolit dhe misionit te tij te rendesishem dhe thuajse te panjohur nga qytetaret dhe vecanerisht nga ata qe jane ne marredhenie pune, gjeja e pare qe duhet te benim ketu e para 300 diteve ishte pikërisht njohja dhe rritja e besueshmerise dhe autoritetit te institucionit.

Ne përpjekje per ta cuar inspektoratin e punes, atu ku dhe e ka fokusin e tij kryesor, tek hallet dhe shqetesimet e cdo punonjësi ne tregun e punes ne Shqiperi, si nje avokat mbrojtes i te drejtave te tyre  te ligjshme, kam mare dhjetëra dhe qindra mesazhe inkurajuese,  deri dhe ne adresen time te Facebook, mesazhe te cilat i ruaj edhe sot e kësaj dite. Nje prej tyre, ka qene Natasha, e cila punonte ne nje aktivitet shërbimi, dhe me shprehte brengen e saj, qe punonte pa ju paguar kontributet per sigurimet shoqerore dhe nuk do te kishte mundesi te merrte nje pension, kur ti vinte dita per te pleqëruar.

Nje tjeter mesazh me vinte nga nje djale, gjimnazist, Oresti i cili me përshkruante me shume dhimbje per divorcin e prindërve te tyre. Dhe shkaku i divorcit ishte nje cenim i besimit ne mes te bashkeshorteve, per faktin se burri kishte deklaruar nje page te caktuar ne familje, sic dhe i ishte premtuar nga punedhenesi, por ne fakt ne banke kishte kaluar vetem gjysma e pages se premtuar. Dhe ne kete moment kishte lindur nje konflikt ne mes ciftit,  me përfundim divorcin.

Kam kuptuar permes këtyre mesazheve, por dhe shume te tjerave si keto, se sa e rendesishme eshte puna jone edhe per parandalimin e ketyre shqetësimeve sociale apo dhe dramave familjare dhe sa sa shume pune dhe reforme e thelle duhej bere. Por sot, pas 300 diteve mund te them me bindje te palëkundur, se jemi ne rruge te mbare;

Kemi rritur besueshmërinë dhe autoritetin e Institucionit:

 Kemi vëne Inspektoratin e Punës në shërbim të punëmarrësve dhe të punëdhënësve, gjë që reflektohet në shumefishimin e numrit të ankesave të ardhura dhe të trajtuara, krahasuar me periudha te meparshme. Trajtimi i tyre me seriozitetin e duhur dhe shpejtësia në veprim, për të kthyer përgjigje ankuesve, ka sjellë ndikimin e vet për rritjen e këtij besimi.

 

  • Kemi krijuar një sistem inspektimi profesional, të ndershëm dhe efektiv, realizuar në mënyrë integrale nga Drejtoria Qëndrore deri tek inspektori i punës në terren.

 

  • Kemi çuar inspektimin edhe te të paprekshmit deri dje, duke synuar që të gjithë punëmarrësit në territorin e Shqipërisë të ndjejnë mbrojtjen e të drejtave të tyre të ligjshme, përmes Inspektoratit të Punës.

 

  • Kemi arritur hapjen e institucionit, kundrejt përfaqësuesve të biznesit duke vendosur ura bashkëpunimi dhe komunikimi të ndërsjelltë. Kjo është bërë e mundur përmes organizimit të tryezave të rrumbullakta, dëgjesave  dhe takimeve me ta në qarqet më të rëndësishme, për të gjetur rrugë të reja për arritjen e  qëllimit të përbashkët, atë të luftës kundër informalitetit në tregun e punës dhe berjen e vendeve te punes me te sigurta dhe te shendetshme.

 

  • Megjithese nuk kemi patur ne asnje moment qasjen per penalizimin si te tille te subjekteve, por kur kemi konstatuar shkelje flagrante të cilat vinin në rrezik jetën e punëmarrësve dhe jeta e njeriut eshte aseti me i çmuar, apo në raste të mosrealizimit të rekomandimeve të lëna më parë nga inspektori i punës, është mbajtur qëndrim sipas ligjit. Janë marrë 6 masa urgjente për pezullimin e punës në sektorin e ndërtimit dhe janë vendosur gjithsej 69 sanksione me vlerë 22 milione lekë .

 

 

Kemi luftuar informalitetin duke dhënë kontribut të vlefshëm në formalizimin e punësimit.

