Inspektoriati Punes zhvillon takim informues dhe keshillues me personat personat pergjegjes te kompanive me te njohura ne Shqiperi per sigurine dhe shendetin ne pune

Ne takim edhe perfaqesues te sindikatave dhe organizatave te punedhenesve

Dritan ylli: Takimi me ju, nje nevoje dhe domosdoshmeri per te komunikuar, pasi jeni njerezit kyc ne nje ndermarrje qe me vendimmarrjen tuaj ndikoni ne permiresimin e kushteve te punes, ne rritjen e sigurise ne vendet e punes

 

Inspektorati Shtetëror i Punës organizoi sot nje takim informues, trajnues dhe sensibilizues në lidhje me rregulloret e reja të dala në zbatim të Ligjit të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë me perfaqesues te kompanive me te njohura ne Shqiperi, qe jane dhe punedhenesit me te medhenj te vendit tone. Ne kete takim ishin thirrur per te marre pjese personat pergjegjes per sigurine te kompanive, si dhe perfaqesues nga organizatat e punedhenesve dhe te punemarresve. Ne fjalen e tij te hapjes se ketij aktiviteti, Drejtori i Pergjithshem i Inspektoriatit te Punes, z.Dritan Ylli u shpreh se “duke pare vlefshmerine e takimit qe u zhvillua vitin e shkuar, si dhe duke ndjere nje nevoje dhe domosdoshmeri me te madhe per te komunikuar me ju, qe jeni njerezit kyc ne nje ndermarrje qe me vendimmarrjen tuaj ndikoni ne permiresimin e kushteve te punes, ne rritjen e sigurise ne vendet e punes, me qellimin krijimin e nje mjedisi te sigurte dhe te shendetshem per koleget tuaj, per punonjesit qe punojne ne tregun e punes ne Shqiperi, i cili eshte dhe qellim i yni i perbashket, menduam te mblidhemi serish per te diskutuar dhe shkembyer mendime dhe ide, per kete qellim sa human dhe fisnik, po aq dhe detyrim ligjor per te gjithe ne”

 

Me poshte fjala e plote e Drejtorit te Pergjithshem, z.Dritan Ylli

 

Te nderuar pjesemarres,

Ky eshte takimi i dyte i zgjeruar qe ne zhvillojme me personat pergjegjes per kushtet e sigurise dhe shendetit ne pune, te kompanive me te njohura qe zhvillojne aktivitetin e tyre ne Shqiperi, qe jane dhe punedhenesit me te medhenj ne vendin tone. Duke pare vlefshmerine e takimit qe u zhvillua vitin e shkuar, si dhe duke ndjere nje nevoje dhe domosdoshmeri me te madhe per te komunikuar me ju, qe jeni njerezit kyc ne nje ndermarrje qe me vendimmarrjen tuaj ndikoni ne permiresimin e kushteve te punes, ne rritjen e sigurise ne vendet e punes, me qellimin krijimin e nje mjedisi te sigurte dhe te shendetshem per koleget tuaj, per punonjesit qe punojne ne tregun e punes ne Shqiperi, i cili eshte dhe qellim i yni i perbashket, menduam te mblidhemi serish per te diskutuar dhe shkembyer mendime dhe ide, per kete qellim sa human dhe fisnik, po aq dhe detyrim ligjor per te gjithe ne. Ju natyrisht takoheni cdo dite me inspektoret tane ne terren, te cilet kane nje udhezim te vecante nga ne, qe te jene bashkepunues, informues dhe keshillues te mire per ju, por kur mblidhemi te gjithe bashke, perfaqesuesit me te spikatur te kompanive ne Shqiperi, ne mund te marrim me shume nga njeri –tjetri, per te synuar gjithnje rritjen e standarteve per vendet e punes dhe punonjesit, ku tashme ne Shqiperi ne kemi mjaft kompani te huaja apo dhe shqiptare, qe jane histori suksesi apo modele te mira ne fushen e sigurise dhe shendetit ne pune.

Te nderuar miq

Rritja e standartave ne vendet e punes dhe krijimi i nje mjedisi te sigurt dhe te shendetshem per punonjesit, është një nga prioritetet e Qeverisë Shqiptare, qe shkon krahas objektivit te saj për rritjen e punësimit, ne nje ekonomi te bazuar tek produktiviteti, duke krijuar gjithnje dhe me teper nje klime te shendetshme dhe te sigurt per te gjithe sipermarrjen private, per te pasur nje konkurence te ndershme ne treg.

Siguria dhe Shëndeti në Punë, kane një ndikim të rëndësishëm social dhe ekonomik për një kompani, per nje vend dhe komunitet. Mbrojtja e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë po behet gjithnje dhe me shume nje kriter i konkurencës dhe besueshmërisë së një kompanie. Por, kjo natyrisht nuk mund te arrihet pa bashkepunimin e partnereve sociale.

