Java Europiane e Sigurise dhe Shendetit ne Pune, Drejtori i Inspektoriatit te Punes, Dritan Ylli vizite ne nje ndermarrrje te perpunimit te drurit, per kushtet e punes. Kryeinspektori punes merr pjese edhe ne mbledhjen e Keshillit te Sigurise dhe Shendetit te ndermarrjes

Dritan Ylli: Funksionimi i mire dhe real i ketyre keshillave, ku vleresohet dhe vendoset te merren ato masa teknike per permiresimin e kushteve te punes, me qellim parandalimin e aksidenteve dhe te semundjeve profesionale do te jete nje prioritet i Inpektoriatit te Punes ne bashkepunim me perfaqesuesit e ndermarjeve dhe me perfaqesuesit e punonjesve

—–

Drejtori i Pergjithshem i Inspektoriatit Shteteror te Punes, Zoti Dritan Ylli, vizitoi sot mjediset e punes ne nje prej ndermarrjeve me te njohura ne vend per perpunimin e drurit, ku dhe mori pjese ne mbledhjen e Keshillit te Sigurise dhe Shendetit ne pune qe funksionon rregullisht prane kesaj ndermarrjeje. Ashtu sic e permban edhe Ligji i sigurise dhe shendetit ne pune, ne perberje te Keshillit merrnin pjese perfaqesues te punedhenesit, pra te administatorit te ndermarjes dhe nje perfaqesi e punonjesve. Perfaqesuesit e punonjesve ishin zgjedhur me vote te fshehte nga te gjithe punonjesit e ndermarjes dhe nuk ishin emeruar nga administratori i ndermarjes per te mos pasur konflikt interesi. Ky keshill qe mblidhej disa here ne vit analizonte dhe vleresonte situaten e kushteve te punes, nese kishte ndonje risk per jeten dhe shendetin e punonjesve ne raport me mjedisin e punes dhe me makinerit dhe teknologjine perpunuese. Drejtori i inspektoriatit te punes, u shpreh mjaft i kenaqur per funksionimin real te Keshillit te Sigurise dhe Shendetit ne kete ndermarje. Ai tha se, duke qene se jemi edhe ne Javen Europiane te shendetit dhe sigurise ne pune, ne po synojme te promovojme sa me shume ngritjen e ketyre keshillave, te cilat jane forume ku komunikohet hapur ne mes te punedhenesve dhe punonjesve.

Funksionimi i mire dhe real i ketyre keshillave, ku vleresohet dhe vendoset te merren ato masa teknike per permiresimin e kushteve te punes, me qellim parandalimin e aksidenteve dhe te semundjeve profesionale do te jete nje prioritet i Inpektoriatit te Punes ne bashkepunim me perfaqesuesit e ndermarjeve dhe me perfaqesuesit e punonjesve per te rritur kulturen e parandalimit te rriskut.

Aktualisht ne kemi te ngritura Keshillat e Sigurise dhe Shendetit ne 335 ndermarrje,  nje dyfishim ne krahasim me periudhat e meparshme.