OBJEKTIVAT  KRYESORE TE  ISHPSHSH-së

 

I – Rritja e besueshmërisë ndaj ISHPSHSH-se, nëpërmjet trajtimit dhe dhënies zgjidhje të të gjithë ankesave të ardhura nga punëmarrës dhe punëdhënës.

II- Bërja e procesit të inspektimit on-line duke siguruar transparence të ketij procesi në raport me biznesin.

III- Minimizimi i punës informale.

IV- Promovimi i një kulture parandaluese për bërjen e vendeve të punës të sigurt të shëndetshëm  e produktive.

V- Realizimi i të gjitha detyrimeve që rrjedhin në zbatim të MSA-së, Kartës Sociale, Konventave të ILO-s të ratifikuara nga Parlamenti Shqiptar dhe Rekomandimeve të BE-së.

VI- Zbatimi i Standarteve dhe përmirësimi i cilësisë së shërbimeve në rrjetin e institucioneve publike dhe jo publike.

 

Objektivat në drejtim të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë

  1. Realizimi i të gjitha detyrimeve që rrjedhin në zbatim të MSA-së, Kartës Sociale, Konventave të ILO-s të ratifikuara nga Parlamenti Shqiptar dhe Rekomandimeve të BE-së.
  2. Orientimi i procesit të inspektimit në drejtim të kontrollit të subjekteve me risk për aksidente në punë e sëmundje profesionale.
  3. Përmirësimi i  proçesit të inspektimit nëpërmjet trajnimit të inspektorëve të punës dhe promovimit të praktikave më të mira në drejtim të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë.
  4. Fuqizimin e masave për parandalimin e aksidenteve në punë dhe sëmundjeve profesionale.
  5. Pjesëmarrje aktive në ç’do network të ngritur për çështjet e sigurisë e shëndetit në punë.
  6. Bashkëpunim real dhe efektiv me partnerët socialë.
  7.  Rritja e ndërgjegjësimit të popullatës për SSHP nëpërmjet fushatave sensibiluese publike.

Untitled Document

SHËRBIMI I KËSHILLIMIT

Inspektorati Shtetëror i Punës ofron këto shërbime:Pajis me Autorizim Administrativ të gjitha subjektet ekonomike.



FORMULARI I DEKLARIMIT

Formulari i deklarimit në Inspektoratin Shtetëror të Punës dhe Sherbimeve Shoqerore.Shkarkoje formularin.


LEGJISLACIONI

Aktet Ligjore dhe nënligjore mbi të cilat funksionon Inspektoriati i Punës. Klikoni për të shfletuar ligjislacionin.