VKM te miratuara ne zbatim te ligjit per Sigurine dhe Shendetin ne Pune

Miratuar më 2010:

—  VKM Nr 312, datë 5.5.2010, për miratimin e Rregullores “Për sigurinë në kantier”.

—  VKM Nr. 1012, datë 10.12.2010 për miratimin e Rregullores “Për sinjalet në kantier dhe vendin e punës”.

Miratuar më 2011

—  VKM Nr.107, datë 09.02.2011“ Për përbërjen, rregullat e organizimit dhe të funksionimit të Këshillit të Sigurisë dhe Shëndetit  në  Punë dhe Përfaqësuesit të Punëmarrësve’’

—  VKM  Nr.108 datë 09.02.2011“Për aftësitë që duhet të plotësojnë punëmarrësit, personat        dhe shërbimet e specializuara, që merren me çështjet e sigurisë dhe të shëndetit në punë’’

Miratuar më 2013:

—  VKM Nr. 562, datë 3.7.2013, për miratimin e Rregullores “Për Kërkesat Minimale të Sigurisë dhe Shëndetit në Përdorimin e Pajisjeve të Punës në Vendin e Punës”.

—  VKM Nr. 563, datë 3.7.2013, për miratimin e Rregullores “Për Kërkesat Minimale të Sigurisë dhe Shëndetit për Përdorimin e Pajisjeve Mbrojtëse Individuale në Vendin e Punës”.

—  VKM Nr. 564, datë 3.7.2013, për miratimin e Rregullores “Për Kërkesat Minimale të Sigurisë dhe Shëndetit në Vendin e Punës”.

Miratuar më 2014:

—  VKM Nr. 520, datë 6.8.2014, për miratimin e Rregullores “Për mbrojtjen e sigurisë dhe shëndetit të punëmarrësve nga risqet e lidhura me kancerogjenët dhe mutagjenët në punë”.

—  VKM Nr. 521, datë 6.8.2014, për miratimin e Rregullores “Për kërkesat minimale të sigurisë dhe shëndetit për punën me pajisje me ekran shfaqës”.

—  VKM Nr. 522, datë 6.8.2014, për miratimin e Rregullores “Për mbrojtjen e sigurisë dhe shëndetit të punëmarrësve nga risqet e lidhura me agjentët kimikë në punë”.

—  VKM Nr. 523, datë 6.8.2014, për miratimin e Rregullores “Për kërkesat minimale të sigurisë dhe shëndetit për mbrojtjen e punëmarrësve lidhur me punën e krahut me ngarkesa” dhe shfuqizimin e paragrafit 15.1 deri 15.10, të Shtojcës V, të VKM Nr. 312, datë 5.5.2010, të “Për miratimin e rregullores për sigurinë në kantier”.

—  VKM Nr. 550, datë 27.8.2014 për miratimin e Rregullores “Për mbrojtjen e sigurisë dhe shëndetit të punëmarrësve nga risqet e lidhura me ekspozimin ndaj agjentëve biologjikë në punë”.

—  VKM Nr. 841, datë 3.12.2014 “Për mbrojtjen e punëmarrësve nga risqet që lidhen me dridhjen mekanike në vendin e punës”.

—  VKM Nr. 842, datë 3.12.2014 “Për mbrojtjen e punëmarrësve nga risqet që lidhen me zhurmën në vendin e punës”.

—  VKM Nr. 844, datë 3.12.2014 “Për mbrojtjen e punëmarrësve nga risqet që lidhen me rrezatimin jojonizues në vendin e punës”.

—  VKM Nr. 843, datë 3.12.2014 “Për mbrojtjen e punëmarrësve nga risqet që lidhen me rrezatimin optik në vendin e punës”.

Gjatë vitit 2015 janë miratuar këto VKM:

—  VKM Nr. 632, datë 15.7.2015 Për disa Ndryshime dhe Shtesa në Vendimin nr. 108, datë 9.2.2011, të Këshillit të Ministrave, “Për aftësitë që duhet të plotësojnë punëmarrësit, personat dhe shërbimet e specializuara, që merren me çështjet e sigurisë dhe të shëndetit në punë”. VKM Nr.632 date 15.07.2015 

—  VKM  Nr. 384, datë 6.5.2015 Për Miratimin e Rregullores “Për kërkesat minimale për sigurinë dhe shëndetin në punë të punëmarrësve në risk nga atmosferat shpërthyese”.

