Nje grup perfaqesues i Inspektoriatit te Punes se Shqiperise, vizite studimore ne Vjene ne Inspektoriatin e Punes se Austrise dhe ne disa prej kompanive lider te Austrise.

 Kreu i Inspektoriatit te Punes, z.Dritan Ylli takim me Drejtorin e Shendetit dhe Sigurise te Inspektoriatit te Austrise, z.Josef Kershagel

 Yllli-Kershagel diskutime per rritjen e standarteve te shendetit dhe sigurise ne vendet e punes

 —-

 Nje grup perfaqesues nga Inspektorati Shteteror i Punes dhe Sherbimeve Shoqerore te Shqiperise, zhvilloi nje vizite studimore njejavore ne Austri.  Te kryesuar nga drejtuesi i ketij institucioni, z.Dritan Ylli,  zhvilluan disa takime me drejtues te larte te Inspektoratit shteteror te punes se Austrise, sikurse vizituan nga afer disa prej kompanive me te njohura te cilat jane lider ne tregun austriak dhe ate global, te tilla si Voestalpin, nje nder ndermarrjet me te njohura ne fushen e metalurgjise ne bote, apo kompania Heindl, nje nder markat me te njohura te prodhimit te cokollates. Qellimi i ketyre vizitave ne keto kompani ishte njohja nga afer me  kushtet e punes dhe standartet e aplikuara per  sigurine dhe shendetin e punonjesve.

 Gjate vizites ne zyrat e Inspektoratit shteteror te punes ne Viene, perfaqesuesit e dy inspektoriateve paten mundesine te ofrojne njohjen me organizimin dhe prioritetin e punes per te dy inspektoratet.

 Drejtori i ISHP-se se Shqiperise, z.Dritan Ylli zhvilloi nje takim te posacem me Drejtorin e Sigurise dhe Shendetit,  z. Josef Kershagel. Gjate ketij takimi z.Ylli e njohu z. Kershagel me prioritetet e punes, ku eshte perqendruar inspektorati. Ai theksoi se prioritet kryesor eshte rritja e standarteve per nje pune me te shendetshme dhe te sigurte, ku edhe punonjesit shqipetare te kene mundesine te punojne ne kushte te mireqena pune, ashtu sikurse punonjesit ne tregun e Bashkimit Evropian. Prioriteti tjeter madhor, theksoi z.Ylli eshte lufta kunder punes ilegale dhe informalitetit ne teresi, sikurse edhe respektimi i kontrates se punes mes punedhenesve dhe punemarresve.

 Nga ana e tij zoti Kershagel, garantoi Kreun e Inspektoratit te Punes se Shqiperise per nje mbeshtetje, qofte persa i perket rritjes se fuqizimeve te kapaciteteve profesionale permes shkembimit te informacionit dhe trajnimeve, sikurse garantoi nje mbeshtetje te Inspektoratit shteteror te punes se Shqiperise, ne organizatat ku eshte anetare, si ne Organizaten Boterore te Punes, apo dhe ne Agjensine Evropiane per Sigurine dhe Shendetin ne pune.

 Nderkohe nje prezantim mjaft i vlefshem per grupin e Inspektoratit te Punes se Shqiperise, u be nga koordinatorja e inspektoratit shteteror te Austrise, me Agjensine e Shendetit dhe sigurise, Martina Hakelbusher. Znj. Hakelbusher evidentoi permiresimin e kuadrit ligjor dhe masat qe po ndermarrin vendet e BE-se per reduktimin e aksidenteve ne pune dhe rritjen e efektivitetit per sigurine dhe shendetin ne pune, ne kuader te objektivave dhe vizionit te Bashkimit Europian dhe Organizates Boterore te Punes.

Tirane 31.3.2014

Daniela Hasani 

 Keshilltare per median

0675004444