Inspektoriati Shtetëror i Punës takim me përfaqësues të biznesit në qarkun e Lezhës, me qëllim këshillimin dhe sensibilizimin për masat mbrojtëse që duhen marrë për sigurinë në vendet e punës  

 Kreu i Inspektoriatit të Punës, Dritan Ylli: Do shtojmë inspektimet në sektorin e turizmit dhe të peshkimit, me nisjen e sezonit turistik, me qëllim respektimin e kontratës së punës në mes të punëdhënësve dhe punëmarrësve

(Në takim ekspozohen manekinë të veshur me ato masa mbrojtëse individuale, që duhet të kenë të veshur punonjësit, që të jenë të mbrojtur dhe të sigurtë në vendet e tyre të punës)

-__________________________-

Drejtori i Përgjithshëm i Inspektoriatit Shtetëror të Punës, z.Dritan Ylli, i shoqëruar dhe nga drejtues të tjerë të Inspektoriatit, zhvilluan një takim me përfaqësuesit kryesorë të sipërmarrjes private në qarkun e Lezhës. Ky takim, ku merrnin pjesë rreth 50 punëdhënës ndër me të mëdhenjtë të këtij qarku, u zhvillua ne formen e nje bashkëbisedimi, ku theksi kryesor u vendos ne qëllimin e perbashket, berjen e vendeve te punes me te sigurta dhe te shëndetshme, sikurse edhe luften kunder informalitetit dhe punësimit ilegal. Ne kete takim, ishin ekspozuar edhe manekine te veshur me ato masa mbrojtëse individuale, qe duhet te kene te veshur punonjësit, qe te jene te mbrojtur dhe te sigurte ne vendet e tyre te punes, vecanerisht ne sektorin e ndertimit apo te materialeve te ndertimit, sikurse dhe ne sektorin e minierave.

Ne fjalen e hapjes se këtij takimi, Drejtori i Inspektoratit te Punes se Lezhes, z.Valentin Gjeta evidentoi rezultatet e arritura deri tani, duke u ndalur kryesisht ne vendosjen e nje klime te re bashkëpunimi me perfaqesuesit e biznesit, sikurse dhe ne zbulueshmerine e punes ilegale dhe përpjekjet e bera ne drejtim te rritjes se standarteve te kushteve te punes.   

Nderkaq, duke falënderuar Drejtorin e Inspektoratit te Lezhes, z.Gjeta dhe stafin e këtij inspektorati, Drejtori i Pergjithshem i Inspektoriatit Shteteror te Punes, z.Dritan Ylli theksoi se “keto takime te vijueshme me biznesin na kanë rezultuar shume të vlefshme dhe produktive, pasi kanë bërë të mundur që të krijojmë një perceptim më të qartë për problematikat reale, që hasni ju në përditshmërinë e punës suaj, ashtu dhe për qasjen e inspektorëve të punës në inspektimet që bëjnë në zbatim të ligjit”.

Prandaj, vijoi me tej z.Ylli, ne jemi këtu për t’ju dëgjuar dhe për të diskutuar së bashku me qëllim që të bëjmë të mundur përmirësimin e  procesit të inspektimit, për ta bërë sa më të drejtë dhe transparent.

 Mbrojtja e te drejtave te ligjshme te punonjesve ne vendet e tyre te punës, në funksion edhe të zbatimit të bazës ligjore, rritja e standarteve dhe bërja e vendeve të punës më të mirëqëna për sigurinë dhe shëndetin, kanë qënë dhe vijojnë të jenë shtyllat kryesore të punës së përditshme të Inspektoratit Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore. Duke vijuar me tej , Kreu i inspektoriatit theksoi drejtimet kryesore qe eshte perqendruar puna e institucionit.  

Ne radhe te pare atë të luftës kundër informalitetit duke e konsideruar si problemin më të madh që ka aktualisht ekonomia shqiptare në përgjithësi në të gjithë vendin dhe ku sigurisht Qarku i Lezhës nuk bën përjashtim. Nëse do t’ju referohesha shifrave vetëm gjatë 3-mujorit të parë të këtij viti nga inspektorët e Degës së Lezhës janë konstatuar 54 punëmarrës që punojnë në të zezë, ose 20 % e informalitetit të konstatuar në të gjithë vendin gjatë këtij tremujori, në subjekte të licensuara. Gjithshtu nga kjo degë nga janari e deri tani, janë evidentuar 159 subjekte të palicensuara  me 226 punemarrës ose e thënë ndryshe kontribues të munguar në skemën e sigurimeve shoqerore. Vlen të theksoj se për gjithë vitin 2014, informaliteti i konstatuar nga kjo degë ka rezultuar 0, që tregon edhe një herë seriozitetin e punës sonë në këtë drejtim.

Kreu i Inspektoriatit theksoi si shume te rendesishme, shtimin e inspektimeve ne sektorin e turizmit dhe te peshkimit, tashme qe nis edhe sezoni turistik dhe qarku i Lezhes eshte nder me te rendesishmit ne Shqiperi, qe ka nje aktivitet te shtuar te biznesit, kryesisht ne fushen e sherbimeve dhe turizmit. Keto inspektime do te koordinohen edhe me institucione te tjera shteterore, por do te kene per qellim kryesisht kontrollin, nese do te jete respektuar kontrata e ligjshme ne mes te punedhenesve dhe punemarresve dhe natyrisht zbulueshmeria e punesimit ilegal dhe e subjekteve qe ushtojne aktivitet ne kushte informale.

 Nje tjeter orientim dhe kujdes i shtuar për kushte pune të sigurta dhe vende pune të shëndetshme për punëmarrësit. Në këtë drejtim përvec përzgjedhjes së subjekteve me risk me të lartë për sigurinë dhe shëndetin në punë  për tu inspektuar kemi zhvilluar dhe aktualisht po vazhdon aksioni për të gjithë subjektet ndërtuese dhe prodhuese të materialeve të ndërtimit, i cili synon të krijojë një klimë ndërgjegjësimi për punëdhënësit dhe punëmarrësit për marrjen e masave kolektive të mbrojtjes dhe përdorimit të pajisjeve mbrojtëse individuale.

Sipas statistikave të inspektimeve të kryera në qarkun e Lezhës subjektet e konsoliduara, që ushtrojnë aktivitet kanë numër të konsiderueshëm të punësuarish pranë tyre. Nëse mestarja e të punësuarve për subject në rang vendi rezulton 13.2 punëmarrës/subject në Qarkun Lezhë kjo shifër është 19.8 punëmarrës/subject.

“E kemi thënë në të gjitha takimet dhe do të vazhdojmë ta përsërisim që nuk e kemi sanksionin apo penalitetin, qëllim në vetvete, por në raste kur do të konstatojmë shkelje flagrante të ligjit, problematika të theksuara në lidhje më marrëdhënien e punës, kur cënohet rëndë siguria dhe shëndeti i punëmarrësve, është mëse e qartë që do të zbatojmë ligjin rast pas rasti”, perfundoi fjalen e tij Drejtori i Inspektoriatit Shtetëror të Punës, z.Dritan Ylli.


Per ISHPSHSH

Daniela Hasani

 

0675004444