—  VKM  Nr. 634, datë 15.7.2015 Për Miratimin e Rregullores “Për prezantimin e masave për sigurinë dhe shëndetin në punë të grave shtatzëna dhe nënave të reja”.

—  VKM  Nr.709, datë 26.8.2015  Për Miratimin e Rregullores “Për kërkesat minimale të sigurisë dhe të shëndetit në punë në bordin e mjeteve lundruese të peshkimit”.

—  VKM Nr. 594, datë 01.07.2015 “Për Miratimin e listës së sëmundjeve profesionale”. Vendim_i_KM_594_01.07.2015

VKM Nr. 969, datë 2.12.2015 Për Miratimin e Rregullores “Për kërkesat minimale për mbrojtjen e sigurisë e të shëndetit të punëmarrësve në industritë minerare nxjerrëse, sipërfaqësore dhe nëntokësore”.

Gjatë vitit 2016 është miratuar:

  • VKM Nr. 639 datë 07.09.2016 “Për rregullat, procedurat dhe llojet e testeve ekzaminuese mjekësore, që do të kryhen në varësi të punës që kryejnë punëmarrësit, si dhe mënyrën e funksionimit të shërbimit mjekësor në punë”. Vendim i KM_639_07.09.2016

Mjeku i ndërmarrjes ka këto detyra:

  • Këshillon   punëdhënësin   për   problemet   e   mbrojtjes   në   punë,   për   shmangien   e aksidenteve dhe të sëmundjeve profesionale, si dhe për të gjitha çështjet e mbrojtjes së shëndetit dhe sigurisë në punë;
  • vlerëson   çështje   të   fiziologjisë   së   punës,   të   problemeve   higjienike   e   sanitare, veçanërisht të ritmit e të kohës së punës, të organizimit të vendit të punës, të zhvillimit dhe të mjediseve të punës;
  • rekomandon çështje të ndryshimit të vendeve të punës për riintegrimin e të gjymtuarve,në  procesin  e  punës  dhe  të  të  sëmurëve  me  sëmundje  profesionale,  si  dhe  studion  shkaqet  e aksidenteve  në  punë  e  të  sëmundjeve  profesionale,  duke  i  propozuar  punëmarrësit  masat  për shmangien e tyre;
  • kontrollon pranimin  në  punë  të  punëmarrësve, në përputhje  me  raportin mjekësor të lëshuar  nga  komisioni  medikoligjor,  në  bazë  të  aftësive  shëndetësore  për  procesin  konkret  të punës, si dhe organizon ekzaminimin periodik, shëndetësor, për të gjithë punonjësit, një herë në 6 muaj;
  • ndjek,  në  mënyrë  të  vazhdueshme,  të  sëmurët  kronikë,  bën  konsulta  me  mjekët  e familjes dhe specialistët, si dhe ndërhyn te punëdhënësi, që, në rast nevoje, të bëjë ndërrimin e vendit të punës;
  • plotëson  regjistrin  e  paaftësisë  së  përkohshme  në  punë,  të  aksidentit  në  punë  dhe sëmundjeve profesionale, si dhe, në bashkëpunim me punëdhënësin, denoncon pranë Inspektoratit të Punës rastet e aksidenteve dhe të sëmundjeve profesionale.”.
Vendime te Keshillit te  Ministrave lidhur me mjekun e  ndermarrjes, semundjet profesionale dhe aksidentet ne pune:

VKM Nr. 788, datë 14.12.2001 “PËR PËRCAKTIMIN E AKSIDENTIT NË PUNË OSE PËR SHKAK TË PUNËS”

VKM  Nr.396, datë 28.6.2007 “PËR PËRCAKTIMIN E SËMUNDJEVE PROFESIONALE”

VKM  Nr.100, datë 3.2.2008 “PËR PËRCAKTIMIN E SUBSTANCAVE TË RREZIKSHME”

(SHFUQIZUAR) VKM Nr.742, datë 6.11.2003 “PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.692, DATË 13.12.2001 TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE “PËR MASAT E VEÇANTA TË SIGURIMIT DHE TË MBROJTJES SË SHËNDETIT NË PUNË”  (SHFUQIZUAR)

(SHFUQIZUAR) Udhëzimit Nr. 2 datë 25.06.2004 i dale ne zbatim te tij dhe VKM 396, datë 28.6.2007 “PËR PËRCAKTIMIN E SËMUNDJEVE PROFESIONALE” (SHFUQIZUAR)


Untitled Document