Misioni i përgjithshëm i Inspektoratit Shtetëror të Punës është kontrolli, konstatimi, këshillimi, njoftimi, formimi, zbutja e konflikteve, parandalimi dhe sanksionimi.

Inspektorati Shtetëror i Punës ngarkohet:

  • Të sigurojë zbatimin e dispozitave ligjore për kushtet e punës dhe mbrojtjen e punëmarrësve në ushtrimin e profesionit të tyre, për kohëzgjatjen e punës, pagat, sigurimin, higjienën dhe mirëqenien, punësimin e fëmijëve, të të miturve dhe grave, si dhe për çështje të tjera, që lidhen ngushtë me to, në atë masë, që inspektorët e punës ngarkohen të sigurojnë zbatimin e këtyre dispozitave;
  • T’u japë të dhëna dhe këshilla teknike punëdhënësit dhe punëmarrësit për mjetet më efikase të shqyrtimit të dispozitave ligjore;
  • Të vërë në dijeni autoritetin përgjegjës për mangësitë dhe abuzimet, që nuk mbulohen në mënyrë të veçantë nga dispozitat ligjore në fuqi, si dhe të propozojë mjetet dhe instrumentet e nevojshme për përmirësimin e gjëndjes.

 


Untitled Document

SHËRBIMI I KËSHILLIMIT

Inspektorati Shtetëror i Punës ofron këto shërbime:Pajis me Autorizim Administrativ të gjitha subjektet ekonomike.



FORMULARI I DEKLARIMIT

Formulari i deklarimit në Inspektoratin Shtetëror të Punës dhe Sherbimeve Shoqerore.Shkarkoje formularin.


LEGJISLACIONI

Aktet Ligjore dhe nënligjore mbi të cilat funksionon Inspektoriati i Punës. Klikoni për të shfletuar ligjislacionin.