Bashkëpunimi me partnerët socialë, domosdoshmëri për krijimin e nje mjedisi te sigurt per punonjesit

Sistemi i inspektimit në punë, do te jete më frytedhenes nëse do te  bashkërendojme punen e inspektorëve të terrenit, me perfaqesuesit e organizatave te punëdhënësve dhe te punëmarrësve. Zhvillimi i një dialogu social real dhe të përgjegjshëm duke ruajtur dhe nje vazhdimesi,do te jete me produktiv në drejtim të kushteve të sigurisë dhe shëndetit në punë. Konsultimi i punëdhënësve me punëmarrësit dhe angazhimi i punëmarrësve në problemet e sigurisë e shëndetit në punë, përmirëson ndjeshëm kushtet e sigurisë e shëndetit në punë. Edhe puna jone, si institucioni shteteror qe ka detyre kryesore te kontrolloje dhe te inspektoje kushtet e punes, behet me efektive nese ky partneritet i rendesishem social do te jete me funksionues.

Tani ne kemi një kuadër ligjor të plotësuar dhe shumë të përparuar në lidhje me sigurinë dhe shëndetin në punë, pothuajse si ne te gjithe vendet e BE. Por, te gjithe se bashku ne duhet te punojme dhe te kontribuojme ne rritjen e standarteve reale te kushteve te punes, qe duhet thene qe ne nje pjese te kompanive, ne sektore te ndryshem te ekonomise dhe industrise jane akoma larg asaj qe permban ligji i sigurise dhe shendetit ne pune dhe rregulloret e reja qe do te implementohen.

Prandaj sfida jonë e perbashket më e madhe, është zbatimi i ligjit dhe rregulloreve të reja të sigurisë dhe shëndetit në punë nëpërmjet kontrollit, konstatimit, këshillimit, njoftimit, formimit, parandalimit dhe natyrisht edhe e sanksionimit, ne rastet e mungeses se bashkepunimit, kur do konstatohet nje risk potencial per jeten dhe shendetin e punonjesve.

Parandalimi i rreziqeve është fitim dhe jo shpenzim. Fitim për biznesin, sepse kontribuon në cilesine, produktivitetin dhe suksesin e kompanisë, fitim për punëmarrësit, sepse kontribuon në shëndetin, mbrojtjen dhe mirëqenien e tyre. Promovimi i kulturës parandaluese, nënkupton parandalimin e humbjeve në drejtim të sigurisë e shëndetit në punë të  punëmarrësve. Të gjithë e dimë se është më vështirë të trajtosh një humbje, se sa  ta parandalosh ate.

Une kam shume kenaqesi te pohoj sot se gjatë vitit 2014 dhe sidomos ne keto muaj te pare te ketij viti, është rritur ndjeshëm ndërgjegjësimi i punëdhënësve në marrjen e masave në drejtim të sigurisë dhe shëndetit në punë. Konkretisht krahasuar me vitin 2013 kemi rritje të numrit të Këshillave të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë, ku për vitin 2013 janë rregjistruar 397 KSSHP, ndërsa për vitin 2014 kemi 521 te tille. Kemi rritje të numrit të subjekteve që mbulohen me shërbim mjekësor, ku për vitin 2013 janë rregjistruar 1108 subjekte me mjek ndërmarrje, ndërsa për vitin 2014 janë rregjistruar 1187 subjekte me mjek ndërmarrje, kjo si pasojë e orientimit të proçesit të inspektimit dhe takimeve sensibilizuese dhe ndërgjegjësuese me biznesin në drejtim të përmirësimit të kushteve të punës, në subjektet që paraqesin risk për sigurinë dhe shëndetin e punëmarrësve.

Gjithashtu kemi një rritje të konsiderueshme të numrit të subjekteve që përdorin paisje mbrojtjëse kolektive dhe individuale, kjo si pasojë e rritjes së numrit të inspektimeve në subjektet që paraqesin rrezikshmëri për sigurinë dhe shëndetin në punë. Me konkretisht për vitin 2013 janë rregjistruar 1194 subjekte që përdorin pajisje mbrojtëse kolektive, ndërsa për vitin 2014 janë rregjistruar 2363 subjekte. Për vitin 2013 janë rregjistruar 2080 subjekte që përdorin pajisjet mbrojtëse individuale, ndërsa për vitin 2014 ky numër shkon në 2344.

Edhe pse shumë gjëra janë bërë tashmë dhe shumë përmirësime janë arritur në fushën e SSHP,  si p.sh. forcimi i inspektimit të punës, zhvillimi i fushatave për rritjen e ndërgjegjësimit mbi SSHP, ende mbetet shumë punë për tu bërë në përqasjen e rregulloreve të reja për krijimin e vendeve të punës sa më të sigurta e të shëndetshme për punëmarrësit.