 

  • Kemi evidentuar dhe raportuar në organet e tatim-taksave, 2460 subjekte, krejtësisht informale gjatë aksionit të zhvilluar, me qëllim evidentimin e zonave të inspektimit nga çdo inspektor pune. Në këto subjekte informale, rezultojnë të punonin krejtësisht të pambrojtur, 4650 punonjës.

 

  • Kemi evidentuar  punëmarrës informal,  në subjekte të liçensuara 1350 punëmarrës nga 660 për të njëjtën periudhë më parë ose  2 herë më më shumë.

 

  • Dhe nëse e analizojmë informalitetin në raport me numrin e subjekteve të inspektuara, për periudhat krahasuese respektive, kemi evidentuar 15 % më shumë punëmarrës informal për subjekt.

 

  • Pra, kemi evidentuar gjithsej 5990 punonjes ilegale, të cilët përveçse të pambrojtur janë njëkohësisht dhe kontribues të munguar në skemën e sigurimeve shoqërore. E thënë ndryshe janë rreth 36 milione lekë, të munguara në buxhetin e shtetit.

 

Jemi fokusuar fort tek mbrojtja e punëmarrësve nëpërmjet krijimit dhe bërjes së vendeve të punës të sigurta dhe të shëndetshme.

 

  • Kemi 3- fishuar  numrin e inspektimeve në subjekte, me risk të lartë duke i dhënë prioritet kryesor parandalimit te aksidenteve dhe sëmundjeve profesionale.

 

  • Na rezultojnë 11 inspektime më pak të kryera për shkak aksidenti në punë, krahasuar në periudhat respektive, gje qe tregon numrin ne ulje te aksidenteve.

 

  • Janë rregjistruar punëmarrës të diagnostikuar me sëmundje profesionale 265 punëmarrës më shumë, në periudha krahasuese, si rezultat i ndërgjegjësimit të punëdhënësve për deklarimin dhe jo fshehjen e tyre.

 

  • Ne bashkëpunim me perfaqesuesit e ndërmarrjeve, kemi arritur  vendosjen e funksionimit te shërbimit të mjekut të ndërmarrjes në 35 subjekte më shumë, krahasuar me të njëjtën periudhë më parë.

 

  • Aktualisht në  858  subjekte janë ngritur dhe ka filluar funksionimi i Këshillave të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë.

 

  • Kemi bere kontrolle me tematike dhe seminare te perbashketa me perfaqesuesit e punemarresve, por dhe te punedhenesve, me qellim kultivimin e nje kulture te re per rritjen e ndergjegjesimit per përdorimin e masave mbrojtëse individuale dhe atyre kolektive, vecanerisht ne sektorin e minierave, te nxjerrjes dhe përpunimit te hidrokarbureve, te ndertimit dhe sektore te tjere me risk per demtimin e shëndetit te punonjësve.

 

 

Te dashur miq!

Nuk e kam harruar ne asnjë cast, qe nga momenti i marrjes se kësaj detyre, mesazhin inkurajues te ministrit dhe mikut tone, Erjon Veliaj, te cilin gjej rastin ta falënderoj sinqerisht per bashkëpunimin teper miqësor dhe te frytshem, i cili me uronte mirëseardhjen ne ekip,  “Dritan Ylli, qofsh i palodhur ne nje detyre, ku kërkohet reforme radikale!”

Reforma qe kërkonte me shume te drejte ministri Veliaj, tashme eshte ne rruge te mbare dhe ju sapo u njohet me frytet e para te saj. Por, nuk eshte kryer ende, ndaj dhe duke i falënderuar stafin drejtues te Inspektoriatit te Punes dhe te Sherbimeve Shoqerore, sikurse te gjithe trupen inspektuese te terrenit, dua ti ftoj te gjithe ne kete rrugëtim te veshtire, por tashme te mundur, drejt sfides qe kemi te gjithe ne, ne kuadrin edhe te prioriteteve te Qeverise Shqiptare;

-per luften pa kompromis ndaj cdo rasti apo forme te abuzimit me detyren apo shkelje te ligjit nga cilidoqofte,

-per reduktimin e  informalitetit dhe punes ilegale, duke formalizuar dhe futur ne skemen e kontributeve, edhe punonjësin me te fundit qe do te gjejme ne tregun e punes,

-sikurse rritjen e standardeve duke i bere vendet e punes ne Shqiperi, po aq te sigurta dhe te mirëqena, sa jane edhe ne shtetet e Bashkimit Europian.