Ky pezullim erdhi pas konstatimit te shkeljeve te renda te kushteve teknike te sigurise ne pune, te evidentuara nga inspektoret e punes ne Drejtorine Rajonale te Tiranes.

Ne nje kontroll te inspektoreve te punes ne mesin e muajit Janar u konstatuan shkelje te renda si, shkelje te kushteve te sigurise, qe kishin te benin me mungesen e rrethimit te detyrueshem te kantierit, me mungesen e tabelave paralajmeruese per rrezikun ne pune;

  Punonjesit nuk perdornin kaska dhe pajisjet mbrojtese individuale sikurse nuk ishin marre masat teknike per zenien me parmak provizor te gropave te ashensorit te shkalleve dhe dalja ne hapesira, gjithashtu skela e jashtme ishte jashte kushteve teknike te sigurise.

 Ne nje Inspektim te dyte te realizuar para dy diteve nje grup pune i ngritur me urdher te kreut te Inspektoratit Shteteror te Punes, Z. Dritan Ylli u konstatuan se nuk ishin reflektuar rekomandimet e lena per garantimin e kushteve te sigurise si dhe mbrojtjen e shendetit te punonjesve. Per kete arsye dhe grupi i punes vendosi pezullimin e punes ne kete kantier ndertimi duke lene dhe akt pezullimi ligjor!

 Nderkaq sot per te verifikuar nese ishte respektuar vendimi i ligjshem i grupit te punes , ishte prane kantierit edhe kreu i Inspektoriatit Shteteror, z.Ylli. Ne nje deklarate per mediat z.Ylli u shpreh se, “Kemi vendosur pezullimin e punimeve ne kete kantier ndertimi pas shkeljeve te renda te kushteve teknike te konstatuara nga inspektoret e punes se Drejtorise Rajonale te Tiranes. Shkeljet e kushteve teknike ne kete kantier ndertimi krijojne nje rrezik evident dhe mund te behen burim per aksidente te mundeshme qe rrezikojne jeten e punonjesve.

Qellimi yne, u shpreh Kreu i Inspektoriatit te Punes, nuk eshte te ndalojme apo te bllokojme procesin e punes ne asnje ndermarrje apo kantier ndertimi, por kemi detyrimin ligjor te mbrojme jeten e punonjesve, pasi nuk ka asgje me te cmuar sesa jeta e njeriut!

 Ne synojme te vendosim ato standarte dhe kushte te sigurta pune, ne te gjithe aktivitetetet e ndryshme te sipermarrjes private, qe te ofrojne siguri dhe garanci per punonjesit shqiptare. Ky eshte dhe do te jete edhe qellimi i perbashket i bashkepunimit intensiv me perfaqesuesit e biznesit.