Do të jetë e patolerueshme nga ana jonë në ato raste kur ligji nuk do të zbatohet me përpikmëri, kur punëtorët e ndërtimit që punojnë në lartësi të mos jenë të pajisur me pajisjet mbrojtëse individuale siç janë rripat e sigurimit, kaskat mbrojtëse, veshjet e punës etj. Jo vetem në ndërtim, por në të gjitha aktivitet dhe industritë që operojnë në Shqipëri, qofshin këto vendase apo të huaja do kërkohet me rigorozitet zbatimi i ligjit.

Vlen për tu theksuar se në këto rregullore, të cilat janë nën proçes legjislativ, përcaktojnë specifikisht kërkesat Minimale të Sigurisë dhe Shëndetit të punëmarrësve në industrinë nxjerrëse minerare përmes shpimit”, si dhe kërkesat Minimale të Sigurisë dhe Shëndetit të punëmarrësve në industritë nxjerrëse minerare në sipërfaqe dhe nën tokë”,

Duke pasur parasysh që industritë minerare nxjerrëse sipërfaqësore dhe nëntokësore, si dhe nëpërmjet shpimit, përbëjnë një fushë të veprimtarisë që ka gjasa të ekspozojë punëmarrësit ndaj niveleve me të larta të riskut, këto rregullore përcaktojnë masa specifike për këto  industri të ndërthurura me masat e përgjithshme në lidhje me sigurinë dhe shëndetin në punë, si psh. mbrojtja nga zjarri, shpërthimet dhe atmosferat që rrezikojnë shëndetin, perparesite e largimit dhe shpëtimit, sistemet e komunikimit, paralajmërimit dhe alarmit, mbikqyrja shëndetësore, informimi, konsultimi dhe pjesëmarrja e punonjësve. Gjithashtu janë përcaktuar masat e veçanta që duhet të merren në drejtim të sigurisë dhe shëndetit në punë në situata normale dhe kritike.

Edhe pse Inspektorati i Punës nuk kontrollon punën në galeri, pasi institucioni përgjegjës për këtë është RISHM-i, nuk e përjashtojmë veten në përgjegjësinë që kemi për këto industri në drejtim të marrëdhënieve të punës, përdorimin e paisjeve mbrojtëse individuale dhe kolektive, në zbatimin e rregulloreve dhe VKM-ve për këtë lloj aktiviteti me qëllim mbrojtjen e punëmarrësve, por kjo sigurisht do të arrihet duke bashkëpunuar ngushtë me RISHM-in.

Gjithashtu në rregulloret e reja do të përcaktohet koha e punës së mjekut,(do të jetë part-time ose me kohë të plotë), dhe sa mjekë duhet të ketë një subjekt, kjo në varësi të numrit të punëmarrësve. Do te percaktohen qarte rregullat, procedurat dhe llojet e testeve ekzaminuese mjekësore, që do të kryhen në varësi të punës që kryejnë punëmarrësit dhe llojet e analizave që duhet të kryejnë punëmarrësit në varësi të profilit të punës dhe shkallës së ekspozimit ndaj faktorëve specifikë të riskut në punë dhe të mjedisit të punës.

Vlen për tu theksuar dhe rregullorja “Për mbrojtjen e të miturve në punë”, ku qëllimi i kësaj rregulloreje është të përcaktojë parimet dhe kërkesat e hollësishme për mbrojtjen e sigurisë dhe shëndetit te të rinjve nën moshën 18 vjeç, kundër shfrytëzimit ekonomik dhe çdo pune që ka gjasa të dëmtojnë sigurinë e shëndetin e tyre, apo zhvillimin e tyre fizik, mendor, moral apo social, ose të rrezikojë arsimimin apo pjesëmarrjen e fëmijëve në aktivitete kulturore. Kjo rregullore përkufizon  se kush do të quhet i mitur, fëmijë dhe adoleshent, sipas grup-moshave, duke përcaktuar qartë kohën e punës, punën e natës, periudhat e pushimit dhe të çlodhjes, punët e ndaluara për ta, mënyrën e kontrollit mjekësor etj.

Të gjitha rregulloret e dala në zbatim të ligjit “Për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë” do t’i gjeni në website-in www.inspektoriatipunes.gov.al.

Pra siç e theksuam tashme kemi një kuadër ligjor të mireplotësuar në drejtim të sigurisë dhe shëndetit në punë, dhe ne nuk na mbetet gjë tjetër vetëm të punojmë me seriozitet maksimal për zbatimin e tyre. Por, kjo do të arrihet shumë më mirë nëpërmjet bashkëpunimit të institucioneve analoge që operojnë në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë si dhe të organizatave të punëdhënësve dhe punëmarrësve me Inspektoratin e Punës me qëllimin e përbashkët mbrojtjen e asetit më të çmuar që është jeta e njeriut.

 

Zëdhënësja e Inspektoriatit të Punës, Daniela Hasani