Ministria e Punëve të Brendshme, Policia e Shtetit dhe Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Sherbimeve Shoqërore firmosën sot një Memorandum bashkëpunimi për identifikimin e rasteve të punës se detyruar dhe trafikimit me qëllim shtrytëzimin e punës.

Në bazë të Memorandumit do të ketë një veprim të njëkohshëm të Policisë së Shtetit dhe Inspektoriatit të Punës, në mjediset e punës apo në rastet kur ka informacion për shfrytëzim për punë.

Koordinatorja Kombëtare në Luftën Kundër Trafikimit të Qënieve Njerëzore, njëkohësisht zv/ministër e Punëve të Brendshme Elona Gjebrea tha se “krijimi i një grupi të përbashkët pune mes këtyre institucioneve do të sillte evidentimin e rasteve të trafikimit të brendshëm”.

“Sigurisht nuk është e lehtë adresimi i problemeve të trafikimit të brendshëm dhe punës së detyruar me qëllim shfrytëzimin dhe shpresojmë shumë që me bashkëpunimin përmes një grupi të përbashkët që do të krijohet ndërmjet Policisë së Shtetit dhe Inspektoriatit Shtetëror të Punës të arrijmë të identifikojmë rastet e dyshuara të shfrytëzimit në punë dhe të çojmë të gjithë personat që abuzojnë në kurriz të cënimit të të drejtave themelore të njeriut, para ligjit”, tha Gjebrea.

Drejtori i Policisë së Shtetit Artan Didi përshëndeti këtë marrëveshje ndërsa renditi disa nga arritjet e Shqipërisë në luftën kundër trafikut të qënieve njerëzore.

Ndersa Drejtori i Inspektoratit Shtetëtor të Punës Dritan Ylli pershendeti prezencen e OSBE per mbeshtetjen dhe krijimin e mundesise se nenshkrimit te kesaj marreveshjeje, dhe shprehu nevojën për të bashkërenduar forcat kundër trafikut të qenieve njerëzore, sikurse per luften kunder cdo shfaqjeje te punës së paligjshme në Shqipëri.

“Marreveshja e sotme ne mes te Drejtorise se Pergjithshme te Policise dhe Inspektoriatit Shteteror te Punes do te kete nje shtrirje ne te gjithe Shqiperine dhe vjen pas nje përvojë mjaft të vlefshme bashkerendimi te institucioneve në qarkun e Tiranës, ku janë zbuluar edhe disa raste të viktimave të trafikut të brendshëm të qenieve njerëzore, sikurse eshte arritur te behet nje zbulueshmeri e punes informale deri ne nivelin 20 per qind, ne raport me subjektet e kontrolluara”, tha zoti Ylli.

Ai u shpreh se ky memorandum bashkepunimi do te jete nje nisme mjaft e vlefshme ne krijimin e nje mjedisi me te sigurt dhe te shendetshem te tregut te punes ne Shqiperi, por vecanerisht per mbrojtjen e punes se detyruar per grate dhe femijet.

Memorandumi mori mbështetjen e zyrës së OSBE-së në Tiranë. Ambasadori Florian Rauning i pranishëm gjatë firmosjes së marrveshjes, u shpreh për domosdoshmërinë për të bashkuar strategjitë për të planifikuar operacione të përbashkëta në këtë fushë.